Reagim i kuvendit pėr votat e Berishės e Metės nė seancė

Reagim i kuvendit pėr votat e Berishės e Metės nė seancė
Dje, zonja Hysi, kryesuesja e listës së deputetëve të Tiranës, fatkeqësisht foli me një gjuhë të papërshtatshme,  për një pedagoge. Përveç kësaj zonja Hysi gënjen kur thotë që z. Berisha e z.Meta, megjithëse jo të pranishëm,  paskan votuar.
Me dëshirën e mirë, për të mos e lënë zonjën të dalë, siç nuk duam ta besojmë, e ftojmë  zonjën  Hysi, që para se të dalë siç doli dje, Kuvendi i vë në dispozicion në çdo kohë e për çdo rast tabelat e votimit në Kuvend. Megjithëse votimi është  transmetuar direkt  nga shumë media, po i vëmë në dispozicion zonjës tabelat e votimit, ashtu siç ia kemi dhënë kryetarit të saj 10 minuta pas mbylljes së seancës.
I kërkojmë zonjës t’i kërkoj falje administratës së Kuvendit dhe opinionit publik për shpifjen për vjedhjen e votave në votimin për ngritjen  e Komisionit Hetimor për Transparencën  e Plotë,  sipas  kushtetutës  të zgjedhjeve  më të mira, më të  lira e më të ndershme  të 28 Qershorit.

ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek