PASQYRA E SHTYPIT DITOR NĖ TIRANĖ E PRISHTINĖ

PASQYRA E SHTYPIT DITOR NĖ TIRANĖ E PRISHTINĖ

Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor të ditës së sotme reagimin e Bashkimit Evropian mbi zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri. Ato paraqesin edhe listat e reja të legalizimeve në Durrës. Ndërkaq, një argument tjetër i të përditshmeve sot është edhe ai i akuzave përfundimtare të prokurorisë ndaj Aldo Bares. Sikundër, paraqitet e pasqyruar edhe çështja e të dhënave personale, me daljen kundër të deputetëve për deklarimin e pasurisë prej qytetarëve të thjeshtë.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Kuvendi miraton sot varrezat greke”, i cili citon faktin se sot në Kuvend pritet të miratohet ligji që cakton dy varreza të reja me ushtarë grekë në vendin tonë.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Legalizimet, fituesit në Tiranë dhe Durrës”.

“Arrestohet presidenti i Burrelit, rrahu arbitrin”, është një artikull që flet për incidentin e ndodhur me një drejtues ekipi.

Ndërsa çështja e homoseksualitetit mbërrin në numrin e sotëm të kësaj gazete përmes artikullit “Sherr në Big Brother, Miri nga Vlora: Klodi më futi duart”.

 
Gazeta “Panorama” publikon si artikullin e saj kryesor ditën e sotme atë me titullin “Deklarimi i pasurive/ Komisioni i Ligjeve, rebelohen deputetët”, i cili tregon reagimin e deputetëve në komision duke diskutuar për të dhënat personale.

Një artikull tjetër i kësaj gazete në këtë problematikën e 11-vjetorit të bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë është edhe ai me titullin “Milo: Nano takoi me kokën e vet Milosheviçin, Rugova u rebelua për shkak të Rexhep Qoses”.

Ndërkaq, lidhur me hapjen e kutive, në këtë të përditshme do të gjeni artikullin me titullin “Montobio dhe BE: Zgjidhni krizën, duhet pajtimi PS-PD”.

Artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Apeli i familjes, vëllai i Xhindit: Mos ia bllokoni shtëpinë, do mbeten rrugëve fëmijët”.

 
“Gazeta Shqiptare” ka si titull kryesor të saj “Dosja, kush është Aldo Bare, kreu 25 vrasje”, i cili tregon akuzat përfundimtare të prokurorisë ndaj Aldo Bares

“Të huajt: Rrezikoni Evropën, PD të lëshoje pe“, është një artikull tjetër i kësaj të përditshmeje i cili i referohet deklaratës së ndërkombëtarëve për krizën politike.

Ndërsa në një artikull të veçantë në këtë të përditshme do të lexoni atë me titull “Skandali, librat u blenë me çmime të larta”, referuar fakteve të reja nga një skandal me tenderat për librin shkollor publikuar disa numra më parë nga “GSH”.

“Botimi i ri/ Namik Dokle: Ngjela dha ide për librin, s’ka paralele mes meje dhe Blushit” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

Gazeta “Shqip” hapet me titullin kryesor “BE, dje s’na pranonin, sot vonojmë”, i cili tregon reagimin e Bashkimit Evropian mbi zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Turbekulozi kthehet frikshëm, 500 raste të reja”.

Ndërsa çështja e ndryshimeve në komisariate mbërrin në numrin e sotëm të kësaj gazete përmes artikullit “Rokada e shefave të Rendit në komisariatet e Tiranës”.

“Lushnjë dhe Fier, 850 nëna mashtrohen me shpërblimin” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor “Eurodeputetët: Vizat do të hiqen, pavarësisht situatës politike”, i cili i referohet deklaratës së bërë nga tre eurodeputetë, sipas të cilëve kriza e krijuar në vend, nuk do ndikojë fare për heqjen e vizave.

Artikull tjetër i kësaj gazete në kuadrin e problematikës së 11-vjetorit të bombardimeve të NATO-s mbi Serbi është edhe ai me titullin “Paskal Milo: Thaçin e ruante shteti ynë, Ibrahim Rugova nuk besonte te pavarësia”.

Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Vuan sëmundjen e djalit, nëna zhytet në vetëflijim".

Ndërsa të listuara do të lexoni “Legalizimet, 2236 familjet që përfitojnë në Durrës”.

 Gazeta “Korrieri” hapet me titullin “BE: Kriza, komision i ri në Kuvend për hetimin  zgjedhjeve”, i cili flet për reagimin e Bashkimit Evropian mbi zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titull “Centrali bërthamor në Shqipëri, jo në Pulia”, referuar deklaratës së kryeministrit italian.

“Borxhet e biznesve, rrezikoni portofolin e kredive” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

“Botuesit e Shqipërisë dhe Kosovës, jashtë Panairit të Lajpcigut”, i referohet çështjes së botimeve shqiptare.

Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të gazetave të publikuara më datën 25 mars  në  Prishtinë

Gazeta “Bota sot”

ANTISHQIPTARË

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Ndërhyrja që ndryshoi historinë
Strategji e përçarjes dhe e ndarjes

Gazeta “Epoka e re”

LDK NUK KËRKON BASHKIM, POR NËNSHTRIM
Flet për “Epokën e re” Naser Rugova

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Thaçi: Të gjithë e përkrahin strategjinë për veriun
Certifikohen për zgjedhje në Istog
PDK,LDK,AAK,AKR dhe LDD

Gazeta “Express”

SHEFAT S’E KANË LEHTË
Hajredin Kuçi thotë se partnerët e koalicionit kanë bërë konsultime për riformatizimin e Qeverisë, por LDK ende nuk ia ka dërguar emrat kryeministrit Thaçi.

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Gurë kundër protestantëve
Rryma nuk shtrenjtohet

Gazeta “Koha Ditore”

EULEX-I ENDE NË PËRPJEKJE PËR TË QENË FUNKSIONAL NË VERI
Në planin “hap pas hapi”, zyrtarët e Brukselit e kanë parë si nevojë emergjente dhe të domosdoshme “instalimin e një Eulex-i funksional dhe efikas në tërë Kosovën Veriore” deri në fund të këtij viti, duke konfirmuar kështu që misioni ende nuk është funksional në tërë Kosovën.

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Debat për Ballkanin pa Bosnjën e Kosovën
Kosova pa strategji konkrete për kthimin e artefakteve

Gazeta “Kosova Sot”

KOSOVA RUAN 25% TË AKSIONEVE NË PTK
Privatizimi i PTK-së parashihet të ndodhë në shtator të këtij viti. 10 kompani shprehën interesim për procesin. Krerët e tenderit nuk janë përcaktuar ende, ndërsa Kuvendi do të ketë mundësi të përfshihet në vendimmarrje.

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Korrupsioni rrezikon raportin e progresit
Njëqind mijë faqe ligje për Kosovën

Gazeta “Lajm”

PARA PËR DOSTAT!
Drejtorit të Departamentit për Shërbimet Shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë nuk i është vazhduar kontrata pas skadimit të saj. Ai është duke i kryer të gjitha funksionet në atë pozitë. Nga fondi për kuadro për këtë pozitë janë ndarë 300 euro shtesë të pagës, duke e cilësuar pozitën si të lirë.

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Tre muaj, një njohje
S’ka vende të reja pune

Gazeta “Zëri”

SIGURI “AD HOC” e shtetit
Këshilli i Sigurisë së Kosovës vazhdon tymos ketë një draft përfundimtar të strategjisë për Siguri Kombëtare. Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Kosova rrezikon miqësinë me Britaninë
Shqetësimet e investitorëve për PTK-në


noa,kosovapress
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek