29 nënoficerë të regjimentit
komando, që kanë shërbyer me mision paqeruajtes në Afganistan, janë
liruar nga ushtria me motivacionin ulje të dinjitetit ushtarak në
misione jashtë atdheut dhe rebelim kundër institucionit. Lajmi
konfirmohet nga burime te besueshme te Ministrise se Mbrojtjes dhe nje
pjese te ish-ushtareve pjesëmarrës në misionin e fundit në Afganistan.
Me të njëjtin motivacion, shtate oficere komandues të këtij misioni
sapo janë kthyer në Shqipëri, janë ulur në grada dhe transferuar në
reparte të tjera dytësore pjesa më e madhe e tyre jashtë Tiranës. Madje
kesaj kompanie nuk i është ofruar as edhe pritje zyrtare me rastin e
mbërritjes në atdhe.
Burime prane Ministrisë se Mbrojtjes thanë
për Top Channel se ndëshkimi i tyre, ka ardhur pasi ushtarakëve u
ndalohet rebelimi ne grup, sikurse këta kanë vepruar gjatë kohës që
ndodheshin me mision paqeruajtës. Në realitet nuk bëhet fjalë për
ndonjë rebelim të armatosur brenda strukturave të ushtrisë, por për
kundërshtime të pages që u është dhënë e qe sipas ushtarakëve nuk ishte
e barabartë me atë qe u ishte premtuar kur ishin nisur nga Shqipëria.
Ne
kontratat e firmosura me Ministrinë e Mbrojtjes, komandot do të
paguheshin 60 dollarë në ditë pa tatime. por një vendim i qeverisë
shqiptare për tatimin me 10 përqind të pagave ka mberritur deri edhe ne
Afganistanin e largët, duke reduktuar pagesen e ushtarakeve shqiptarë
në 54 dollarë në ditë.
Ushtarakët e kanë kundërshtuar tatimin
e pagës së tyre, duke kërkuar respektimin e kontratës së firmosur në
Tiranë, duke refuzuar të dalin edhe në mision. Rebelimi i ushtarëve
shqiptarë, mësohet të ketë mbërritur deri në zyrën e kryeministrit
Berisha, nga zyra e të cilit është propozuar rritja e pagesës për
periudhën deri në përfundim të misionit.
Ata e kanë vazhduar
misionin mes kundërshtive, kërkesave dhe refuzimit të herëpashershëm të
kryerjes së shërbimit dhe sapo kanë mbërritur në Shqipëri janë
ndëshkuar me masa disiplinore
Top channel