Kuvendi miraton ngritjen e komisionit pa votat e opozites

Kuvendi miraton ngritjen e komisionit pa votat e opozites

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbreme me 73 vota projektvendimin “Për ngritjen e komisionit hetimor për transparencën e zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura në 28 qershor 2009”. 
"Realizuam pikë për pikë atë që deklaroi Komisioneri Europian për Zgjerimin, Stefan Fule: transparencën e plotë dhe respekt të Kushtetutës. Që të dyja janë në këtë vendim," tha Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli  
Ajo theksoi se mazhoranca është e vendosur për hetim të plotë dhe transparencë të zgjedhjeve dhe se, për këtë arsye, do të votojë vendimin për ngritjen e komisionit hetimor.
"Komisioneri për Zgjerim, Fule, në deklaratën e tij, tha një shprehje shumë domethënëse "dy parimet e demokracisë: respekti ndaj Kushtetutës dhe transparencë". Atë kemi bërë. Ne do e ngremë Komisionin. Nëse ju tërhiqeni, ne nuk tërhiqemi. Shqiptarët do të kuptojnë kush ishte për transparencën, kush ishte i sinqertë dhe kush abuzonte me transparencën. Ne jemi për komisionin hetimor. Jemi për transparencë të plotë. Jemi për hetim të plotë dhe kjo është në vendimin që kemi përpara, ndaj ju ftoj ta votojmë," tha Kryetarja e Kuvendit. topalli 19
 
Me 73 vota pro, Kuvendi i Shqipërisë miratoi projektvendimin “Për ngritjen e komisionit hetimor për transparencën e zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura në 28 qershor 2009”. 

 


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek