Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor të ditës së sotme reagimin e opozitës si edhe atë të ndërkombëtarëve lidhur me krizën politike në vend, vazhdimësinë e saj dhe pasojat që ka për procesin e integrimit, konkretisht deklaratat e Eduard Kukan dhe Tanja Fajon, të dërguarit e PE-së. Ato paraqesin edhe hedhjen nga pallati e një vajze për çështje fejese. Ndërkaq, një argument tjetër i të përditshmeve sot është edhe ai i fakteve të reja nga pengmarrja e një vajze në mes të Tiranës tre ditë më parë, si edhe paralajmërimi i FMN-së për mosrritjen e pagave dhe të pensioneve nga qeveria.
E përditshmja “Shekulli” ka si
argument kryesor të ditës “Çfarë kërkon Evropa nga Shqipëria”, i cili
citon pyetjet
që përmban Pyetësori i Bashkimit Evropian, për kapitujt e ekonomisë.
Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “FMN: Nuk ka rritje rroge në 2010”, i cili paraqet paralajmërimin për mosrritjen e pagave dhe të pensioneve nga qeveria.
“Itali, gjendet e mbytur gomonia shqiptare”, është një artikull që flet për një gomone të gjetur me drogë në mes të detit.
Ndërsa në një artikull të veçantë në këtë të përditshme do të lexoni intervistën me titull “Zogaj: Pse erdhi PD në pushtet në vitin 2005, rastësia fatlume që bëri Berishën kryeministër”.
Gazeta “Panorama” publikon si
artikullin e saj kryesor ditën e sotme atë me titullin “Fajdet, zbulohen
10 milionë
dollarë në Greqi”, i cili tregon për planin e gjykatës mbi tërheqjen e
10
milionë dollarëve që gjenden në Greqi, për të cilat pretendohet se janë
fond i
dikurshëm i firmave piramidale.
Një artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Oficerët e raketave, ushtarakët që po shtohen nën moshën 55 vjeç nga rrezatimi”.
Ndërkaq, lidhur me hapjen e kutive, në këtë të përditshme do të gjeni dy artikujt me titujt “Meta: Qeveria ka legjitimitet të plotë”, “Rama: Protestë në 20 prill në Tiranë”.
Artikull tjetër i kësaj gazete në kuadrin e rryshfeteve në spitale është edhe ai me titullin “Sherri në kalçeto, vritet me thikë 17-vjeçari”.
“Gazeta Shqiptare” ka si titull
kryesor të saj “Vizat, PE: Të zhgënjyer nga politika shqiptare”, i cili
tregon
reagimet e delegacionit të Parlamentit Evropian mbi situatën aktuale
politike në
Shqipëri.
“Burrat pijanecë, ideja e re: Ndihmën e ekonomike ta tërheqin vetëm gratë“, është një artikull tjetër i kësaj të përditshmeje.
Ndërsa në një artikull të veçantë në këtë të përditshme do të lexoni intervistën me titull “Liri Belishova: Ramize Gjebrea u ekzekutua me urdhër të Enverit.”.
“Gjykata suedeze do vendosë për vajzën e Haklajt” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.
Gazeta “Shqip” hapet me
titullin kryesor “Ina Rama kthen dosjet e Sollakut”, i cili tregon mbi
rinisjen e punës për zbardhjen nga prokuroria të çështjeve të akuzës
ndaj Zogut
të Zi, ish-ministrit Igli Toska etj.
Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin ku citohet kreu i KQZ-së, me titullin “Ristani: Procesverbalet mund t’i hetojë kushdo”.
Ndërsa çështja e trafikut të drogës në vend mbërrin në numrin e sotëm të kësaj gazete përmes artikullit “Skafistë të huaj për trafikun e drogës”.
“Pengmarrësi i kishte plumbat në xhep” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.
E përditshmja “Koha Jonë” hapet me
titullin kryesor “Fajon: PS të bëjë kujdes me protestat, rrezikojnë
vendin”, i
cili i referohet deklaratës së bërë nga delegacioni i Parlamentit
Evropian lidhur
me zhvillimet e fundit politike në vend.
Artikull tjetër i kësaj gazete në kuadrin e problematikës së krizës politike në vend është edhe ai me titullin “Meta: Sistemin kushtetuese, nuk e çojmë në kolaps”.
Një artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Edi Rama takohet me aleatët, në prill nisin protestat".
Ndërsa në rubrikën e ekonomisë do lexoni “FMN qeverisë: Pagat të mos rriten më shumë se 3 %”.
Gazeta “Korrieri” hapet me titullin
“PE: Opozita u kthye në Kuvend, keqardhje që kriza nuk u zgjidh”, i cili
flet
për reagimin e ndërkombëtarëve mbi ndryshimet e reja në fushën e
zhvillimeve
politike në vend.
Një artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titull “FMN: Qeveria të mos rrisë pagat dhe pensionet”, referuar paralajmërimit të bërë nga qeveria.
“Si duhet të njohim faktorët që janë dëm për mushkëritë” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.
“Itali, gjendet gomonia e mbytur, edhe me shkronja shqiptare”, i referohet ngjarjes së ndodhur dje në Itali.
Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të gazetave të publikuara më
datën 22 mars 2010 të botuara sot në Prishtinë:
Gazeta “Bota sot”
THAÇI: AS NE DHE AS KOMUNITETI NDËRKOMBËTAR NUK DO TË LEJOJË NDARJEN E
KOSOVËS
Ekskluzive: Intervistë me Hashim Thaçin, kryeministër i Kosovës
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Cenojnë integritetin, por askush nuk i ndalon
Për kushtimi për të vazhduar varshmërinë në pavarësi!
Gazeta “Epoka e re”
E FAJËSON LDK-në
Humbëm sepse LDK-ja s’e mbështeti Fatmir Rexhepin
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Kermabo: Kosova ka shtuar bashkëpunimin
Takimi i Bërdos, i suksesshëm për Kosovën
Gazeta “Express”
LISTA E NDRYSHIMEVE
Nekibe Kelmendi, Alush Gashi, Idriz Vehapi dhe Nenad Rashiq, mund të
largohen nga qeveria. Zenun Pajaziti planifikohet të kalojë në postin e
Zëvendësministrit të Integrimeve. Ministrinë e Bujqësisë ka gjasë ta
marr Grupi për Integrim, ndërsa Ministria e Punës t’i kalojë PDK-së.
Hajredin Kuçi përmendet për ministër të Brendshëm. Lutfi Haziri mund të
kthehet në Qeveri. Ky opsion ndryshimesh po diskutohet mes partnerëve të
koalicionit. Riformatizimi synohet të mbyllet këtë javë
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Fakte, jo fjalë
Planet e sigurisë
Gazeta “Koha ditore”
EULEX-i IA LË QEVERISË LUFTIMIN E KORRUPSIONIT
Misionet ndërkombëtare në Kosovë, ICO-ja dhe EULEX-i, nuk e kanë
ndërmend ta marrin përgjegjësinë mbi vete në luftimin e korrupsionit në
Kosovë.
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Thaçi: Bërdo, sukses i jashtëzakonshëm i Kosovës
Marrëveshja për autostradën në mesjavë
Gazeta “Kosova Sot”
PRIVATIZIMI, KRIZA TREGON SHENJAT
Vala e fundit e privatizimit u karakterizua me pak ofertues dhe me çmime
të lira. Por në vitin 2009 kishte valë të privatizimit edhe më të
dobët. Zyrtarët e AKP-së besojnë se ka një kthesë pozitive në
privatizimin e ndërmarrjeve
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Të miturit konsumojnë alkoolin, s’ka ligj që ndalon shitjen
Kundërkorrupisoni kërkon gjykatë të veçantë
Gazeta “Lajm”
PRAPASKENAT E BËRDOS
Konferenca në Slloveni edhe pa Serbinë, dha shpresa për Ballkanin
Perëndimor
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Të burgosurit pa ilaçe
Auditim pa ndëshkim
Gazeta “Zëri”
QARKULLIMI I DROGËS. RRITJE E MADHE
Në tre muajt e parë të vitit 2010, policia ka konfiskuar drogë gati sa
për dymbëdhjetë muajt e kaluar
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Bërdo, takim i suksesit për Kosovën
Hezitime rreth strategjisë
| Tiranë | 3 | °C | |
| Prishtinë | -7 | °C | |
| Ulqin | -2 | °C | |
| Shkup | -7 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.20 | 142.03 |
| USD | 102.75 | 107.15 |
| GPB | 162.09 | 169.03 |
| CHF | 112.60 | 117.42 |