Rusia ofron bursa studimi universitare dhe pasuniversitare për vitin akademik 2010-2011

Rusia ofron bursa studimi universitare dhe pasuniversitare për vitin akademik 2010-2011

Në bazë të marrëveshjes bilaterale të bashkëpunimit në fushën e arsimit, Qeveria e Federatës Ruse ofron 25 (njëzetepesë) bursa studimi për në universitetet publike të Rusisë, 20 (njëzet) bursa për studime universitare dhe 5 (pesë) bursa për studime pasuniversitare, për vitin akademik 2010-2011.

Kandidatët e interesuar për këto bursa studimi duhet të paraqesin pranë Sektorit të Marrëdhënieve me Jashtë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, brenda datës 30 prill 2010, dokumentet e mëposhtme:

Për studime universitare:

  1. Kërkesën për studime, duke specifikuar degën në të cilën kandidati dëshiron të studiojë;
  2. Vërtetimin e notave për tri vitet e para dhe të  semestrit të parë të vitit të katërt të shkollës së mesme. Ky vërtetim duhet të jetë i firmosur nga Drejtoria ose Zyra Arsimore e rrethit përkatës;
  3. Raportin mjekësor për aftësi studimesh;
  4. Raportin mjekësor për virusin SIDA;
  5. Certifikatën e lindjes ose fotokokopjen e kartës së identitetit;
  6. Kopjen e pasaportës (pasaporta duhet të jetë e vlefshme për një periudhë kohore deri në një vit e gysëm mbas hyrjes në Rusi);
  7. 7 fotografi 4 cm x 6 cm

Për studime pasuniversitare:

  1. Kërkesën për studime, duke specifikuar degën në të cilën kandidati dëshiron të studiojë;
  2. Fotokopjen e noterizuar të diplomës së shkollës së lartë;
  3. Listën e notave;
  4. Dy rekomandime nga profesorë të universitetit;
  5. Listën e artikujve shkencore të botuar (nëse ka të tilla), ose një përshkrim të shkurtër të temës së studimit të ardhshëm;
  6. Certifikatën e lindjes ose fotokokopjen e kartës së identitetit;
  7. Kopjen e pasaportës (pasaporta duhet të jetë e vlefshme për një periudhë kohore deri në një vit e gysëm mbas hyrjes në Rusi);
  8. Raportin mjekësor për aftësi studimesh;
  9. Raportin mjekësor për virusin SIDA;
  10. 7 fotografi 4 cm x 6 cm

Ministria e Arsimit të Federatës Ruse njofton se për studime universitare në degën  e  drejtësisë  akordohet vetëm një bursë.

Për realizimin e programit të studimeve, të gjithë studentët që nuk dinë gjuhën ruse duhet  t’i nënshtrohen vitit përgatitor të gjuhës, i cili fillon në shtator  2010.

Mosha e rekomanduar për kandidatët që dëshirojnë të ndjekin studimet universitare, ose për programet e studimit të nivelit master, është deri në 25 vjeç, ndërsa për kandidatët që dëshirojnë të ndjekin studimet në aspiranturë, është deri në 35 vjeç.

Meqenëse masa e bursës është tepër e vogël, studentët duhet të paguajnë vetë shpenzimet e ushqimit, të cilat shkojnë deri në 300 USD në muaj, si dhe siguracionin shëndetësor në shumën deri në 250 USD në vit.


MASH
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek