Shoqata e Traktatit të Atlantikut i shpreh mirënjohjen Kryeministrit Berisha për mbështetjen për organizimin e Asamblesë se Përgjithshme të saj në Tiranë, në vjeshtë të vitit 2010
Kryeministri Berisha priti sot në një takim Sekretarin e Përgjithshëm të Shoqatës së Traktatit të Atlantikut, zotin Troels Froling. Pasi i uroi mirëseardhjen, Kryeministri Berisha vlerësoi punën dhe kontributin e Shoqatës së Traktatit të Atlantikut (ATA) për informimin e publikut dhe promovimin e vizionit për paqen, sigurinë globale dhe vlerave të lirisë e demokracisë, që mbron Aleanca e Atlantikut të Veriut.
Shoqata e Traktit të Atlantikut të Veriut, është një organizatë ndërkombëtare joqeveritare e themeluar më 18 qershor 1954, për të mbështetur misionin e NATO-s përmes ndërgjegjësimit dhe mbështetjes së opinionit publik ndërkombëtar ndaj vlerave te përbashkëta Euroatlantike që përkrah dhe mbron NATO-ja. Shoqatat e vendeve anëtarë të kësaj organizate ndërkombëtare të Atlantikut kanë në radhët e tyre personalitete të shquar të politikës, jetës akademike, shoqërisë civile dhe të tjerë, të më shumë se 42 vendeve.
Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Traktatit të Atlantikut, zoti Troels Froling, e falënderoi përzemërsisht Kryeministrin Berisha për pritjen e ngrohtë dhe në veçanti i shprehu mirënjohjen Kryeministrit Berisha për mbështetjen që qeveria shqiptare, po i jep organizimit të Asamblesë së Përgjithshme të 56-të të Shoqatës së Traktatit të Atlantikut në Tiranë, në vjeshtë të vitit 2010. Në këtë ngjarje të rëndësishme pritet të marrin pjesë zyrtarë të lartë të NATO-s, personalitete të shquar nga 42 vendet anëtare e partnere të NATO-s që janë anëtarë të Shoqatës së Traktatit të Atlantikut, duke përfshirë edhe personalitete të larta politike të vendeve të rajonit tonë të Ballkanit Perëndimor.
Gjatë këtij takimi, Kryeministri Berisha e falënderoi zotin Troels Froling për mbështetjen që Shoqata e Traktatit të Atlantikut ka dhënë për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.
Nga ana e tij, Sekretari i Përgjithshëm i ATA-s, zoti Troels Froling i transmetoi Kryeministrit Berisha përshëndetjet e përzemërta të Presidentit të Shoqatës së Traktatit të Atlantikut, deputetit gjerman, zotit Karl Lamers.
| Tiranë | 8 | °C | |
| Prishtinë | -1 | °C | |
| Ulqin | 0 | °C | |
| Shkup | -1 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.16 | 141.97 |
| USD | 103.15 | 107.55 |
| GPB | 162.82 | 169.77 |
| CHF | 112.55 | 117.35 |