PD, Mėhilli:Rama sulmon politikat sociale tė qeverisė pasi ato janė rrėnoja e tė ardhmes sė tij politike tė bazuar nė kriza imagjinare

PD, Mėhilli:Rama sulmon politikat sociale tė qeverisė pasi ato janė rrėnoja e tė ardhmes sė tij politike tė bazuar nė kriza imagjinare

Mëhilli: Rama sulmon politikat sociale të qeverisë pasi ato janë rrënoja e të ardhmes së tij politike të bazuar në kriza imagjinare

Sot përsëri Edvin Kristaq Kriza, me shpifje e trillime të ulta u përpoq ti kundërvihej politikave sociale të qeverisë, rritjes së rrogave dhe pensioneve, rritjes së punësimit, rritjes së investimeve.

Ndërkohë që dje si një fondamentalist i vërtetë sulmoi institutin e statistikave, të dhënat e të cilit kanë marrë vlerësime të jashtëzakonshme nga  institucionet më serioze ndërkombëtare si Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore apo dhe nga institucione të tjera nga e mbarë bota.

Sot në Korcë, Edvin 2 K  (Kristaq Kriza) u ngrit sërish kundër investimeve të mëdha të qeverisë në këtë rreth, autostradës Qafë Pllocë – Qukës dhe Boshtit të Jugut, vetëm e vetëm se e di mirë se këto investime rrënojnë të ardhmen e tij politike të bazuar në kriza imagjinare , në shpifje e trillime.

Përsa i përket komenteve mbi Ligjin e SHISH, të cilat z.Rama i bën pa e lexuar ligjin, Partia Demokratike qartëson se cdo gërmë, cdo fjalë e cdo fjali rreth këtij ligji është marrë dhe ppasqyron standardet më të mira të vendeve të NATO-s dhe BE-së.

Njëkohësisht Partia Demokratike e fton z.Rama të dërgojë antarët e vetë në Komisionin Parlamentar të Sigurisë ku do të diskutohet ligji, dhe të paraqesë atje të gjitha vërejtjet që ka, por është e sigurt se ska për të pasur asnjë vërejtje.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek