PASQYRA E SHTYPIT DITOR NĖ TIRANĖ E PRISHTINĖ

PASQYRA E SHTYPIT DITOR NĖ TIRANĖ E PRISHTINĖ

r i të përditshmeve sot është edhe ai deklaratave të lëshuara në Tiranë lidhur me krizën politike dhe integrimin, nga komisioneri evropian për Zgjerimin, Stefan Fule.

 
E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “PD rrëzon forcërisht hapjen e kutive”, i cili citon faktin sesi Partia Socialiste në Kuvend u tërhoq nga nismat për hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit, ndërsa PD i tha qartë se nuk do pranonte hapjen e kutive.

Ndërsa çështja e pengmarrjes dje te Blloku, mbërrin në numrin e sotëm të kësaj gazete përmes artikullit “Pengmarrja, vajza: 30 minutat e tmerrit”.

“Fule: Vazhdimi i krizës, pasoja për në BE”, është një artikull që flet për qëndrimin ndaj krizës politike prej komisionerit evropian për Zgjerimin, Stefan Fule.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Vasili: Task Force për kontrollin e barnave”, i cili paraqet deklaratën e fundit të bërë nga ministri i Shëndetësisë.

 
Gazeta “Panorama” publikon si artikullin e saj kryesor ditën e sotme atë me titullin “Kaos në Kuvend/ Thellohet kriza, miratohet komisioni hetimor pa PS-në”, cili tregon sesi ka gjeneruar sërish krizë diskutimi i hetimit parlamentar mbi zgjedhjet, pasi palët nuk kanë arritur dot kompromisin.

Artikull tjetër i kësaj gazete në kuadrin e ryshfeteve në spitale është edhe ai me titullin “Fakulteti i Mjekësisë të prodhojë mjekë të denjë”.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Topi dekreton kreun e prokurorisë së Durrësit”.

Ndërkaq, lidhur me pengmarrjen dje te Blloku, në këtë të përditshme do të gjeni artikullin me titullin “Grabit bankën, terror te Blloku”.

 
“Gazeta Shqiptare” ka si titull kryesor të saj “Grushte në Kuvend, Gaz Bizhga synon Olldashin, i bie Jemin Gjanës”, i cili tregon sherrin e ndodhur dje në seancë plenare mes deputetëve të mazhorancës Olldashi dhe Strazimiri, me socialistin Gazmend Bizhga.

Ndërsa në një artikull të veçantë në këtë të përditshme do të lexoni intervistën me titull “Pirro Çako: Oferta e Invës, merr tre shtëpi dhe jep divorcin”.

“Diplomat jashtë vendit, MASH publikon ato që u njohën“, është një artikull tjetër i kësaj të përditshmeje i cili iu referohet diplomave të studentëve shqiptarë në vendet e huaja.

“Sheshi Italia, Bashkia nis pezullimet për ndërtimet” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

 
Gazeta “Shqip” hapet me titullin kryesor “Dështon kompromisi, opozita në rrugë”, i cili tregon reagimin e opozitës pasi mazhoranca ka miratuar e vetme komisionin për hetimin e zgjedhjeve, ndërsa nuk i ka plotësuar kërkesën për hapjen e kutive.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Grabitës, pengmarrës dhe vrasës në tre shtete”, i cili jep detaje për agresorin që kreu dje një vjedhje banke dhe pengmarrje në mes të Tiranës.

 “Shqiptarët imitojnë evropianët, më pak lindje” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

Ndërsa çështja e fushatës në vend mbërrin në numrin e sotëm të kësaj gazete përmes artikullit “Bochard: Në fushatë, u përdor administrata”.


E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor “Fule: Bojkoti është antievropian, vizat OK”, i cili u referohet deklaratave të lëshuara në Tiranë lidhur me krizën politike dhe integrimin, nga komisioneri evropian për Zgjerimin, Stefan Fule.

Artikull tjetër i kësaj gazete në kuadrin e pengmarrjes dje te Blloku është edhe ai me titullin “Pengmarrja, rrëfimet e Romeos dhe Lorit”.

Ndërsa në rubrikën “vëzhgim” do të lexoni “Një ditë në Ali Demi, aty ku balta u kthye në park”.

 
Gazeta “Korrieri” hapet me titullin “Akuzë nga Durrësi për pengmarrësin: Më vrau djalin në Greqi para 10 ditësh”, i cili flet për reagimin e një qytetari pasi ka mësuar mbi pengmarrjen e realizuar dje nga Romeo Leka në qendër të kryeqytetit.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titull “Jonida Shehu: Falë Davides, preka mrekullinë”, referuar gazetares së Vizion+, mbi spektaklin “Dancing with the stars”.

“Kapet arsenal eksplozivi, dyshohet lidhja me shpërthimet e fundit” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të gazetave të publikuara sot më datën 20 mars 2010 ne Prishtine:

Gazeta “Bota sot”

FITCXHERALD:KFOR-i NUK DO TA PËRKRAHË STRATEGJINË PËR VERIUN
NATO shtrëngon dhëmbët, FSK-ja nuk mund të angazhohet edhe disa vite

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Edita Tahiri, jashtë kostumit të politikës
Fuele: BE-ja ka konsensus për perspektivën evropiane të Kosovës

Gazeta “Epoka e re”

KOSOVA MERR URIME
BE-ja e bashkuar, Kosova ka të ardhme evropiane

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Thaçi në Bërdo, Tadiq jo
Shqiptari të falë gjithçka, pos suksesit

Gazeta “Express”

E ARDHMJA BIOMETRIKE
Kosovarët, sipas të gjitha gjasave, nuk pritet të pajisen me pasaporta biometrike deri në shtator. Aktualisht zyrtarët e MPB-së janë duke ndërruar sistemin e të dhënave nëpër komunat e Kosovës

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Vendin në Evropë
Ne po, ata jo

Gazeta “Koha Ditore”

NË BËRDO NIS FAZA E RE PËR RAJONIN
Presidenti i Serbisë, Tadiq, nuk merr pjesë në Samitin e Bërdos për shkak se nuk ishte plotësuar kushti i tij që Kosova të mos jetë e barabartë me të tjerët. As kryetari i Këshillit të BE-së, Herman Van Rompui, nuk merr pjesë, por ai e ka përshëndetur këtë takim. Diplomatët nga disa vende të BE-së dyshojnë se Spanja e ndoshta edhe Italia e kanë inkurajuar Serbinë që të mos merrte pjesë

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Thaçi në Bërdo, Tadiq refuzon të shkojë
KFOR-i nuk përfshihet në zbatimin e strategjisë për veriun

Gazeta “Kosova Sot”

TASH VEPRA
“Është shumë e rëndësishme që autoritetet e Kosovës të angazhohen në reformat që kanë të bëjnë me Bashkimin Evropian, posaçërisht në fushën e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit, luftën kundër krimit të organizuar dhe qeverisjen e mirë. Në këtë drejtim është e rëndësishme që jo vetëm të dëgjojmë fjalë, por të kemi edhe veprime konkrete”, theksoi komisionari evropian për Zgjerim, Stefan Fule

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Enver Peci, kryesues i Këshillit gjyqësor
Kosova në Bërdo, Serbia bojkoton

Gazeta “Lajm”

DËSHTOI TADIQI
Mbajtja e konferencës ishte vënë në pikëpyetje për shkak se nuk u gjet zgjidhje për formatin e paraqitjes së delegacionit të Kosovës. Presidenti serb ka ngulur këmbë që Kosova të marrë pjesë si UNMIK/Kosovo. I dëshpëruar nga mos ardhja e Tadiqit, kryeministri slloven ka thënë se atje ku do të paraqitet, Kosova do të jetë e barabartë, e pranuar me statusin e saj-shtet i pavarur

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Shumë punë për në BE
E lavdëron FSK-në

Gazeta “Zëri”

MIJËRA EURO PËR ZYRE TË REJA
Ministritë që kanë ndërruar zyrat nuk kanë kursyer shpenzimet prej mijëra eurove për t’i “rregulluar” ato

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
LDK-LDD largohen edhe më shumë
Riformatimi në trend


Noa,Kosovapress
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek