Sot Edvin Kristaq Rama hoqi petkat e “kryetarit të kutisë” dhe u paraqit para shqipëtarëve si “kryetari i gropës dhe krizës” që ka në mëndjen e tij.
Vetëm një ditë pasi Kryeministri i vendit shpalli vendimin për rritjen e rrogave dhe pensioneve, Edvin Rama njëlloj si një vit më parë, u ngrit sërisht me forcën më të madhe kundër kësaj rritje.
Jam sot këtu për tu bërë me dije shqiptarëve se Edvin Kristaq Kriza, njëlloj si 3 vjet më parë që u ngrit kundër Korridorit të Kombit Durrës – Morinë, u ngrit sot kundër Korridorit të Jugut dhe Autostradës Tiranë – Elbasan.
Pavarsisht nga vajet e krizës së Edvin Ramës, Partia Demokratike përmes qeverisë së saj është e vendosur të realizojë këtë vit rritjen më të madhe të rrogave dhe pensioneve në Evropë si dhe të fillojë ndërtimin përgjatë këtij viti të veprës më të madhe të ndërtuar ndonjëherë nga shqiptarët, Korridorit të Jugut dhe segmentit të saj Autostradës Tiranë – Elbasan.
| Tiranë | 8 | °C | |
| Prishtinë | -1 | °C | |
| Ulqin | 0 | °C | |
| Shkup | -1 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.16 | 141.97 |
| USD | 103.15 | 107.55 |
| GPB | 162.82 | 169.77 |
| CHF | 112.55 | 117.35 |