Sot nė Big Brother..9.3.2010

Sot nė Big Brother..9.3.2010

Domi dhe Olta flasin për Rezin

Domi dhe Olta kanë komentuar mbi debatin e bërë me Rezin. Domi i ka thënë Oltës që ajo është e paparë dhe ka shumë kurajo, madje Rezi i është dukur si nën kthetrat e panterës kur po debatonte me Oltën. Olta i tregon Domit se ajo ia ka thënë të gjitha ç’ka mendonte Rezit, dhe më e rëndësishja, i ka thënë që ajo e ka ulur shumë veten si femër. Domi ka dashur të dijë si ka reaguar Rezi dhe Olta është përgjigjur që është acaruar dhe nuk ka ditur çfarë të thotë. Domi është shprehur që i është dukur shumë i gjatë debati me Rezin dhe Olta i ka treguar që Rezi i ka folur dhe për persona të tjerë, por Olta i ka thënë që nuk i interesojnë të tjerët pasi nuk ka qënë prezent në të gjitha situatat. Më pas Domi thotë që Rezi u tregua e keqe me Adën, pasi ajo nuk e meritonte ashtu. Olta i tregon që Rezi i ka thënë që nuk konsideron asnjërën nga vajzat shoqe, por më pas thoshte që nëse Ada ishte shoqe për të, pse ka reaguar ashtu? Olta shprehet që i është përgjigjur që nëse nuk e ka konsideruar shoqe, nuk ka pse të kërkojë asgjë nga ajo. Olta tregon që i ka thënë Rezit që është aktore, por është shumë e trashë. Më pas Domi i thotë që ajo bëhet shumë keq kur debaton pasi dridhet nga inati, dhe mundohet t’i evitojë. Olta shton që Rezi i ka thënë që ajo nuk përputhet në karakter me të, ndërsa Olta i është përgjigjur që duhet t’a gjejë të keqen tek vetja. Domi thotë që Rezi nuk është në rregull me sjelljet e saj. Më pas është afruar dhe Ada dhe Olta ia ka treguar dhe asaj, debatin që ka zhvilluar me Rezin

Debat Rezi-Olta

Debati për punet e shtëpisë ka vazhduar gjatë ndërmjet banorëve duke i bërë të gjithë protagonistë të ngjarjes. Rezi dhe Ada janë konfrontuar ashpër pasi Rezi i ka thënë Adës që ajo nuk ka kërkuar ndonjëherë që t’i bëjë punët dhe për të. Ada është përgjigjur se ajo bën punë pasi me atë edukatë është rritur që nuk mund të shikojë parregullsi dhe t’a lërë ashtu. Rezi ka thënë që ajo nuk ka pse t’ia tregojë asaj këto por të bëjë çfarë të dojë. Ada është kundërpërgjigjur që nuk po flet fare me të dhe nuk po i drejtohet asaj. Rezi është shprehur që Ada ka gjithë ditën që vetëm flet dhe ndërmjet të tjerava, inatin e ka dhe me Rezartën. Ada ka thënë që deri në momentin që Rezi ka patur nevojë për të, e ka mbajtur afër, ndërsa tani nuk i nevojitet më dhe i kundërvihet. Rezi është shprehur që ajo nuk është si Ada, që fiton në çdo situatë sepse ngre zërin, por Ada i është përgjigjur që është hera e parë që ajo po ngre zërin, dhe Rezarta për të nuk ekziston më por është vetëm një hije. Në këtë moment ka ndërhyrë Oltaa dhe ka pyetur Rezin se kush mendon se po ia jep këtë kënaqësi që të flitet për të, dhe Rezi i është përgjigjur që asaj nuk i intereson aspak kjo, por ajo do të thotë çdo gjë që ndjen për t’a thënë. Rezi shton që ajo ka bërë gjithmonë punë, dhe nuk e di se çfare kanë bërë të tjerët. Ajo shton që Ada e ka urdhëruar një ditë për të rregulluar krevatet, por Olta i thotë që kjo nuk është ndonjë e keqe por rregull që duhet të respektohet nga të gjithë. Olta shton që po habitet nga Rezarta që i hidhka njerëzit poshtë kaq shpejt. Olta dhe Ada i thonë Rezin që ajo ia punoi mbrapa krahëve Adës dhe këtë e dinë të gjithë. Ato i thonë që ajo e ka mashturuar Adën, madje ka ardhur dhe është shtirur duke qarë me to, ndërkohë që ajo ka qënë në dijeni të gjithë situatës. Olta me Rezin e kanë fjalën për lojën që ka bërë Miri me Enxhin, dhe Rezi e ka ditur por ka pranuar të bëhet pjesë e lojës. Rezi shprehet se nëse Olta do të donte të mbrontë atë dhe Mirin mund t’i merrte veç e t’i thoshte çfarë kishte, por duke qënë se e ka bërë të madhe para banorëve të tjerë, tregon se ka dashur të nxjerrë Mirin si maniak. Më pas Rezi i tregon Oltës që ajo dhe Ada nuk janë lidhur si shoqe, por afërsia ka ardhur spontanisht. Ajo shprehet që ia ka treguar Adës që i pëlqente Miri, që para se të lidheshin.

Debat i ashpër për ndarjen e punëve

Klodi ,Olta, Ada dhe Domi ndodhen në kuzhinë dhe po pregatisin drekën. Olta është duke u marrë me larjen dhe pregatitjet e përbërësve të gjellës dhe thotë që po e bën të gjithë sasinë gati. Klodi ndërhyn dhe i thotë që ajo të pregatisë vetëm pjesën e saj pasi pjesën e tij, do t’a bëjë vetë. Olta shpreh habi dhe Klodi thotë që jeta nuk është vetëm lojë dhe po të jetë se do të thonin kështu, do të tregoheshin hipokritë. Ai thotë që jashtë ka punë, lodhje, qeshje, qarje dhe nuk është vetëm argëtim Ata pohojnë njëzëri që duhet t’i bëjnë secili vetë punët e tyre pasi nuk është i detyruar askush tjetër t’i bëjë. Klodi thotë që aty nuk ka asnjë jo të aftë pët të punuar kështuqë të gjithë duhet të bëjnë punë. Ai shton që ka ikur koha e shërbëtorëve dhe Domi thotë që askush nuk ia bën punët dhe kur është jashtë. Ada shprehet që atë dhe të tjerë që punojnë mund t’i bëjnë për budallenj dhe mësohen keq sepse presin që t’i marrin gjërat gati nga ata. Olta thotë duke iu referuar pjesës tjetër të banorëve që kur janë jashtë nuk bëjnë vetëm qef, ndërsa aty vetëm këtë pjesë po tregojnë. Më pas ata mendojnë që të bëjnë dhe ndarjen e larjes së enëve dhe Domi e Olta lajnë gotat vetëm për gjashtë vetë, aq sa janë grupi i tyre. Aty afrohet dhe Erioni dhe ai e dëgjon pjesën e larjes dhe ngrënies secili për vete. Ai i flet Klodit me ton të lartë dhe i thotë që kjo është gjëja më absurde që mund të ndodhë në shtëpi. Klodi i tregon që ata do të gatuajnë vetëm për gjashtë persona dhe Erioni thotë që nëse e bëjnë këtë, ai ka për t’ia derdhur të gjitha pjatat dhe s’ka për t’i lënë të hajnë. Otla shprehet që aty janë të pakët ata që po bëjnë punë dhe Valoni me Rezin e kundërshtojnë. Rezi i thotë Oltës që ajo mund t’i bëjë e vetme të gjitha punët që bëjnë ata të gjithë. Olta kundërpërgjigjet që nuk ka nevojë për fjalë, por për vepra. Domenika shprehet që kjo gjë ka nisur nga një mendim i Hakiut, për të larë secili pjatën e vet pas ngrënies, pasi nuk është e drejtë që një person dhe të gatuajë dhe të lajë pjatat. Klodi akuzon Erionin se ai kishte fshehur mollë në dollapin e tij dhe Erioni tregon se i ka lënë veç që të mos i mbaronin menjëherë.
Më tej Rezi debaton me Domin dhe i thotë që javën e kaluar Domi nuk i ka folur fare ndërsa këtë javë po i buzëqesh, por Rezi shprehet se nuk i nevojitet ky falsitet. Domi përgjigjet se kur qesh e bën me zemër dhe nuk shtiret. Rezi akuzon Domin që ajo ka njëzet ditë që nuk i thotë as mirmëngjes dhe Domi thotë që nuk është fare e vërtetë pasi ajo ua thotë të gjithëve pa përjashtim atë gjë

Urimi për ditëlindje

Ndërkohë që Domi, Ada, Klodi dhe Olta kanë pak kohë që qëndrojnë në kopësht, Ada u thotë atyre se sot ka ditëlindjen mamaja e saj. Miqtë e saj gëzohen dhe e urojnë Adën për mamanë e saj. E para e uron Domi “Gëzuar ditëlindjen mami Adës”- thotë ajo, e më pas a pasojnë dhe të tjerët. Ada shprehet se do të donte të kishte ndonjë shirit ku të shkruante një urim. Klodi i thotë që ata mund t’i këndojnë një këngë dhe të gjithë njëzëri i dedikojnë këngën “shumë urime për ty”. Klodi shton që mamaja e Adës ka bërë një vajzë të mirë dhe të bukur.


top channel
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek