Bertina “Me Erionin nuk është thjesht pëlqim”
Bertina dhe Erioni janë në kuzhinë duke u munduar që të hanë diçka. Aty ndodhet edhe Tatiana. Tatiana i thotë Bertinës dhe Erionit se ajo nuk i sheh si të dashuruar mes tyre, por vetëm pëlqimin sheh nga ana e të dyve dhe se uron që të dy të dashurohen me njëri-tjetrin kur të dalin jashtë shtëpisë dhe të mos qëndrojnë thjesht në pëlqim. Bertina i thotë se mes saj dhe Erionit nuk është thjesht pëlqimi, por ka diçka më të fortë se kaq. “Nëse do të ishte pëlqim nuk do të merrja mundimin që të krijoja një lidhje brenda BB” thotë Bertina duke shtuar se gjëja e fundit që mendonte të bënte kur hyri në BB ishte pikërisht kjo, por njenjat që pati bënë që ajo të krijonte këtë raport lidhjeje. Bertina thotë se duke u nisur nga qyteti i vogël nga ajo vjen, mentaliteti e disa kritere të tjera që ajo i ka vënë vetes, nuk do të kishte pranuar që të lidhej me ERtionin nëse do të kishte vetëm ndjenja sipatie ndaj tij. Tatiana e pyet Bertinën nesë historia e saj me Erionin do të vashtojë edhe jashtë BB. Bertina i thotë se ajo mendon shumë që lidhja e tyre të zgjasë sepse nëse do të mendonte që do të ishte vetëm pjesë e spektaklitm, nuk do ta kishte krijuar këtë lidhje. Më pas Tatiana e pyet për fillimin e lidhjes së tyre dhe Bertina i tregon për ditëlindjen e Erionit gjatë qëndrimit në shtëpinë e vjetër ku Bertina e shtyrë edhe nga banorët e tjerë, filloi të luante rolin sikur ishte e dashuruar pas Erionit. Aty filluan ndjenjat e të dyve. Në guzhinë vjen Edi i cili ngacmon Erionin se puthja mes të dyve ka ndodhur përpara se ata të kalonin në shtëpinë e re. Erioni qesh the rrefen se me Bertinën janë puthur për herë të parë kur Edi gjatë një prove fitoi gjatë spektaklit të së shtunës disa jorganë dhe njërin prej tyre e ia dha Bertinës. Puthja e parë me tyre ndodhi pikërisht atë natë poshtë jorganit që Bertina mori dhuratë nga Edi. Edi qesh dhe thotë se ishte kënaqësi për të që kishte kontibuar në lidhjen e tyre. Më pas djemtë dalin në jashtë, ndërsa Bertina vazhdon t’i tregojë Tatianës për publikimin e lidhjes së tyre. Tatiana i thotë se lidhja e tyre është një gjë shumë e bukur dhe shpreson që të zgjasë sa më shumë. Bertina i thotë se Tatiana i thotë këto fjalë ngaqë i ka parë që ata grinden dhe debatojnë. Tatiana i thotë se ajo po sheh tek ata një çift ndryshe që nuk janë gjithë kohës vetëm, duke u puthur, ose duke u grindur, por janë gjithandej, me të gjithë dhe aktivë në çdo situatë dhe kjo gjë Tatianës i pëlqen shumë në lojën e tyre në BB. Bertina i thotë se ajo me Erionin e kanë të vështirë lojën sepse duhet që edhe të mos lëndojnë njëri-tjetrin dhe thekson se për të nëse lidhja e tyre do të rezistojë brenda shtëpisë, kjo është një provë e madhe për ndjenjat e tyre.
Haki dhe Bertina sqarohen
Pasi sqarohen Bertina dhe Erioni shkojnë në dhomën e gjumit ku ndodhen edhe banorët e tjerë. Bertina ulet të bisedojë me Kikën duke u munduar që të sqarojnë disa keqkuptime ndërmjet tyre. Ata kanë qënë shumë miq dhe pjestarë të të njëtit grup. Bertinës i ka ngelur hatri nga sjellja e Hakiut ndaj saj gjatë kësaj jave dhe nga disa shprehje të tij. Ajo i thotë se ka vënë re që Hakiu ia ka marrë me të keq disa shaka që ajo ka dashur të bëjë me të. Kika i thotë se kjo nuk është e vërtetë dhe se ai është munduar që t’ia thotë gjërat në sy gjithësecilit dhe të njëjtën gjë ka bërë dhe me Bertinën. Bertina i thotë se ajo është mërzitur nga disa reagime dhe fjalë të Kikës në sy të banorëve të tjerë ku për shëmbull ai i thoshte që Bertina flet me zë të lartë. Hakiu i thotë se nuk ia ka pasur me të keq, por ai mundohet që t’i thotë gjërat drejtpërsëdrejti çdokujt. Bertina i thotë se ajo nuk ka dyshime në miqësinë me s tyre, por Kika dashur padashur e ka lënduar me disa komente të tijat. Ajo thotë se për miqësinë që ata kanë krijuar në shtëpi donte që të sqaronte gjërat me të dhe më tej shton se ata duhet që për hir të këtyre mardhënieve t’ia lehtësojnë më tepër situatën njëri-tjetrit dhe jo ta rëndojnë akoma më shumë sidomos kur janë në nominim. Edhe Kika i thotë të njëjtën gjë duke i bërë të qartë se ai e kupton nervozizmin e saj dhe nëse ajo do, të dy mund të bisedojnë në çdo moment për problemet që kanë. Kështu të dy sqarohen dhe largohen për t’u marrë me punët e tyre
Çifti zgjidhin problemin “Olta”
Erioni dhe Bertina debatojnë me tone të larta duke mbrojtur secili veprimet e veta në lidhje me problemin “Olta” mes tyre. Konflikti për qëndrimin e Erionit ndaj Oltës ka disa kohë që hap debate dhe zënka mes çiftit. Herë pas here ata diskutojnë duke i kërkuar njëri-tjetrit ndryshime në selljen e tyre ndaj Oltës. Erioni insiston në të njëjtat fjalë duke i thënë Bertinës se mes tij dhe Oltës ka vetëm shoqëri dhe nuk sheh asgjë të keqe në puthjet dhe përqafimet e tij shoqërore me Oltën. Bertina i thotë se ai nuk arrin ta kuptojë atë dhe se Bertina i kërkon që Erioni të largohet nga Olta, por vetëm për të shmangur provokimet që Olta bën ndaj saj. Ajo thotë se nuk është xheloze ndaj Oltës, por Erioni i thotë se është lodhur nga zënkat që sipas tij lindin nga xhelozia e Bertinës ndaj shoqërisë që ai ka me Oltën. Bertina i thotë se ajo nuk i ka kërkuar asnjëherë që ai të mos përqafonte Gracielën, Pamelën apo edhe ndonjërën nga vajzat e tjera, por për Oltën in kërkon një gjë të tillë vetëm sepse Olta e bën për të provokuar dhe ofenduar Bertinën. “Të kam thënë ndonjëherë pse përqafove ndonjërën nga vajzat e tjera?” thotë Bertina. Erioni i thotë se ai kërkon që tia shpjegojë ajo se përse për vajzat e tjera nuk bëhej xheloze. Bertina i thotë se ajo ia ka thënë disa herë se ajo nuk është xheloze dhe i thotë se nëse ai do që të ketë një mardhënie më shumë se shoqërore me Oltën mund ta ketë kur të dojë. “Unë me atë femën nuk e krahasoj veten fare, por dua që ti të kuptosh se në disa raste gjërat bëhen me tendencë për të ulur dhe ofenduar Bertinën” i përgjigjet Bertina Erionit. Pas një kohe të gjatë debatesh për këtë pikë Bertina i thotë Erionit se që tani e tutje ajo nuk do të ndërhyjë fare në mardhënien e Erionit me banorët e tjerë dhe kërkon që edhe ai të bëjë të njëjtën gjë. Përsa i përket faktit të lidhjes së tyre të dy thonë se do të mundohen që ta veçojnë atë nga loja në BB. Të dy vendosin që të mos diskutojnë më për Oltën dhe secili të bëjë lojën e tij i veçuar nga lidhja dhe të mundohen të respektojnë edhe lidhjen e tyre pa i kaluar limitet e lejuara. Kështu ata zgjidhin “peoblemin Olta” në lidhjen e tyre duke pritur tashmë që secili të respektojë kushtet që i kanë vënë vetes dhe njëri-tjetrit.
Bertina dhe Erioni sqarohen
Bertina dhe Erioni vazhdojnë bisedën e lënë përgjysmë pak kohë më parë. Bertina i thotë Erionit se i vjen inat që ai është sjellë në një mënyrë sot, krejt ndryshe nga ajo se cfarë kishin lënë me njeri-tjetrin një natë më parë ku sipas saj, ai është sjellë me mendjemadhësi, me një sjellje të papëlqyeshme. Ajo thotë se një natë më parë vëndosën që të përpiqeshin ta kuptonin njeri-tjetrin dhe shprehet se edhe pse nuk kuptohen, ata nuk bëjnë dot pa njeri-tjetrin. Erioni mendon se ata nuk kuptohen sepse të dy menojnë se vetë e kanë mirë, ndërsa tjetri gabim. Bertina i thotë se nëse ai nuk do t’i bënte disa gjëra të vogla, ata do ishin më mirë, por Erioni ia kthen se nëse ajo do t’i toleronte këto gjërat e vogla, do ishin më mirë. Ajo i kërkon që për lidhjen ai duhet të bëjë disa gjëra, si përshembull ta respektojë atë, por sipas Erionit, ajo nuk po arrin ta kuptojë se ai po e bën këtë gjë. bertina mendon se po humbasin me këtë sjellje që vetëm zihen e sqarohen, duke harruar kështu lojën. Ata flasin edhe për provokimet dhe Bertina shprehet se me anë të tyre, ajo shikon reagimin e tij dhe e njeh se kush është ai. Ajo shton se përvec provokimeve të saja, ai bie pre edhe e provokimeve të të tjerëve. Ajo tregon se gjatë gjithë kësaj kohe ka qënë e mërzitur e del në sy të të tjerëve si budallaqe për shakak të sjelljeve të tij. Ai e pyet nëse edhe ajo ka faj, por Bertina mendon se edhe nëse ka, janë pasoja të sjelljes së tij, që ai nuk e kupton gjendjen e saj. Erioni është dakord me të kur ajo thotë se kanë harruar lojën dhe shton se ajo përvec lidhjes me të, nuk do mbajë mend gjë tjetër nga BB. Bertina e pyet se përse nuk i mendoi që në fillim këto gjëra, para se të lidheshin, por Erioni përgjigjet se tani erdhën këto situata, ndërsa Bertinës nuk i vjen mirë nga këto fjalë. Ajo i kërkon që ta lënë fare këtë lidhje e të sillen sikur nuk ka ekzistuar, ashtu si të tjerët. Erioni nuk do që të ndodhë kjo gjë dhe i thotë që të përpiqen të mirkuptohen, por sipas Bertinës, veprimet e tij vazhdojnë të jenë po njësoj. Bertina shprehet se të dy kanë faj dhe se gjërat i mendojnë ndryshe. Ajo thotë se shpesh i ka kapërcyer shumë situata ose ka bërë një vesh të shurdhët, por i takon edhe atij që të mos bëjë veprime ofenduese për të. Bertina i thotë se me pak diplomaci e takt edhe ai mund t’i shmanget provokimeve, por Erioni mendon se nuk ka rënë pre e tyre.
| Tiranë | 2 | °C | |
| Prishtinë | -8 | °C | |
| Ulqin | -1 | °C | |
| Shkup | -8 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 135.90 | 141.67 |
| USD | 103.50 | 107.90 |
| GPB | 163.69 | 170.64 |
| CHF | 112.68 | 117.47 |