Shtëpia e Bardhë po i del në mbrojtje vendimit të presidentit Barak
Obama për të emëruar 15 zyrtarë në pozicione të larta të administratës
duke anashkaluar nevojën e miratimit nga Senati.
Në një
intervistë televizive sot, këshilltari i Shtëpisë së Bardhë David
Axelrod tha se shumë nga 77 kandidaturat e administratës për poste të
larta federale janë bllokuar për disa muaj nga taktikat penguese të
republikanëve. Ai tha se presidenti vendosi të bëjë këto 15 emërime
gjatë sezonit të pushimeve të Senatit, në mënyrë që zyrtarët të fillojnë
punët e rëndësishme në një numër agjencish federale.
Si
presidentët republikanë ashtu edhe ata demokratë e kanë përdorur këtë
taktikë qindra herë për të anashkaluar nevojën e konfirmimit në Senat.
Partitë opozitare gjithnjë e dënojnë taktikën si një abuzim të fuqisë
presidenciale.
voa