PASQYRA E SHTYPIT DITOR NĖ TIRANĖ E PRISHTINĖ

PASQYRA E SHTYPIT DITOR NĖ TIRANĖ E PRISHTINĖ

Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor të ditës së sotme deklaratat e delegacionit të PE-së pas takimeve me personalitetet e karta në Tiranë, rreth krizës politike në vend, shoqëruar edhe me atë të kreut të OSBE-së, Robert Bosch, i cili tha se hetimi i zgjedhjeve dështoi. Ato paraqesin edhe përfituesit e kredive për të pastrehët, si edhe faktin që gjatë muajit prill do të dyfishohet çmimi i ujit për familjarët. Sikundër, paraqitet e pasqyruar edhe intervista e ish-kryeparlamentarit Servet Pëllumbi, i cili tregon se bojkoti i PS-së nuk është më i dobishëm.

 
E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Kushtetuesja rrëzon ligjin e pronave”, i cili citon faktin se Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ligjin e qeverisë që i jepte kompetenca drejtorit të AKKP-së për rishikimin e vendimeve për pronat.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Dokumentat që duhen për të përfituar banesa sociale”.

“Gjykata e Apelit, ndryshohen akuzat për Alban Rexhën”, është një artikull që tregon se ish-kafazieri do akuzohet vetëm për prishje rendi dhe jo vrasje të policëve.

Ndërsa çështja e transparencës së zgjedhjeve mbërrin në numrin e sotëm të kësaj gazete përmes artikullit “Bosch: Komisioni hetimor dështoi”.

 
Gazeta “Panorama” publikon si artikullin e saj kryesor ditën e sotme atë me titullin “Të pastrehët/ Miratohen kreditë për shtëpi për 4523 familje”, i cili tregon listat e përfituesve të kredive për të pastrehët.

Një artikull tjetër i kësaj gazete në problematikën e krizës politike në vend është edhe ai me titullin “Pëllumbi: Bojkoti e bëri efektin e tij, e pajustifikueshme që PS të rrijë ende jashtë parlamentit”.

Ndërkaq, lidhur me hapjen e kutive, në këtë të përditshme do të gjeni artikullin me titullin “Bosch: Të zhgënjyer, që PS-PD nuk gjetën dot kompromis”.

Artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Nuk u pagua kredia pas vrasjes, banka padit Fatmir Xhindin”.

 
“Gazeta Shqiptare” ka si titull kryesor të saj “OMONIA krijon parti, përçahet minoriteti”, i cili tregon për partinë e re të krijuar nga minoriteti grek në vendin tonë.

“Albin Kurti: Shqipëria dhe Kosova bashkë, sa më parë aq më mirë“, është një artikull tjetër i kësaj të përditshmeje i cili i referohet kreut të Vetëvendosjes.

Ndërsa në një artikull të veçantë në këtë të përditshme do të lexoni intervistën me titull “Sabri Godo Nanos: Ndahuni nga Hoxha, po nuk shamë Ramizin nuk pa pranon populli”.

“Prill, çmimi i ujit do të dyfishohet për familjarët” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

 
Gazeta “Shqip” hapet me titullin kryesor “Bie komisioni, PD do 100 prokurorë”, i cili tregon reagimin e mazhorancës për hetimin e zgjedhjeve.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Pëllumbi: Të shpallen zgjedhjet e parakohshme”.

Ndërsa çështja e karburanteve në vend mbërrin në numrin e sotëm të kësaj gazete përmes artikullit “Rezervat shqiptare të naftës rriten me 20 %”.

“Gruaja më e vjetër lindi në kohën e xhonturqve dhe rron në ditët e NATO-s” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

 
E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor “PE: Heqja e vizave, para fillimit të verës”, i cili citon deklaratat e delegacionit të PE-së pas takimeve me personalitetet e karta në Tiranë, rreth krizës politike në vend.

Artikull tjetër i kësaj gazete në kuadrin e ligjit të SHISH është edhe ai me titullin “Meta: Ligji i ri për SHISH, do të konsultohet me BE dhe NATO”.

Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Studentë te privati, marifeti për të hyrë te shtetërori".

Ndërsa në rubrikën “politika” do të lexoni “PS refuzon zyrtarisht komisionin që kërkoi”.

 
Gazeta “Korrieri” hapet me titullin “Servet Pëllumbi: Zgjedhje të parakohshme, bojkoti i justifikuar”, i cili citon intervistën e ish-kryeparlamentarit Servet Pëllumbi, që tregon se bojkoti i PS-së nuk është më i dobishëm.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titull “Berisha propozon 100 prokurorë për të hetuar zgjedhjet e kaluara”, referuar propozimit të kryeministrit për hetimin e zgjedhjeve.

“OSBE: Të zhgënjyer nga komisioni hetimor i padobishëm” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të gazetave të publikuara më datën 23 mars 2010 në Prishtinë:

Gazeta “Bota sot”

QEVERIA PËRBALLET ME VETMINË, I KËRKON KFOR-IT T’I KRYEJË OBLIGIMET
Opozita e hutuar

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Thaçi: Pyetësori- një hap konkret drejt integrimit në BE
Parlamenti i grevave

Gazeta “Epoka e re”

RUGOVA KUNDËRKANDIDAT I DACIT?
“Është shume e mundur që anëtari i Kryesisë, Naser Rugova, të kandidojë për kryetar të LDD-së”, ka njoftuar një burim i gazetës brenda kësaj partie. “Rugova, ka thënë i njëjti burim, gëzon respekt të madh në LDD, madje njihet si kundërshtar i politikës së Nexhat Dacit”. Edhe pse redaksia e gazetës të hënën ka bërë përpjekje ta kontaktoj Naser Rugovën, ka qenë e pamundur

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Marrëveshja me “Bechtel & Enka” firmoset në fundjavë
Thaçi, ministrave: Bëhuni gati deri më 7 prill

Gazeta “Express”

NË DORË TË SHEFAVE
Nekibe Kelmendi, Idriz Vehapi, Alush Gashi, Zenun Pajaziti dhe Nenad Rashiq nuk janë në dijeni për mundësinë e largimit të tyre nga Qeveria. Thonë se kanë punuar mirë. Besojnë se do të vlerësohen nga shefat e tyre, Presidenti Sejdiu dhe Kryeministri Thaçi.

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Hapi i parë konkret
Nisin me arka fiskale

Gazeta “Koha ditore”

TENSIONE NDËRMJET SERBËVE NË VERI
Një prokuror i EULEX-it thuhet se është duke e hetuar politikanin radikal të serbëve në veri të Mitrovicës, Milan Ivanoviq. Zyrtarët e EULEX-it nuk dëshirojnë të falsin rreth arsyes për çka po hetohet politikani serb. Ivanoviq të dielën është rrahur dhe është përzënë nga një restorant në veri, pronari i të cilit e akuzon atë se qëndron prapa sulmit me bombë në këtë restorant, para dy vitesh

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Kacin: Në Bërdo, Kosova ishte pa flamur, pa emër shteti
Giffoni: Serbia nuk mund ta ndal Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së

Gazeta “Kosova Sot”

LDK, EDHE NJË MANDAT PËR SEJDIUN
“LDK-ja është e gatshme t’ia jap edhe një mandat tjetër si kryetar Fatmir Sejdiut. Për Kushtetutën, s’është problem”, thotë njëri nga drejtuesit e kësaj partie, Lutfi Haziri

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Autostrada me fondet nga PTK-ja de nga ANP-ja
Gjyqësori i korruptuar, pEci parashikon masa0

Gazeta “Lajm”

LLAFE
Prokuroria e Shtetit dhe Agjencia Kosovare kundër Korrupsionit po zhvillojnë negociata për arritjen e një marrëveshjeje për të tejkaluar telashet ndërinstitucionale për ta luftuar se më efektshëm korrupsionin. Lëndët që dërgohen nga AKK-ja në Prokurori, shpesh nga këta të fundit janë vlerësuar si lëndë të mangëta, lecka, informacione të grumbulluara pa përmbajtje

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Lubjana i hakmerret Beogradit
Mbrëmja që e ndryshoi historinë

Gazeta “Zëri”

SHTËPIA E BE-SË NË VERI, TË PREMTEN
Këtë e thonë për “Zëri” burimet perëndimore në Prishtinë. Serbët, të ndarë. Oliver Ivanovq mbështet Giffonin, ndërsa Milan Ivanoviq e kundërshton

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Riformatimi pret marrëveshjen Thaçi-Sejdiu
LDD: Kosova, shteti më i korruptuar në Evropë


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek