Gjeniu refuzon 1 milion dollar pėr zgjidhjen e problemit matematikor

Gjeniu refuzon 1 milion dollar pėr zgjidhjen e problemit matematikor

Dr. Grigory Perelman, gjeniu rus i matematikës, ka refuzuar shpërblimin për zgjidhjen e njërit prej problemeve më të rënda matematikore të hipotezës Poincare, raporton “Daily Mail”.

 

Perelman (44), i cili konsiderohet si njëri prej njerëzve më të zgjuar të kohës së sotme, tha se nuk dëshiron të marrë shpërblimin, pasi nuk ka nevojë për para.

 

Fqinjët e tij thanë se ai jeton në një shtëpi të vogël, ku gjendet vetëm një tavolinë, një karrige dhe një krevat me dyshek të pistë, të lënë nga pronarët e mëparshëm të shtëpisë.

 

Perelman, javën e kaluar është shpallur fitues i çmimit prej një milion dollarë, të ofruar nga Clay Mathematics Institute (CMI) nga Cambridge, në Massachusetts, për zgjidhjen e problemit, që gjatë gjithë shekullit të kaluar ka hutuar matematikanët në gjithë botën.

 

Katër vjet më parë, pasi që dërgoi zgjidhjen e tij të hipotezës Poincare, Perelman nuk u paraqit në ndarjen e çmimit prestigjioz nga Aleanca Ndërkombëtare e matematikanëve në Madrid.

 

“Nuk më interesojnë paratë e as lavdia. Nuk dua të më ekspozojnë në publik si kafshët në kopshtin zoologjik. Nuk jam hero i matematikës. E as nuk jam aq i suksesshëm që të gjithë të më shikojnë”, deklaroi atëherë Perelman.


Infosot
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek