Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punėve tė Jashtme, z. Ilir Meta i pėrgjigjet pyetjes sė ATSH rreth pretendimeve pėr trafik organesh nė Shqipėri gjatė periudhės sė luftės nė Kosovė.

Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punėve tė Jashtme, z. Ilir Meta i pėrgjigjet pyetjes sė ATSH rreth pretendimeve pėr trafik organesh nė Shqipėri gjatė periudhės sė luftės nė Kosovė.
Pyetje nga ATSH: Si i përgjigjet Qeveria Shqiptare pretendimeve se në Shqipëri është kryer trafik organesh të qenieve njerëzore në periudhën e luftës në Kosovë?
 
Z. Meta: Përfitoj nga pyetja juaj për të rikujtuar se lidhur me këtë çështje Qeveria e Shqipërisë ka bashkëpunuar ngushtë dhe pa asnjë rezervë me Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë dhe me grupin e posaçëm hetimor që ka vizituar Shqipërinë në vitin 2003,  pikërisht për të hetuar këto pretendime, të cilat rezultuan të pavërteta.
Megjithatë, dëshiroj të ritheksoj gatishmërinë dhe vullnetin e plotë të Qeverisë së Shqipërisë për të bashkëpunuar pa rezerva me institucionet ndërkombëtare të angazhuara në zgjidhjen e kësaj çështje, me Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës dhe Këshillin e Europës, në mënyrë që t’i jepet një përgjigje përfundimtare këtyre pretendimeve, që do të cilësoja si të pamotivuara dhe të pabazuara në prova thelbësore.
Qeveria e Shqipërisë është e hapur dhe e interesuar që ta çojë deri në fund këtë proces, duke mbyllur një herë e mirë kapitullin e pretendimeve se në Shqipëri janë kryer krime të tilla.
 

ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek