Nga Besi BEKTESHI
Normalisht
që në përgatitjet tona për të qenë pjesë e botës së qytetëruar, bën
pjesë edhe toleranca dhe ligjet e duhura për deklarimin apo qenien
homoseksual ose e thënë
në mënyrë të kulturuar... gay.
Në
kombe dhe shtete si ne që kuptohet se si qytetërimi, industrializimi,
kapitalizmi human dhe demokracia, kanë hyrë disi më vonesë, si shoqëria
dhe vetë shteti është sjellë dhe vazhdon të sillet në mos persekutorë,
si një shoqëri jo kaq liberale ndaj këtij deviacioni njerëzor që
shpeshherë është konsideruar faj dhe është dënuar. Nuk ka dyshim se
homoseksualë kanë qenë edhe në regjime dhe kohë të ndryshme, por ata
janë përballur me një intolerancë, e cila ka bërë edhe faje por edhe
krime, të cilat sot konsiderohen kundra njeriut dhe njerëzimit.
Shoqëritë tolerante kanë në bazë të tyre pikërisht tolerancën ndaj të
qënit homoseksual dhe sidomos i deklaruar. Të tillë njerëz, kanë dhe ia
lejojnë vetes të kenë edhe ditët e tyre të krenarisë që quhen gay-pride
dhe që demonstrojnë edhe karakterin homoseksual, shpeshherë me xheste
nga më të turpshmet e mundura. Si fashizmi dhe komunizmi, kanë qenë
përndjekës dhe vrasës të gay-ve, megjithëse edhe në lartësitë e tyre
partiake dhe lidershipe, kanë pasur njerëz me deviacione homoseksuale.
Natyrisht
që e tillë sjellje është një primitivizëm dhe një koncept i shoqërisë
pa baza të lirisë njerëzore. Një nga ngjarjet e fundit te ne është
deklarimi i guximshëm i një pjesëmarrësi në një shou televiziv i cili
përveç një skupi ka sjellë edhe reagim në qytetin ku nuk ka origjinën
familjare, por ka jetuar i vetëdeklaruari i parë zyrtar gay në
Shqipëri. Natyrisht që në mbrojtje të këtij personazhi, kanë dalë
persona dhe subjekte shoqërore, por edhe vetë ambasadorët si ai
hollandez dhe ai amerikan. Unë as që kam ndërmend të merrem nëse është
mirë apo është keq, nëse është e drejtë apo jo e drejtë, nëse është
shoqëri në ngritje apo në ulje... kjo e jona së bashku me atë të
gay-ve, por ama nga një histeri shoqërore kundra homoseksualëve po
fillon një histeri në mbrojtje të tyre, jo në aspektin njerëzor, por në
aspektin e të drejtave gati të pa kufizuara që ata po marrin dhe
kërkojnë. Për të drejtën e martesës, për të drejtën e shërbimit
ushtarak, për të drejtën e adoptimit të fëmijëve, për të drejtën për të
pasur përfaqësi politike dhe institucionale duke pasur një virtyt...
atë të të qënit gay. Normalisht, as që i diskutoj të drejtat që kanë si
njerëz, por tani po shtohen të drejta që sikur po i bien disi ndesh
edhe njerëzimit.
Një nga të rejat që vjen nga perëndimi, është se
gjenerali në pension, por dikur Komandant i trupave të NATO-s, John
Sheehan, duke folur në një audicion të Komisionit të Mbrojtjes në
Senatin e SHBA-ve ka thënë: Masakra e Srebrenicës e kryer nga Serbët,
ku u vranë rreth 8000 boshnjakë, ka ardhur edhe si shkak i pjesëmarrjes
në forcat e UNPROFOR-it te ushtarët hollandezë të homoseksualëve.
Ngjarja e rëndë ku NATO është fyer përpara kriminelëve serbë ka të bëjë
me vitin 1995, ku ushtarë të NATO-s u lidhen për shtylla nga ushtarakët
serbë dhe pastaj u vranë pa asnjë mëshirë njerëz të pa armatosur në
Srebrenicë. Pamjet e turpshme të ushtarëve hollandezë të lidhur në
shtylla i kemi parë të gjithë. Sheehan në fakt, i ka vënë fajin
politikës së post luftës së ftohtë për ti “modernizuar” forcat e
armatosura për të lejuar edhe homoseksualët të marrin pjesë në ushtri.
Nejse, bomba mediatike ka nxehur polemikat dhe si Kryeministri
hollandez, ministri i Mbrojtjes dhe shumë shoqata të gay-ve kanë
reaguar tepër ashpër. Në fakt është thënë se ushtarët e NATO-s në atë
kohë ishin të armatosur lehtë dhe nuk kishin detyrë të luftonin pa
urdhër... e të tilla si këto. Si ta kuptosh “ushtarë që nuk ke urdhër
të mbrosh edhe veten me armën që ke”...!! Por ama polemikat kanë shkuar
edhe tek vendi ku diskutohet puna dhe detyra e përmbushur e ushtarëve
dhe sidomos atyre homoseksualë. Nuk është vetëm kjo, sepse në Indi ka
plasur një tjetër “bombë” mediatike, sepse në një qytet e pikërisht në
Mumbai një çift izraelian duan të marrin një fëmijë, ta adoptojnë dhe
ta rrisin së bashku. Biles në këtë vend që lejohet të japësh fëmijë
epruvete ka ligj që nuk lejohet martesa dhe homoseksualiteti...! Por ka
pasur edhe vende të tjera ku çifte homoseksualësh kanë dashur të
adoptojnë fëmijë disi më të rritur dhe aty kanë marrë edhe përgjigje...
“më mirë në uri... se sa të rriten apo rritet nga një çift
homoseksualësh”. Natyrisht që nuk ka mundësi që të mos ketë polemika
për një gjendje të tillë dhe një realitet që sa vjen e shtohet me të
drejtat e homoseksualëve, por që këto të drejta nganjëherë përplasen me
të drejtat e njerëzve heteroseksualë. Me të drejtat e njerëzve
heteroseksualë... me të drejtat e njerëzve normalë duhet thënë.
Po
ashtu ka disa dëshmi edhe në Europë që shumë prindër, kur marrin vesh
se mësuesi është gay, tentojnë të largojnë fëmijët... ose kur një
homoseksual tenton të punësohet në një vend ku trajnohesh apo merr
certifikata. Kërkesat për martesa dhe deri te mbajtja e fëmijëve apo
edhe të adoptimit si dhe liria e madhe tani në plotësimin e ligjeve që
vjen patjetër nga dëshira për mos persekutim të gay-ve, ka sjellë një
palosje të ligjeve për njerëzit dhe të gay-ve. Këtu tani vjen edhe ajo
që të bën disi dyshues për rrugën që ka marrë shoqëria e qytetëruar...
sidomos ajo pro-gay.
Me të vërtetë që unë jam i prirur të besoj një
gjeneral qoftë edhe në pension, kur thotë se një pjesë e atij tmerri në
Srebrenicë ishte edhe për shkak të homoseksualëve ndër ushtarë. Një
gjeneral, është gjithmonë një gjeneral. Sepse si po duket, me të
drejtat e jashtëzakonshme që homoseksualët po marrin dhe nga ligjet e
tepërta të karakterit gay-ok, akoma më shumë në liri se sa njerëzit
heteroseksualë, po shkon puna deri aty sa të besojmë se gay-t janë edhe
trima dhe për më tepër burra.
Nuk dua të them se nuk janë... fare...
por ama koncepti mbi luftën dhe sidomos për ushtrinë mund të besohet se
është dhe për femrën, por për homoseksualët dhe për më tepër se kryejnë
detyrat... kjo pastaj sikur të vret. Po të jetë e vërtetë se ushtarakët
hollandezë kanë lejuar të kapen, të dorëzohen dhe të veprojnë jo si
njerëz që plotësojnë detyrën si ushtarakë të vërtetë që plotësojnë
objektivin dhe kanë vendosur përpara detyrës deviacionin e tyre
seksual, kjo pastaj është tepër e rëndë.
Ligjet që homoseksualët të
mos persekutohen nga një shoqëri intolerante duhen, por të shkohet
pastaj deri aty sa të mbikalohet me të drejta edhe njeriu normal, kjo
pastaj është për të qarë hallin dhe mbi të gjitha është kundra
familjes. Sepse homoseksualët kërkojnë të gjitha të drejtat. Kanë të
drejtë të martohen heteroseksualët, tani ligjet duhet të vendosen se
kanë të drejtë të martohen edhe homoseksualët. Kanë të drejtë të bëjnë
ushtri heteroseksualët, tani kërkohet që kudo të kenë të drejtë të
bëjnë ushtri dhe të shërbejnë edhe homoseksualët, kanë të drejtë të
bëjnë fëmijë heteroseksualët, tani këtë të drejtë e kërkojnë edhe
homoseksualët me adoptime dhe epruveta...!! Kanë të drejtë të zgjidhen
deputetë heteroseksualët, tani po përgatiten të vendosin ligj (akoma në
rrugë strukturimi) që një përqindje e parlamentit të jetë homoseksual.
Kjo nuk është homofobi, por një realitet që duhet marrë seriozisht,
sepse me këto ritme bota po tenton të ndahet me të drejta hetero dhe
homoseksuale, dhe nuk besoj se është një ndarje normale brenda natyrës
dhe sidomos në mbrojtje të familjes, si qelizë bazë e shoqërisë së
sotme. Nuk mund të persekutohet prirja apo deviacioni homoseksual, por
nuk mund të inkurajohet ai si një virtyt, si e një e mirë e shoqërisë,
si një pasaportë për të qenë më i qytetëruar. Sepse nga një modë
kthehet në një sistem jetese, që duke pasur edhe ligjet inkurajuese në
krah, bën që pastaj edhe shtresa të caktuara të shoqërisë të ndjehen të
prirura të kalojnë “ylberin” për të pasur edhe benefice jo vetëm
shoqërore por edhe politiko-ekonomike.
Askush nuk duhet lejuar të
fyejë dhe shajë apo persekutojë një njeri që ka deklaruar se është
homo... por askush nuk duhet të marrë një fletë lavdërimi dhe ti thotë:
Bravo... ti je në rregull o mik. Sepse po shkon puna ta “ndjejmë veten
të persekutuar” ne që sot jemi shumicë dërmuese dhe po mundohemi të
jemi tolerantë dhe nuk dimë me saktësi nëse janë apo jo tolerantë pjesa
homo-deviacion e shoqërisë. Në fakt del një pyetje e madhe përpara
atyre që thonë “bravo” në çdo gjë. Çfarë edukate dhe cilësie familjare
do t’ju mësojë fëmijëve një mësues homoseksual që bashkëjeton (i
martuar) me një po të tillë? Çfarë... bie fjala për familjen, raportin
prindëror normal burrë grua, lindjen, dashurinë midis gjinive të
ndryshme...!!?
Dakord, jemi disi shoqëri e “prapambetur” por ama
(mbrojtësit e homoseksualizmit botëror) mos na i nxirrni
(homoseksualët) trima dhe për më tepër burra, në kuptimin si gjinor dhe
të fortë të fjalës, sepse kjo pastaj i kalon caqet e mirëkuptimit dhe
tolerancës. Pastaj fillon intolerancë (e dinë veten shtresë superiore
pikërisht homoseksualët) nga krahu tjetër dhe kjo nuk është normalisht
shoqëria që mban familjen dhe sidomos, mbron parimet e shoqërisë së
vërtetë humane. Ekzagjerimet nuk janë vetëm në intolerancën nga
heteroseksualët, kjo gjë po fillon dalëngadalë të përvijohet edhe në
sistemin deviat homoseksual. Nuk dyshohet se edhe një ushtar
homoseksual bën detyrën e tij, ndoshta ka edhe që mund të kenë dhënë
edhe jetën, por ka edhe prej atyre që homoseksualizmin e trajtojnë si
një cilësi nobile dhe me nivel të lartë shoqëror. Kjo tani të bën të
mendosh se ky lloj modernizmi, po tenton të prishë raportin më të
lashtë dhe akoma modern njerëzor, që është bashkimi gjenetik i dy
qenieve me seks të kundërt, për të krijuar një qenie tjetër dhe për ti
dhënë jetë, jetës. Këtë gjë normalisht dhe materialisht, por edhe
shpirtërisht në dashuri... nuk mund ta bëjnë homoseksualët. Këtë gjë...
jo, dhe këtu është dhe modernia dhe jeta. Te homoseksualët është
shpeshherë trilli dhe shumë herë deviacioni njerëzor.
| Tiranë | 5 | °C | |
| Prishtinë | -7 | °C | |
| Ulqin | -2 | °C | |
| Shkup | -7 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.20 | 142.03 |
| USD | 102.75 | 107.15 |
| GPB | 162.09 | 169.03 |
| CHF | 112.60 | 117.42 |