Në Kili ka filluar zia kombëtare 3 ditore për qindra njerëz të vrarë nga tërmeti shkatërrimtar i së shtunës së kaluar.
Flamujt janë ulur sot në gjysëm shtize në shenjë nderimi për qytetarët që humbën jetën kur tërmeti prej 8.8 ballë dhe cunami që pasoi goditën vendin e Amerikës Jugore.
Zyrtarët ende përballen me vështirësi për të përcaktuar numrin e saktë të viktimave. Qeveria kiliane e uli edhe më shumë numrin e të vrarëve nga tërmeti, nga më shumë se 800 që ishte fillimisht në 452. Autoritetet thonë se do të shtojnë numrin e viktimave vetëm pasi ato të identifikohen.
Tërmeti shkatërroi qindra shtëpi, duke lënë pa strehë gati 2 milion njerëz. Kushtet sanitare përbëjnë një shqetësim në rritje për njerëzit që jetojnë përjashta.
| Tiranë | 7 | °C | |
| Prishtinë | -5 | °C | |
| Ulqin | 4 | °C | |
| Shkup | -5 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.13 | 141.91 |
| USD | 103.60 | 108.00 |
| GPB | 163.95 | 170.91 |
| CHF | 112.92 | 117.71 |