Partia Socialiste reagoi sot pas deklaratës së Kryeministrit Sali Berisha, i cili tha se rritja e rrogave dhe pensioneve do të vazhdojë për sa kohë shqiptarët i japin atij votën. Sipas Deputetes Mimi Kodheli, Kryeministri i Ruzhdies me një dorë të jep rritje rroge dhe me të dyja duart ta merr sërish. Për Kodhelin, rritja e pagave dhe pensioneve me 10% është thuajse e pamundur të realizohet.
Ne nuk presim që Sali Berisha tu shpjegojë shqiptarëve se nga do të vinë paratë për këtë rritje rrogash në një kohë që arka e shtetit është bosh dhe situata ekonomike financiare e Shqipërisë të zhytur në borxhe veç sa vjen e po rëndohet.
Ne nuk presim që Sali Berisha t’u tregojë shqiptarëve se edhe kjo rritje rrogash e pensionesh, nëse ajo do të bëhet ndonjëherë, nuk ka për të qenë e mjaftueshme për të mbuluar rritjen e inflacionit dhe rritjen galopante të çmimeve.
Dhe aq më pak presim që Sali Berisha t’u tregojë shqiptarëve se fajin për këtë derexhe ku është katandisur ekonomia e ka pikërisht qeveria e Sali Berishës, paaftësia dhe abuzimet me ekonominë për qëllime elektorale. -tha në konferencë për shtyp Kodheli
| Tiranë | 3 | °C | |
| Prishtinë | -6 | °C | |
| Ulqin | -2 | °C | |
| Shkup | -6 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.20 | 142.03 |
| USD | 102.75 | 107.15 |
| GPB | 162.09 | 169.03 |
| CHF | 112.60 | 117.42 |