Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor të ditës së sotme miratimin e ndryshimeve në ligjin për Shërbimin Informativ Shtetëror në komisionin e Ligjeve, çka parashikon shkarkimin e kreut aktual, Bahri Shaqiri. Ato paraqesin edhe aludime mbi vënien e tritolit në shtëpinë e një avokati në Shkodër. Ndërkaq, një argument tjetër i të përditshmeve sot është edhe ai i vendimeve të fundit të qeverisë, mes të cilave ai për deklarimin e pasurisë nga të gjithë shqitarët si edhe parashikimin për rritjen e re të pagave dhe pensioneve.
E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Kuvendi shkarkon kryetarin e SHISH”, i cili aludon me shkarkimin e kreut aktual të SHISH, pas miratimit nga Kuvendi të ndryshimeve në ligjin për këtë institucion.
Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Shqiptarët të deklarojnë pasurinë çdo vit”.
Ndërsa çështja e tronditjeve sizmike mbërrin në numrin e sotëm të kësaj gazete përmes artikullit “Tërmete të fuqishme në të gjithë botën, çfarë po na ndodh”.
“Një person i armatosur vjedh kazinonë në “Myslym Shyri” është artikulli tjetër në rubrikën e kronikës.
Gazeta “Panorama” publikon si artikullin e saj kryesor ditën e sotme atë me titullin “Shërbimi sekret/ Mazhoranca rrëzon me ligj kryetarin”, i cili tregon sesi komisioni i Ligjeve me miratimin e ndryshimeve në ligjin e sHISH, i hapi rrugë shkarkimit të Bahri Shaqirit.
Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Tritol shtëpisë së një avokati, tronditet pallati”.
Ndërkaq, lidhur me çështjen e televizioneve në këtë të përditshme do të gjeni intervistën me titull “Kryetarja e KKRT: Si po e luftojmë piraterinë televizive”.
Artikull tjetër i kësaj gazete në kuadrin e problematikës së vizave është edhe ai me titullin “Debat në grupin parlamentar të Partisë Socialiste/ Sot në Kuvend për rezolutën e vizave”.
“Gazeta Shqiptare” ka si titull kryesor të saj “Shërbimi Informativ, Berisha merr kontrollin, ikën kreu”, i cili tregon miratimin e ndryshimeve në ligjin për Shërbimin Informativ Shtetëror në komisionin e Ligjeve, çka parashikon shkarkimin e kreut aktual, Bahri Shaqiri.
“Ligji i ndërtimeve, PD kritikon mazhorancën, Gjana kundër Olldashit” është një artikull tjetër i kësaj të përditshmeje i cili i referohet përplasjeve në komisione.
Ndërsa në një artikull të veçantë në këtë të përditshme do të lexoni atë me titull “Arsimi/ Kuvendi i pas komunizmit, më i kualifikuar se ai i pas 2005-ës”.
Ndërkaq, paraqitet me artikull të veçantë çështja e diplomacisë me titullin “Shkrihen akujt, Meta pas 7 vitesh në Beograd”.
Gazeta “Shqip” hapet me titullin kryesor “Ligji, ndryshon kreu i SHISH-it”, i cili tregon sesi komisioni i Ligjeve me miratimin e ndryshimeve në ligjin e sHISH, i hapi rrugë shkarkimit të Bahri Shaqirit.
Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Katherine Ashton: Tre kushte për Ballkanin”.
Ndërsa çështja e të dënuarve mbërrin në numrin e sotëm të kësaj gazete përmes artikullit “Psikiatria ekzaminon Miskën dhe Karajn”.
“Shqiptarja 114-vjeçe hap telashe në Itali” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.
E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor “Evropa ul pensionet dhe pagat, Berisha i rrit sërish”, i cili flet për deklaratat e fundit të kryeministrit Berisha në mbledhje qeverie, mbi rritjen e afërt të pagave dhe pensioneve.
Artikull tjetër i kësaj gazete në kuadrin e problematikës së vizave është edhe ai me titullin “Rezoluta e PD për vizat, PS rikthehet në parlament”.
Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Dialogu Mesdhetar, ëndrra që po bëhet realitet”, referuar një forumi për Mesdheun, zhvilluar në Barcelonë.
Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Dita e Verës: Të gjitha aktivitetet që do të ndezin Tiranën dhe Elbasanin”.
Gazeta “Korrieri” hapet me titullin “Pagat dhe pensionet, sa do të rriten për qytetin dhe fshatin”, i cili flet për rritjen e afërt të pagave dhe pensioneve.
Një artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titull “Të hapen kutitë, manipulimet e Ruzhdies janë shumë”.
Dhe si në të përditshmet e tjera, edhe këtu gjejmë të pasqyruar çështjen e vendimeve të qeverisë me titullin “Deklarim pasurie, edhe për qytetarët e thjeshtë”.
“Tritol shtëpisë së avokatit, tronditet në gjumë familja” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.
| Tiranë | 2 | °C | |
| Prishtinë | -9 | °C | |
| Ulqin | -1 | °C | |
| Shkup | -9 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 135.90 | 141.67 |
| USD | 103.50 | 107.90 |
| GPB | 163.69 | 170.64 |
| CHF | 112.68 | 117.47 |