Ministria e Mbrojtjes pėrgėnjeshtron gazetėn"SOT"

Ministria e Mbrojtjes pėrgėnjeshtron gazetėn

Gazeta “Sot” ka botuar më datë 14 mars 2010 një artikull, me titull “Amerikanët bllokojnë eksportin e 500 milion fishekëve nga Shqipëria, kthejnë Poliçanin në Gërdec”.

Ministria e Mbrojtjes informon publikun se procesi i demontimit dhe shitjes së materialeve të tepërta nuk është bllokuar dhe ecën me ritmet e duhura. Procesi i demontimit të municioneve të tepërta është prioritar dhe po ecën me ritmet e parashikuara, në përputhje me plan-veprimin e miratuar nga Ministria e Mbrojtjes.

Kontribut të rëndësishëm në realizimin e këtij procesi po japin vendet aleate si Shtetet e Bashkuara të Amerikës etj. Gjithashtu proces prioritar për këtë vit në Ministrinë e Mbrojtjes është edhe pastrimi dhe shitja e materialeve të tepërta e të panevojshme për Forcat e Armatosura.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek