McAfee bëri me dije se më shumë se
400 milionë frekuentues të rrjetit Social Facebook, kanë qenë të
rrezikuar nga një sulm masiv i ditëve të fundit i organizuar nga disa
viruse të shpërndara përmes internetit me qëllim vjedhjen e
fjalëkalimeve dhe informacioneve të llogarive të përdoruesve.
Sipas të dhënave të deritanishme
është fjala për virusin mesazh i cili është dërguar gjatë tri ditëve të
fundit në miliona adresa ndërsa kompania McAfee ka thënë se e ka gjetur
mesazhin në miliona përdorues të saj ne platformën antivirus. adresa
e-mail nga e cila janë dërguar mesazhet është help@Facebook.com This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. Duket si e vërtetë por në fakt është e infektuar. Lajmërimi pretendon
se fjalëkalimi i përdoruesit është ndryshuar dhe ju kërkon të shkarkoni
një file ku sipas mashtrimit, ndodhet pasuordi i ri. Pikërisht “file”
që e-maili sugjeron për shkarkim, është një virus Trojan i cili
infekton kompiuterin e marrësit dhe informacionet i dërgon në adresën e
autorit të spam-it. Shumë përdorues të internetit dhe rrjetit Facebook
ranë viktimë e sulmit mashtrues edhe pse asnjë faqe online që operon me
fjalëkalime nuk i ndryshon ato vetvetiu nëse përdoruesi nuk e ka
kërkuar një gjë të tillë.
albeu