Opinion:Të mbrohemi nga korrupsioni dhe OSSH Besim Gjumsi

Opinion:Të mbrohemi nga korrupsioni dhe OSSH                         Besim Gjumsi

Te mbrohemi nga korrupsioni dhe OSSH . Ditet e fundit eshte folur shume per faturat maramendese te energjise elektrike,por pa permendur shkaqet qe cojne ne kete lloj faturimi. Une kam mendimin se kavaliari i te gjitha te keqijave qe po i ndodhin popullit shqiptar vijne nga nje qeverisje e korruptuar dhe kontradiktore me popullin e saj.Kjo shjegohet me llogjiken e thjeshte sepse nqs faturat e energjise vijne mbi vleren e nje pensioni atehere ! me cfare do ta paguaj familja pensioniste kete ?... Ku qendron mbrojtja nga shteti i popullit te vet i cili e di mire nivelin e pageses qe duhet te paguajne qytetaret.Se sa para ajo duhet te shpenzoje per faturat e energjise te ujit , telefonit, per vizita mjeksore,ilace dhe per ushqim?Te gjitha keto shpenzime qe duhet te kryej familja shqiptare nuk jane studiuar aspak, sepse po te studioheshin sa do pak atehere do te rezultonte se ajo familja ka te ardhura deri ne minus 20 mije leke per ti perballuar ato. Atehere shtrohet pyetja ku do ti gjeje pensionisti , i papuni , apo familjet qe trajtohen me ndihme ekonomike kaq shume para?... Krahas rritjes se cmimit te energjise elektrike apo te ujit konsumatorin shqiptar e rendon akoma me shume vlera e T.V.SHqe merret ne keto fatura e cila eshte 20% e vleres se pergjithshme qe ka konsumuar . T.V.SH-ja eshte nje barre shume e rende qe do te paguaj konsumatori shqiptare me xhepa te shpuar.Kjo eshte pasqyre e vertete e krizes se jashtezakonshme ekonomike qe ka perfshire tere familjet shqiptare , te cilat sot ndodhen ne rrugekryq , te pa mbrojtura nga askush,te flakura si mbeturina ne koshin e plehrave. Me energjine elektrike ka probleme te medha . Mbi 20%e popullates nuk e paguajne dhe vazhdojne te mos e paguajne edhe sot e kesaj dite.Mbi keta konsumatore nuk kemi pare deri tani asnje mase te marre nga O.S.SH-ja .Ata mburren me kete dhe kompanija Ceke furnizuese me energji nuk jua ka nderprere asnjehere energjine. Ndermarrjet e ndryshme, punishtet ,lokalet ne shume raste paguajne me pak nga konsumatori familjare , keto gjera ndodhin sepse pjesa derrmuese e punonjesve te O.S.SH jane te korruptuar, ata nxjerrin fitime duke i diferencuar konsumatoret ne te mire e ne te keqinje,ku ai i pari sic thote populli \"E grasaton rroten e qerres\" dhe i dyti jo,pasojat dihen i dyti paguan faturen e te parit. Kompania Ceke duhet te ri shikoje te gjithe personelin qe ka ne nderrmarje, te vendose drejtesi ne pagesen e faturimit e energjise , te kryeje transparence te plote te konsumatorit . Leximi mujor i matesit te kryhet ne prezence te plote te familjes,te nderpresi individualisht energjine e cdo konsumatori kur nuk e paguan ate dhe jo te ndodhe si deri tani qe nderprerja eshte bere ne baze gabine duke marre keshtu masa kolektive ndaj konsumatoreve te rregullt apo te pa rregullt . Nje nga faktoret e pageses se larte ne faturat e energjise elektrike mendojme te jene dhe matesit e energjise te cilet kohet e fundit jane vendosur te rinj dhe ne familjet qe jane lejuar matesit e vjeter ato jane hapur nga \"specialiste\'\' te O.S.SH . Matesit e rinje e te vjeter ku kane vene dore keta specialiste jane te pa rregullt sepse jane bere me synime te caktuara keshtu qe O.S.SH i mere padrejtesishte c do konsumatori mbi 200KW/energji . Kjo eshte nje vjedhje e kamufluar brenda aparatures se matesit , prandaj duke e krahasuar me KW/ e konsumuara vitet e kaluara me ato qe kemi sot na del nje diference e madhe kur ne banesat tona nuk ka asnje shtese ne mjetet qe perdorin energjine elektrike. O.S.SH per mendimin tim me dashje apo pa dashje po kthehet ne nje vjeles parash me ngjyra politike.Igjith aparati i saj deri tek punonjesi me i thjeshte ka qene anetar apo simpatizant i partise ne pushtet. Ne nje periudhe kohe para dy tre muajsh kur po vendoseshin sahatet e rinj ata i kane klasifikuar konsumatoret ku vendosnin matesit e energjise si socialiste dhe familjeve te krahut tjeter politik nuk u kan vendosur mates ose jan vendosur shum pak. Kompania duhet te gjeje shkaqet e verteta qe cuan ne rritjen drastike te faturave te energjise e te marre masa qe cdo konsumator te paguaj vleren reale te saj Lexuesit te jene transparent me popullin sepse pikerisht ketu fillon e keqa e te gjitha te keqijave.Ne qofte se nuk kryhet transparenca e faturave te energjise te ardhura deri tani konsumatori nuk mund ta paguaj ate me te ardhurat qe merr cdo muaj,keshtu qe me dashje ose pa dashje O.S.SH -ja mund ta kthej kete popull ne mesjete ne epoken e llambes me vajguri e te qiriut Zoterinj politikan dhe te O.S.SH, te mos harrojn se digat dhe gjith baza materiale e KESH dhe O.S.SH,ato jane ndertuar me parate e ketij populli te cilit i takonte jet aksioner ne prodhimin dhe shperndarjen e energjise dhe jo te shfrytezohet e te masakrohet si deri sot KESH dhe O.S.SH gjate ketyre 20 vjeteve nuk ka kryer asnje investim te ri. Specialistet e energjise te ekonomise,mediat duhet te thone me force mendimet e tyre per te mbrojtur kete popull qe po masakrohet ne menyre cnjerezore nga O.S.SH dhe korrupsioni shtetror Une nuk jam gazetar i mirefillte dhe mbase nuk e kam renditur mir shkrimin por kerkoj nga ju qe ta botoni shkrimin shpejt dhe pa nderhyrje


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek