Universiteti Planetar i Tiranës zhvillon konferencën shkencore: "Sfidat e përgatitjes së mësuesve në shekullin 21"

Universiteti Planetar i Tiranës zhvillon konferencën shkencore:

Me rastin e 7 Marsit,festës së mësuesit në ambjentet e Universitetit Planetar të Tiranës u zhvillua konferenca shkencore me temë: "Sfidat e përgatitjes së mësuesve në shekullin 21". E konceptuar jo vetëm si nje konferencë rutinore, por edhe si festë, evenimenti shërbeu edhe si një takim brezash për mësues e profesor nga shkolla të Tiranës, por edhe të rretheve të tjera të vendit.

 

Ne fjalën e hapjes rektori dhe themeluesi i Universitetit Planetar të Tiranës,Profesor Doktor Luan Memushi, uroi të pranishmit për festën duke e quajtur atë festë të gjithë shqiptarëve.

 

Referatet dhe kumtesat në vazhdim të aktivitetit theksuan nevojën për një rivlersim të figurës dhe rolit të mësuesit në përgatitjen e brezave. Meqënëse Universiteti Planetar ka si drejtim kryesor diplomimin në degët e mësuesisë përvoja e sjellë nga referuesit ishte mjaftë  konkrete.

 

Konferencën e përshëndeti edhe zv. Ministrja e Arsimit dhe Shkences zonja Nora Malaj e cila pasi uroi mësuesit për festë, vuri theksin në punën shumë të mirë që po bëhet edhe nga arsimi i lartë jopublik për përgatitjen e brezave të mësuesve. Një vizitë në ambjetet dhe laboratorët e ketij universiteti ngjalli  kujtime tek Profesorët për punën pasionante që ata vetë kanë bërë.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek