Ministri i Drejtësisë Bujar Nishani priti sot në një takim të veçantë Ministrin e Drejtësisë së Republikës së Estonisë, z. Rein Lang me të ciin u diskutuan për forcimin e bashkëpunimit dy palësh në sistemin e drejtësisë por edhe atë ekonomik.
Ministri i Drejtësisë, z. Bujar Nishani i kërkoi ministrit Lang mundësinë e bashkëpuimit dhe asistencës në digitalizmin e pasurive të paluajtshme . “ Digitalizimi i këtij shërbimi dhe i shërbimeve të tjera është shpëtimi i vetëm nga korrupsioni. “– u shpreh ministri Nishani.
Ministri Nishani theksoi në fjalën e tij se dikasteri që drejton e ka shpallur si prioritet dixhitalizimin e shërbimeve publike kryesisht ato për reformën në pronësi regjistrimin e pasurive të paluajtshme.
Pas takimit dy ministrat dhanë një konferecë për shtyp në të cilën ministri i Drejtësisë së Republikës së Estonisë, Rein Lang, deklaroi se “ qeveria e Estonisë mbështet Shqipërinë në procesin për liberalizimin e regjimit të vizave dhe futjen sa më të shpejtë të saj në BE.”
Gjatë fjalës së tij, ministri Lang shprehu vlerësime për arritjet që ka bërë Shqipëria sidomos në sektorin ekonomik dhe atë të legjislacionit për përafrimin e tij me standartet e BE-së. "Vura re se Shqiperia është një nga vendet më dinamike në Evrope, tha Lang.
Në përfundim të takimit Ministri i Drejtësisë Bujar Nishani, vlerësoi si tepër të rendësishëm bashkëpunimin me Estoninë dhe përftimit prej saj të përvojave më të mira si në sistemin e drejtësisë ashtu edhe në fusha të tjera si në reformën e ndërmarë për pronat, regjistrimin e pasurive të paluajtëshme, bizneseve, teknologjinë e informacionit etj.
| Tiranë | 9 | °C | |
| Prishtinë | -1 | °C | |
| Ulqin | 0 | °C | |
| Shkup | -1 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.16 | 141.97 |
| USD | 103.15 | 107.55 |
| GPB | 162.82 | 169.77 |
| CHF | 112.55 | 117.35 |