Sot nė Big Brother 11/03/2010

Sot nė Big Brother 11/03/2010

Erioni mërzitet me Bertinën

Erioni dhe Bertina dalin jashtë dhe debatojnë me njëri-tjetrin. Erionit i ka ngelur hatri sepse kur banorët e grupit ku bënte pjesë edhe Bertina, u nisën për të shkuar në pistën e patinazhit, teksa dilnin Bertina nuk e kishte takuar Erionin i cili ishte afruar pikërisht për këtë. Ai ia thotë këtë Bertinës, por ajo i thotë se nuk e kishte vënë re një gjë të tillë. Erioni nuk e pranon jystifikimin e saj dhe vazhdon të shpjegohet se ai ka të drejtë të mërzitet për sjelljen e Bertinës, pasi ndjehet i ofenduar nga veprimi i saj. Vajza i thotë se ai mërzitet për gjëra të parëndësishme, por Erioni e kundërshton dhe i thotë se kjo për të ishte shumë e rëndësishme pasi ndoshta ajo mund të ishte lënduar në pistën e patinazhit, ose mund të ndodhte diçka tjetër dhe ata nuk do të takoheshin më nëse njëri do të dilte nga shtëpia. “Pranoje që e ke gabim dhe mos nxirr jystifikime të kota” i thotë Erioni Bertinës. Pas kësaj ajo vë re që Erioni është mërzitur vërtetë dhe i thotë “ok do ta kem parasysh për raste të tjera”, por djali i thotë që nuk do këtë prej saj sepse tashmë nuk ka më rëndësi. “Nuk dua që ta bësh herës tjetër sepse do e bësh ngaqë ta kërkova unë dhe jo sepse e ndjeve” thotë Erioni. Më pas ai i thotë se nuk e di nëse ai është personi më i rëndësishëm për Bertinën brenda shtëpisë së BB sepse sjellja e saj nuk i tregon këtë gjë. Bertina i thotë se njerëzit kanë mënyra të ndryshme për t’i shprehur gjërat. Erioni i thotë se që tani e tutje edhe ai do të thotë se gjërat i bën ashtu siç i ndjen. Ajo i thotë se edhe ai vazhdon të bëjë disa gjëra që asaj nuk i pëlqejnë, por Erioni i kërkon që ajo të mos përdorë raste e tilla sepse po e deformon bisedën. Të dy debatojnë për disa minuta. Më pas vjen Edi dhe debati i tyre përfundon duke i lënë të dy të mërzitur.

Të kënaqur për proven

Pas thashethemeve të ditëlindjes së Kikës në dhomën e gjumit tashmë flitet për provën e Javës. Valoni vjen aty dhe i thotë Oltës se prova e javës do të varej nga ai, Seldi, Rezi dhe Olta. Olta e pyet se nga e dinte ai këtë gjë dhe Valoni i thotë se kështu do të jetë dhe largohet përsëri, por Olta i thotë se kjo nuk është e vërtetë. Kështu ata diskutojnë për grupet ndarëse të provës ku Domenika pyet nëse grupet për provën do të ishin këhtu gjithmonë dhe Olta i përgjigjet se ato janë të caktuara nga “Vëllai i Madh”. Më pas ata diskutojnë se si do të zhvillohët prova të shtunën gjatë spektaklit. Ada thotë se ajo beson se do të vlerësohen për provën e patinazhit gjatë këtyre ditëve të javës. Domenika ndan të njëjtin mendim me Adën dhe thotë se të shtunën prova e javës do të konsistojë në një kërcim. Banorët e BB do të bëjnë balet, me koreografi të cilën nuk e kanë zgjedhur akoma. Ajo pyet Oltën se çfarë kërcimi do të zgjedhin të bëjnë. Më pas ata flasin për patinazhin. Klodi thotë se ai mendonte se do të kishte dashur të qëndronte më tepër. Edhe vajzat dëshironin që të qëndronin më tepër, por shprehen edhe mjaft të kënaqura që kanë arritur të dalin jashtë shtëpisë. Për provën bisedohet edhe në sallon nga grupi tjetër ku Bertina tregon për ushtrimet dhe lëvizjet që u kishin mësuar instruktorët e patinazhit artistik. Ata bëjnë komënte për lëvizjet e tyre dhe flasi për kënaqësinë që kishin fituar nga kjo eksperiencë. Ndër të tjera ta bëjnë edhe thashetheme për grupin tjetër dhe se si ishin aktivizuar ata gjatë proves

Ditëlindja e Kikës shkakton mërzitje

Banoret i bëjnë një surprizë Kikës i cili ka ditëlindjen. Ata shkruajnë një poezi dhe kur ora shkon 00:00 urojnë Kikën për ditëlindjen, duke kënduar “shumë urime për ty...” dhe më pas i këndojnë të gjithë një njëzëri vargjet që kishin shkruar në letër. Gjatë këtyre urimeve Olta, Ada dhe Klodi nuk morën pjesë në surprizën që u bë për Kikën. Kur banorët e uruan Kikën dhe i kënduan këngën e ditëlindjes, Olta dhe Ada ishin në banjë, ndërsa Klodi në dhomën e gjumit dhe nuk patën mundësinë që të bashkoheshin me të tjerët në urimin e Hakiut. Pasi dëgjuan këngën ata shkuan në sallon dhe uruan Kikën pas të tjerëve dhe shkuan përsëri në dhomën e gjumit. Klodi u thotë vajzave të grupit të tij se për të kjo mënyrë festimi ishte mungesë respekti ndaj tyre. Sipas tij banorët e grupit tjetër duhet që t’i përfshinin edhe ata në surprizën që i bën Hakiut. “Ata flasi për ndarje, po ata vetë e bëjnë ndarjen” thotë Klodi dhe Olta mbështet mendimin e tij. Klodi i thotë se edhe Bertina po e ngacmon së tepërmi. Olta pasi e këshillon që të mos i vërë fare rëndësi fjalëve të Bertinës, përforcon mendimet e tij se janë banorët grupit tjetër ata që bënë dhe duan ndarjen në grupe. Të tre të mërzitur nga fakti që ngelën jashtë surprizëz së Kikës, bëjnë thashetheme për pjestarët e grupit tjetër. Ada ndër të tjera thotë se Kika nuk kishte faj pasi atij ia bën surprizë dhe nuk ishte fare në dijeni, por duhet të ishin banorët e grupit tjetër ata që t’i ftonin të merrnin pjesë në organizim. Edhe Olta me Klodin janë të të njëjtit mendim dhe thonë se me këtë sjellje banorët e grupit tjetër kanë bërë diçka shumë të ulët

Plane për nominimet

Grupi i parë që kthehet nga provat, fillojnë të komentojnë se si kaluan. Ata shprehen se u kënaqën dhe se gjatë tre ditëve të ardhshme, do mësojnë cdo gjë e kanë besim se do ta kalojnë provën. Përvec komentimeve mbi përshtypjet për patinazhin, Ada dhe Olta fillojnë të diskutojnë për nominimet. Ada ka përshtypjen se këtë javë ajo do dalë në nominim nga banorët, nga ata të grupit tjetër. Ajo mendon se ata kanë bërë pakt kundër saj. Olta e mbështet dhe thotë se ata janë të bashkuar, ndërsa grupi ku bën pjesë ajo, jo dhe mendon se tani duhet të bashkohen. Ada mendon se Jetmiri u ka thënë banorëve të tjerë që të rrinë me të sepse sipas saj, ai u ka thënë se di si ta luajë këtë lojë. Ada mendon se e ka të sigurt nominimin e kësaj jave dhe Olta thotë se nëse s’del, edhe ajo po ashtu ka për të dalë sërish në nominim. Ato, bashkë me Klodin vazhdojnë të diskutojnë me shenja se si mund të bëhen nominimiet e kësaj jave.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek