Turqia është goditur në orët e para të mëngjesit të sotëm nga një tërmet 5.9 ballë i shkallës Rihter. Epiqendra ishte në Basijurt në provincën Elazig. Agjensitë e lajmeve bëjnë të ditur se deri tani bëhet fjalë për 40 viktima e disa të plagosur. BBC e çon numrin e të plagosurve në 60. CNN raporton se mes viktimave ka edhe fëmijë. Forca të shumta të ndihmës së shpejtë ndodhen në vendngjarje pasi mendohet se shumë njerëz mund të jenë bllokuar në rrënoja. Ky është tërmeti më i madh që ka goditur Turqinë nga viti 1999. Në atë kohë si pasojë e lëkundjeve 7.4 ballë gjetën vdekjen 18 mijë persona.
| Tiranë | 3 | °C | |
| Prishtinë | -7 | °C | |
| Ulqin | -2 | °C | |
| Shkup | -7 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.20 | 142.03 |
| USD | 102.75 | 107.15 |
| GPB | 162.09 | 169.03 |
| CHF | 112.60 | 117.42 |