Lëvizja Qytetare ZGJOHU! dënon ashpër sulmin barbar të huliganëve maqedonas të ashtuquajtur "Komiti" kundër fëmijëve të pafajshëm shqiptarë që ndodhi ditën e shtunë në sheshin e Shkupit pas ndeshjes futbollistike Rabotniçki - Vardar dhe kërkon që shkaktarët të përballen me ligjin ditë më parë.
Lëvizja ZGJOHU! përkujton autoritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme që ky grup i huliganëve është po i njejti grup që dhunoi banorët e pafajshëm të Nerezit në shtator të vitit të kaluar duke cenuar jetën dhe pronën e tyre si dhe janë po të njejtët huliganë që u amnestuan nga autoritetet për terorin e paparë ndaj qytetarëve të pafajshëm. Ministria e Punëve të Brendshme në vend që t'i arrestojë menjëherë, luante futboll dhe shoqëroheshte me këta huliganë të egër të ikur nga kafazët e kopshtit zoologjik.
Asnjë rrahje, asnjë enciklopedi, asnjë imponim, asnjë manipulim që ka për qëllim shpërnguljen e shqiptarëve nga Kumanova dhe Shkupi si dhe asnjë proekt tjetër nuk do të arrijë t'i zhduk shqiptarët nga trojet e tyre shekullore, andaj ZGJOHU! porosit proektuesit e këtyre provokimeve që të heqin dorë nga qëllimet e tyre djallëzore që mëtojnë t'i realizojnë me metoda shtazarake!
Lëvizja ZGJOHU! apelon deri te autoritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Prokurorit Publik që urgjentisht të ndërmarrin masa kundër huliganëve që terorizojnë qytetarët e pafajshëm dhe haptazi shfaqin urrejtje ndëretnike duke nxitur mosdurim midis komuniteteve. Sulmuesit që në mënyrë të turpshme cenuan jetën e një 11 vjeçari duhet që urgjentisht të marrin dënimin e merituar.
Komitët vazhdojnë të sillen ashtu siç janë sjellur të parët e tyre kur kanë ardhur në këto troje gjatë shekullit të VII, me barbarizma, duke shkatëruar çdo gjë para vetës.
| Tiranë | 6 | °C | |
| Prishtinë | -2 | °C | |
| Ulqin | 0 | °C | |
| Shkup | -2 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.16 | 141.97 |
| USD | 103.15 | 107.55 |
| GPB | 162.82 | 169.77 |
| CHF | 112.55 | 117.35 |