21.03.2010 Nė Big Brother

21.03.2010 Nė Big Brother

Ada në studion e Big Brother

Arbana e komenton daljen e Adës edhe me opinionistin i cili mendon se ky rezultat ka ardhur si pasojë e mbylljes, tërheqejes së saj. Ai mendon se disa njerëz nuk duhet të jenë vec persona të mirë, por duhet të japin edhe më shumë.Ndërkohë, Ada vjen në studion e Big Brother ku pritet me duartrokitje. Arbana e pyet se si e mendon ajo këtë dalje dhe nëse ka qënë fakti që publiku nuk e ka njohur nga barrierat që ajo ka krijuar nëpërmjet sjelljes. Ada përgjigjet se në atë lojë ka qënë shumë e sinqertë dhe se nuk ka menduar vetëm cmimin, por edhe të jepte e tregonte ndjenjat e saja. Ajo uron që të ketë treguar mirësinë e saj dhe shprehet se i vjen keq që doli e që publiku e banorët nuk arritën ta njihnin, por të paktën ka fituar një shoqëri të mirë me Oltën. Arjani, opinionisti mendon se ajo i ka vërtetë ato vlera pozitive dhe se është vërtetë e mirë në karakter, por gjithashtu nuk ka treguar thuajse asgjë. Ai e pyet se cfarë do donte të thoshte, dicka që nuk mundi ta thoshte në shtëpi. Ada përgjigjet se shpesh nuk ka thënë shumë gjëra, pikërisht për të mos i lënduar ata ashtu sic është lënduar ajo nga shumë njerëz në jetën e saj.Ada shkon të takohet me ish banorët e eleminuar dhe Arbana i premton se herën tjetër do t’i shfaqet klipi me momentet më të bukura dhe me thashethemet e banoëve për të.

Mandi, banori më i ri dhe kandidimet

Banorëve u jepet mundësia që të shohin klipet prezantuese të dy banoreve të reja për ti njohur më mirë ato pavarësisht bisedave të para të zhvilluara me to. Më pas ata shkojnë në dhomën e rrëfimit për të dhënë kandidaturat për këtë javë. Si rezultat i dhënies së kandidaturave, në nominim për këtë javë do të jenë Klodi, Olta, Hakiu dhe Bertina. Arbana ua komunikon vendimin banorëve e më pas fton Erionin, Oltën, Domenikën dhe Edin të shkojnë tek dhoma e bardhë e cila është shndërruar në një boutique. Ata marrin dhurata e përgatitura për ta dhe ua shpërndajnë edhe banorëve të tjerë. Ndërkohë surprizat nuk kanë përfunduar për banorët. Ata dalin të gjithë në kopsht ku është përgatitur një festë dhe aty gjendet Mandi. Arbana i fton banorët që të shohin një klip, që është klipi prezantues e Mandit. Banorët kuptojnë kështu që Mandi është konkurenti më i ri i Big Brother. Ata takohen e prezantohen me të dhe më pas fillojnë festën dhe argëtimin

Valoni në studio, Ada e eleminuara e dytë

Valoni mbërrin në studoin e Big Brother i mirëpritur dhe plot duartrokitje. Sapo vjen, Arbana përqafohet me të si me cdo konkurent tjetër dhe e pyet se si ai një djalë kaq simpatik u eleminua. Valoni thotë se atë e di publiku, ndërsa kur shikon përqindjen, 42% e publikut ka votuar daljen e tij, ai thotë duke qeshur “S’e di c’paskan kështu”. Ai mendon se drejtësia ka qënë ajo që e ka penalizuar dhe shprehet se ndoshta duhet të luante e jo të ishte i drejtë. Për të shfaqet klipi me hyrjen në BB, momentet më të bukura dhe komentet pozitive dhe negative të banorëve ku këto të fundit ishin kryesisht për karakterin e lëkundëshëm dhe mospozicionimin e tij tek njëri nga grupet. Arbana i jep Valonit të drejtën që të flasë me Bledin, një person me të cilin ai ka patur konflikt i cili i thotë vërejtjet e veta lidhur me lëkundshmërinë. Edhe opinionisti shprehet se ai duhej të sqarohej për qëndrimin apo për vendosmërinë në vendimet apo fjalët që thoshte, por Valoni mendon se ato që kishte për t’i thënë i tha dhe se është spjeguar me banorët, por ata nuk duan ta kuptojnë. Ai thotë se ndoshta edhe dialekti i gjuhës shqipe që flet nuk i jepte favorin që të kuptohej me banorët, përvec Hakiut dhe Rezartës. Arbana e pyety nëse ai mund të jetë penalizuar nga publiku si rezultat i aleancës me Jetmirin, por Valoni nuk e mendon kështu dhe thotë se kjo gjë do kuptohet tani që është jashtë.Ndërkohë, Arbana u komunikon tre banorëve për të cilët u hap televotimi se njëri prej tyre, tashmë duhet të lërë shtëpinë. Ajo komunikon vendimin e publikut i cili ka vendosur se Ada është e eleminuara e radhës, e dyta për këtë mbrëmje. Ada takohet me të gjithë banorët dhe e mërzitur lë shtëpinë, ndërsa Olta fillon të qajë që në momentin që takohet me të.

Banorët kalojnë provën e javës

Tre grupet e përcaktuara për provën e javës, ngrihen sipas radhës për të ekzekutuar këtë provë. Kështu grupi i parë që përbëhet nga Miri, Edi dhe Ada dalin në kopsht dhe shkojnë tek pishina pasi aty ndodhet varka e krijuar nga letra, nga gazeta “Shqip”. Ada hipën në varkë dhe Edi luan rolin e gondolierit, që vozit varkën, ndërsa Miri prezanton punën e tyre. Ai tregon se kanë krijuar edhe një kioskë me të cilën duan të japin një mesazh se ata dinë të lexxojnë, flasin dhe mendojnë shqip.Grupi i dytë është i përbërë nga Seldi, Olta, Klodi dhe Bertina të cilët prezantojnë koleksionin e veshjeve të bëra prej letra që janë një fustan nusërie, këmisha dhe veshje për meshkuj, rroba banjoje si dhe aksesorë si valixhe e cantë.Grupi i tretë përbëhet nga Domenika, Hakiu dhe Erioni shkojnë në dhomën e gjumit dhe aty ekzekutojnë provën e tyre. Domi vesh fustanin e gjumit dhe shtrihet në shtratin prej letre. Dritat fiken për të krijuar atmosferën e natës dhe ajo, e përgjumur, ngrihet nga shtrati dhe hap dritaren e bërë prej letre. Dritat ndizen që simbolizojnë zgjimin. Hakiu spjegon se përgatitje nga ana e tyre përcon një mesazh: “një dritare komunikimi”.Arbana u komunikon banorëve se kjo provë, e ndjekur me kujdes nga Vëllai i Madh i cili ka parë përkushtimin e tyre, fantazinë dhe mendimin e banorëve duke e quajtur atë të realizuar e të kaluar. Kështu banorët kalojnë provën e kësaj jave.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek