Presidenti Topi nderoi sot me Urdhrin “Nderi i
Kombit”, artistin e madh të skenës dhe të kinematografisë shqiptare,
aktorin e pakrahasueshëm Sandër Prosi (pas vdekjes), me motivacionin: “Si
personalitet i shquar i skenës dhe i ekranit me kontribute të çmuara në
krijimin dhe konsolidimin e mëtejshëm të artit teatral dhe
kinematografik shqiptar.”
Në një ceremoni zyrtare të organizuar në mjediset e Institucionit të
Presidencës, pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit
të dekorimit nga Sekretari i Përgjithshëm, zoti Aleksandër Flloko,
Kryetari i Shtetit i dorëzoi zotit Aristidh Prosi, të birit të të
ndjerit, Urdhrin e lartë dhe dekretin përkatës në shenjë vlerësimi. Në
fjalën e tij me këtë rast, Presidenti i Republikës u shpreh:
Njerëzit e mëdhenj
si Sandër Prosi janë shenjtorët laikë të kohës sonë! Secili prej nesh
duke ardhur në këtë sallë, në vetvete do të ketë menduar se nuk jemi ne
që po nderojmë Sandër Prosin, por është pikërisht ai që na nderon ne me
veprën dhe sidomos me profilin e tij njerëzor.
Ai ishte një artist i fjalës. Një nga më të mëdhenjtë e fjalës shqipe.
Fjala për të nuk kishte sekrete, ai ishte i pushtetshëm ndaj saj
pikërisht në kohën kur fjala dhe liria e saj kishin marrëdhënien më
tragjike në këtë vend. Sandër Prosi ishte një nga kolonat e artit të
shtatë në Shqipëri.
| Tiranë | 2 | °C | |
| Prishtinë | -9 | °C | |
| Ulqin | -1 | °C | |
| Shkup | -9 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 135.90 | 141.67 |
| USD | 103.50 | 107.90 |
| GPB | 163.69 | 170.64 |
| CHF | 112.68 | 117.47 |