Koha, që të gjithë të ngrihemi në protesta për largimin e
kësaj qeverie e cila me papaftësinë dhe papaërgjegjshmërinë po shton
cdo ditë kostot e jetesës së shqiptarëve. Koha, të ngrihemi në
protesta kundër një qeverie që nuk ka legjitimitet për të qeverisur.
Këtë apel publik ka bërë deputetja Olta Xhaçka në një komunikim me
mediat në mesditën e së martës.
Më poshtë ju mund të lexoni të plotë deklaratën për shtyp të deputetes Olta Xhaçka:
Sali Berisha na flet për mirëqenie e për politika sociale por sot
shqiptarëve u duhet të përballen me një rritje të cmimit të energjisë
që i merr cdo familjeje mesatare shqiptare 30 për qind të të ardhurave
të tyre të pakta. Prandaj sot është koha që t'i bashkoheni protestës
sonë kundër kësaj qeverie.
Sali Berisha flet për rritje
ekonomike, por sot shqiptarët konsumojnë 18 për qind më pak ushqime si
pasojë e rritjes së papërballueshme të cmimit të zarzavateve, frutave e
të gjitha produkteve të tjera ushqimore. Prandaj sot është koha për
t'iu bashkuar protestës sonë.
Sali Berisha flet për ndihmën
ndaj biznesit shqiptar, por sot bizneseve, të medha e të vogla, po u
merret fryma nga politikat e mbrapshta ekonomike e tatimore të qeverisë
Berisha. Prandaj sot është koha për t'iu bashkuar protestës sonë.
Sali
Berisha flet për rritje rrogash dhe Sali Berisha ka të drejtë sepse ai,
dhe familja e tij biologjike e politike po përjetojnë sot një rritje të
ardhurash marramendëse në një kohë që anembanë vendit janë me qindra e
me mijëra familjet shqiptare që i shtohen radhëve të të varfërve e të
papunëve. Prandaj sot është koha për t'iu bashkuar protestës sonë.
Të
gjitha këto mashtrime dhe e gjithë kjo paaftësi e papërgjegjshmëri
pasojat e të cilës i vuajmë ne sot, vijnë si pasojë e deformimit të
vullnetit të shqiptarëve në 28 qershor. Sepse një qeveri që nuk varet
nga votat e qytetarëve për pushtetin e saj, nuk ka sesi t'u përgjigjet
nevojave, interesave, shqetësimeve dhe aspiratave të tyre. Prandaj sot,
më shumë se kurrë është koha për të protestuar kundër kësaj qeverie.
Për
të gjitha këto arsye dhe për atë mori problemesh që ne të gjithë i
përjetojmë në jetën tonë të përditshme, sot, u bëjmë thirrje
shqiptarëve që të na bashkohen në një valë të pandalshme protestash
kundër kësaj qeverie e cila sot më pak se kurrë, ka legjitimitetin për
të na qeverisur.
| Tiranë | 3 | °C | |
| Prishtinë | -6 | °C | |
| Ulqin | -2 | °C | |
| Shkup | -6 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.20 | 142.03 |
| USD | 102.75 | 107.15 |
| GPB | 162.09 | 169.03 |
| CHF | 112.60 | 117.42 |