Mbremja e se shtunes ne Big Brother

Mbremja e se shtunes ne Big Brother

Kandidimet dhe surprizë për banorët

Për banorët ka ardhur momenti për të bërë nominimet e javës. Ata shkojnë në dhomën e rrëfimit dhe japin dy emra dhe dy arsye se përse i zgjedhin këta banorë. Nga nominimet e tyre, në kandidim për këtë javë shkojnë Rezarta, Olta, Domenika dhe Jetmiri. Arbana ua komunikon këtë edhe banorëve. Ajo fton Adën që të shkojë në dhomën e rrëfimit e të marrë një kuti në të cilën ndodhen disa fletëpalosje kua banorët do të shënojnë një dëshirë që ata kanë si dhe emrin e njërit banor për të cilin do donin që të kishin realizimin e dëshirës. Banorët shkruajnë të kënaqur dëshirat e tyre duke e patur pak të vështirë se cfarë të zgjedhin. Arbana u komunikon banorëve se për ta ka një surprizë. Ata shohin një klip në të cilin shfaqet një pistë patinazhi dhe një cift patinatorësh dike patinuar. Kjo përbën provën javore për javën tjetër ku banorëve do t’u jepet mundësia që të dalin për pak kohë nga shtëpia e cifti i instruktorëve do t’u mësojë patinazhin artistik

Bledi vjen në studion e BB

Bledi pritet me duartrokitje në studion e Big Brother. ai duket i qetë, por shprehet se u mërzit që do qëndrojë larg Oltës. Arbana e pyet se cilat arsye mendon ai se e kanë cuar drejt këtij eleminimi. Bledi shprehet se ka qënë i drejtpërdrejt me banorët e tjerë, ka folur me ta, por ndoshta ka folur dhe më shumë sec duhej. Ai mendon se një faktor që mund të ketë ndikuar në eleminimin e tij ka qënë mbështetja për Klodin dhe homoseksualitetin e tij. Ai mendon se njerëzit nuk e kuptojnë këtë zgjedhje dhe mbështetja që ai apo disa banorë i bëjnë atij, ndikon edhe tek opinionet e publikut që nuk e pranojnë këtë zgjedhje për ta. Një arsye tjetër që mendon Bledi është edhe se dy konkurentët e tjerë ishin banorë të vjetër dhe njiheshin më mirë nga publiku. Ai thotë se ishte një eksperiencë e bukur që donte ta provonte. Ariani, opinionisti shprehet se Bledi është një djalë që me sjelljen e tij fine, ka qënë i afruar dhe i pëlqyer si nga banorët ashtu dhe nga publiku, por që më pas ka krijuar një distancë të madhe. Ai i thotë se Bledi kryesisht qëndronte me Oltën, duke u distancuar me të tjerët, por Bledi mendon se ka ndenjur edhe me banorë të tjerë ku përmend Edin, Domenikën e Adën por edhe Oltën. Në lidhje me Valonin, Ariani i thotë se për hatër të moshës që ka, atij i takonte që t’i fliste e të gjente një gjuhë të përbashkët me të, pikërisht edhe pasi Valoni kërkoi të falur, por Bledi justifikohet se me Valonin nuk kishte më atë marrëdhënie që kishte në fillim dhe se ai nuk ishte ai tip që njohu në fillim. Bledi shikon edhe klipin me momentet më të bukura dhe komentet që banorët kanë bërë për të.

Një zgjedhje e vështirë për Valonin

Në ambjentet jashtë shtëpisë ndodhet një person: Visari, vëllai i Valonit i cili ka ardhur me makinën e tij. Arbana tregon se ajo makinë, pas një basti ndërmjet dy vëllezërve, tashmë është e fituar prej Valonit pasi ai arriti që të hynte në shtëpinë e BB. Ajo tregon se Valoni do vendoset përballë një zgjedhjeje të vështirë: të marrë makinën e të vëllait e të dalë nga BB apo të qëndrojë duke humbur mundësinë për ta patur atë. Arbana fton Valonin që të shohë në monitor dhe ai kënaqet kur sheh vëllain e vet. Ai ua prezanton banorëve të tjerë. Arbana i thotë për provën që duhet të kalojë dhe zgjedhjen që duhet të bëjë. Valoni mendohet gjatë dhë shprehet se më mirë zgjedh të qëndrojë, pasi ajo është vec një send të cilin mund ta ketë më vonë, ndërsa kjo eksperiencë nuk i përsëritet më e ndoshta edhe fiton. Arbana i tregon se kjo ishte vec një shaka dhe i thotë Valonit të shkojë në zonën e tunelit e ta takojë vëllain. Valoni vrapon dhe shumë i lumtur e puth dhe e përqafon atë plot mall.

Enxhi në studio e BB

Enxhi vjen në studio dhe pritet me një duartrokitje të fortë nga publiku. Ajo duket shumë e kënaqur dhe e lumtur dhe shprehet se ndjesia që përjetoi në shtëpinë e BB ishte e mrekullueshme. Enxhi uron që ta ketë realizuar misionin e saj dhe Arbana e aprovon këtë gjë. Enxhi tregon se qëndrimi në shtëpi ka qënë pak i lodhshëm për të sidomos të ishte provokatore dhe aktore në cdo situatë. Arbana e pyet për raportin me Jetmirin dhe ajo thotë se ai ka qënë një banor i vecantë për të pasi ai më të është treguar i sinqertë dhe i vjen keq që ajo ka luajtur me të, por shton se nuk ndjen asgjë tjetër përvec ndjenjës së miqësisë që uron ta vazhdojë edhe jashtë. Enxhi tregon se edhe ajo ka patur momentet e sinqeritetit me banorët e jo në cdo kohë ka qënë aktore me ta. Ajo tregon se ka patur momente të vështira por që i ka kaluar duke treguar forcën e karakterit të saj. Arbana e pyet se cili cift mund të shkojë më gjatë në lidhjen e tyre dhe Enxhi mendohet dhe shprehet se ndoshta Miri dhe Rezi mund të shkojnë më gjatë se të tjerët.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek