Kryeministri
Berisha, duke cilësuar këtë festë, si një ditë jo vetëm të mësuesve,
por të të gjithë shoqërisë shqiptare, i garantoi mësuesit se procesi i
ndërmarrë katër vite më parë, për një arsim modern në Shqipëri, për një
arsim i cili të përmbushë të gjitha detyrimet e formimit demokratik të
edukimit të nxënësve, nuk do të ketë të ndalur, gjithnjë duke pasur në
epiqendër figurën e arsimtarit
Kryeministri
Berisha me rastin e festës së 7 Marsit, priti sot në një ceremoni
festive, një grup arsimtarësh. Përfaqësues nga të gjitha rrethet e
Shqipërisë, arsimtarët e pranishëm në takim, e falënderuan
Kryeministrin Berisha për këtë ceremoni të organizuar në nder të tyre,
si dhe për të gjitha përpjekjet e qeverisë, në kuadër të mbështetjes së
arsimit dhe të mësuesve. Duke shkëmbyer urimet të përzemërta gjatë
këtij takimi, mësuesit i shprehën mirënjohje të thellë Kryeministrit
Berisha edhe për hapat e bëra në konsolidimin e figurës së mësuesit
gjatë këtyre viteve, por dhe për vizion e qeverisë, i cili me reformat
e ndërmarra, i ka dhënë një hov të rëndësishëm sistemit arsimor në
Shqipëri.
Kryeministri Berisha, duke
cilësuar këtë festë, si një ditë jo vetëm të mësuesve, por të të gjithë
shoqërisë shqiptare, i garantoi mësuesit se procesi i ndërmarrë katër
vite më parë, për një arsim modern në Shqipëri, për një arsim i cili të
përmbushë të gjitha detyrimet e formimit demokratik të edukimit të
nxënësve, nuk do të ketë të ndalur, gjithnjë duke pasur në epiqendër
figurën e arsimtarit.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryeministri Berisha u shpreh
Gjëja e parë, që këtë ditë të shkon ndër mend, është mirënjohja më e thellë, ndaj atyre që në vitet e para të jetës dhe në vazhdim të mësuan, të edukuan, të dhanë mundësi që të ndërtosh jetën, veprimtarinë, në mënyrën që ti ke ëndërruar dhe ke dashur. Ndaj edhe mirënjohja ime e parë shkon të mësuesit e mi, që nga klasa e parë, gjer në vitin e fundit në fakultet.
Por sot një dëshirë e veçantë e imja është që t’i shtrëngoj dorën, të përshëndes, çdo mësues dhe mësuese të këtij vendi, nxënëset dhe nxënësit që ju mësoni; t’ju përshëndes ju, përfaqësues të tyre këtu në këtë sallë, t’ju uroj gëzuar këtë festë, këtë ditë, që është një ditë e shënuar, jo vetëm për arsimin, por për mbarë shoqërinë shqiptare. Gjithashtu dua t’ju falënderoj, se me përkushtimin tuaj, me angazhim tuaj, ju ia keni dalë që sistemin arsimor ta spostoni nëpërmjet reformave në një nivel të ri. Sikundër dua t’ju garantoje se për qeverinë time arsimi ka qenë dhe do të mbetet, përparësia më madhore. Në rast se ka një fushë, në të cilën unë kam porositur dhe porosis në mënyrë të vazhdueshme ministrinë, që ne duhet të adaptojmë treguesit e vendeve më të zhvilluara dhe vendet më të zhvilluara janë vendet anëtare të OECD-së, kjo është arsimi. Dhe dua t’ju garantoj se procesi i ndërmarrë katër vite më parë, për një arsim modern në Shqipëri, për një arsim i cili të përmbushë të gjitha detyrimet e formimit demokratik, të edukimit të nxënësve, lartësimit të dijeve të tyre, nuk do të ketë të ndalur.
Në këtë proces, njëlloj si në fillim edhe sot, ne në epiqendër do të mbajmë arsimtarin. Ne në ndryshim e vazhdueshëm të arsimit në Shqipëri, të edukimit në tërësi, ne do të mbajmë arsimtarin, formimin e tij, trajtimin e tij, trajnimi, e tij, kushtet e tij, sepse arsimtari është me një mision shumë të rëndësishëm, me një mision delikat dhe shoqëria duhet ta ndihmojë atë, në interesin e saj, më të mirë, për ta përmbushur së më me dinjitet dhe sa më mirë. Nëpërmjet arsimimit dhe arsimit dhe ndryshimit të tij, ne jemi të bindur se kjo është rruga më e shpejtë, më e sigurtë, për t’u ndarë nga prapambetja shekullore që ne kemi trashëguar. Ajo është një fakt dhe realitetet duhet t’i shohim drejt në sy, jo për t’i injoruar por për t’i ndryshuar me shpejtësi.
Kështu që, këtë ditë edhe një herë e shfrytëzoj të zotohem, se qeveria do të bëjë çdo gjë që ju misionarët e dijes, të mund ta zhvilloni me përgjegjësinë më të madhe, këtë garë, garën e dijes, garën promotor të vërtetë të zhvillimit të një shoqërie, të një kombi, të një vendi. Ndaj dhe ju uroj ju gëzuar këtë ditë, uroj të gjithë mësueset dhe mësuesit e Shqipërisë, nxënëset dhe nxënësit e tyre, prindërit e tyre, gëzuar Ditën e Mësuesit, ditën e të gjithë shoqërisë shqiptare.
| Tiranë | 7 | °C | |
| Prishtinë | -7 | °C | |
| Ulqin | -2 | °C | |
| Shkup | -7 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.20 | 142.03 |
| USD | 102.75 | 107.15 |
| GPB | 162.09 | 169.03 |
| CHF | 112.60 | 117.42 |