Pasqyra e shtypit tė Kosovės

Pasqyra e shtypit tė Kosovės

Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të gazetave të publikuara sot më datën 21 mars 2010 në:Prishtinë

Gazeta “Bota sot”

E ARDHMJA E BALLKANIT ËSHTË NË BASHKIMIN EVROPIAN
Në Bërdo takohen liderët e Ballkanit Perëndimor

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Partia që nuk “mërzitet” prej rezultatit të humbjeve
Në mungesë të ligjit, punëtorët e pambrojtur

Gazeta “Express”

NGA BËRDO NË BE
Në Bërdo të Sllovenisë, shtetet e Ballkanit Perëndimor shfaqën dëshirën të tejkalojnë të kaluarën e përgjakshme në favor të së ardhmes në BE. Seria edhe këtë herë luajti kokëfortën-bojkotoi. Kosova, e përfaqësuar nga kryeministri Hashim Thaçi, mori pjesë e barabartë me shtetet e tjera. Samiti në Slloveni shënon depërtim dhe faktorizim të vendit tonë në forumet rajonale

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Ballafaqimi me decentralizimin
Nuk duhet ngutur

Gazeta “Koha Ditore”

ZGJIDHJA E PROBLEMIT BALLKANIK:NJOHJA E NDËRSJELLË
Kryeministri i Sllovenisë, Borut Pahor, ka theksuar se “secili ka nevojë secilin” në rajon, por ky debat ka nxjerrë në shesh diagnozën e problemeve në rajon. Zgjidhja e problemeve nënkupton se “secili duhet ta njohë secilin”. Kryeministri i Kosovës është shprehur i bindur se Serbia do ta njohë Kosovën

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Hashim Thaçi, gjurmëve të Titos
MEF-i ia lëkund karrigen Huruglicës, hap konkurs

Gazeta “Kosova Sot”

FULE:PUNONI BASHKË
Liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, në takimin rajonal në Bërdo të Sllovenisë, shprehën përkushtimin e tyre për raportet e mira ndërfqinjësore në projektet e interesit të përbashkët. Pjesëmarrësit e samitit shprehën vendosmërinë që të takohen rregullisht në kuadër të “procesit të Bërdos”, si dhe të shkëmbejnë përvojat në procesin e përfshirjes në BE

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
KQZ-së i tepruan 3 milionë euro
Rruga e bojkotit

Gazeta “Zëri”

VENDLINDJA E HARRUAR
Presidenti Fatmir Sejdiu, thonë bashkëfshatarët se ka tre vjet që nuk ka shkuar në vendlindjen e tij. Megjithatë, ata mburren me “djalin e tyre”

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Dy mësimet e Bërdos
Rugova: Mandati im në duar të Zotit!


Kosovapress
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek