Central bėrthamor ne Shqipėri

 Central bėrthamor ne Shqipėri

Kryeministri italian Silvio Berluskoni ka përforcuar hipotezën e hedhur ne mënyre te vazhdueshme nga autoritetet shqiptare, për ndërtimin e një centrali bërthamor ne Shqipëri. "I referohem ndërtimit te një centrali bërthamor ne Shqipëri si pjese e një refleksioni me te thelle, ne një projekt bashkëpunimi me një vend mik," është shprehur nder te tjera Berluskoni, ne një interviste për "La Gazetta Del Mezzogiorno". Kryeministri italian i është përgjigjur ne ketë mënyre interesimit te gazetarit, nëse përmes një vendimi te tille rrezikohej qe t'i jepej një vendi tjetër regjia e prodhimit te energjisë ne rajon. Duke përforcuar idenë, Berluskoni është shprehur se këto hipoteza janë shqyrtuar tashmë në nivel teknik edhe nga Banka Evropiane e Investimeve. Ne kohen kur ne Itali po zhvillohet gjithnjë e me shume debati politik për zgjedhjet lokale, kryeministri italian hodhi poshtë idenë e ndërtimit të centralit në Pulia, pikërisht një nga rajonet qe ka kundërshtuar një projekt te tille. Duke shuar shqetësimet brenda vendit te tij, Berluskoni nga ana tjetër ka siguruar se Italia duhet te shikoje mundësitë për te ulur kostot e energjisë elektrike. Por ne fakt ideja e ndërtimit të një centrali bërthamor në Shqipëri nuk është e re. Pavarësisht deklaratave te Berluskonit, është kryeministri Berisha ai qe ne mënyrë te përsëritur është deklaruar i gatshëm për nisjen e procedurave për ndërtimin e një projekti të tillë. Qeveria shqiptare pak ditë më parë miratoi vendimin për krijimi i Agjencisë Kombëtare Bërthamore, si institucion qendror në varësi të Kryeministrit, e cila synon ti hapë rrugën ngritjes së infrastrukturës për centralin bërthamor në vend.


Vizion +
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek