PASQYRA E SHTYPIT DITOR NĖ TIRANĖ E PRISHTINĖ

PASQYRA E SHTYPIT DITOR NĖ TIRANĖ E PRISHTINĖ

Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor të ditës së sotme deklaratat e bëra nga presidenti Topi gjatë një interviste televizive mbi çështjet e raporteve me Greqinë. Ato paraqesin edhe faktin sesi ish-ministri i Brendshëm në ’97-ën, Agim Shehu, ka fituar në gjykatë 100 mijë euro. Ndërkaq, një argument tjetër i të përditshmeve sot është edhe KLSH-së i cili del kundër punës së prokurorëve. Sikundër, paraqitet e pasqyruar edhe çështja e krizës politike, përmes reagimeve të ndryshme të palëve.

 
E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Sa të sigurta janë paratë e shqiptarëve”, i cili citon të dhënat e raportuara nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave në parlament.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Agim Shehu shpërblehet me 140 milionë lekë”, i cili paraqet vendimin e gjykatës për ish-ministrin e Brendshëm në ’97-ën.

“Racizmi grek, studentët në protesta kërkojnë reagimin e shtetit”, është një artikull që flet për reagimet në Shqipëri ndaj videos greke.

Ndërsa çështja e përplasjeve KLSH-Prokurori paraqitet në artikullin “Prokuroria pengon abuzimet, Çeku: Ne i denoncojmë por prokuroria mbyll hetimet”.

 
Gazeta “Panorama” publikon si artikullin e saj kryesor ditën e sotme atë me titullin “Reagon Topi: Dakord me varret, të nderohen çamët”, i cili tregon reagimin e presidentit për raportet me Greqinë.

Një artikull tjetër i kësaj gazete në problematikën e debatit të hapur së fundmi mbi homoseksualët është edhe ai me titullin “Dritëro Agolli: Homoseksualët janë degjenerim i shoqërisë, Evropa mos na i shesë si vlera”.

Ndërkaq, lidhur me ndarjen nga jeta të aktorit Agim Qirjaqi në këtë të përditshme do të gjeni artikullin me titullin “Miqtë e Qirjaqit: Agonia nga spitali, në shtëpinë e kurës”.

Artikull tjetër i kësaj gazete në kuadrin e legalizimeve është edhe ai me titullin “ALUIZNI: Qytetarët të marrin formularët”.

 
“Gazeta Shqiptare” ka si titull kryesor të saj “Aneta Rama: 20 vjet, nuk e fal Sali Berishën, e mbushi kupën”, i cili tregon reagimet e nënës së kryesocialistit Edi Rama përmes një interviste ekskluzive.

“Shkarkim i padrejtë në 1997, Agim Shehu fiton në gjyq 100 mijë euro”, është një artikull tjetër i kësaj të përditshmeje.

Ndërsa në një artikull të veçantë në këtë të përditshme do të lexoni atë me titull “Krasta ‘tall’ Koronën: M’u lutën që të të intervistoja”.

 “Myftiu i Beratit: Stop financimit nga terroristët” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

 
Gazeta “Shqip” hapet me titullin kryesor “Kuvendi: Të kontrollohet KLSH-ja”, i cili tregon reagimin e mazhorancës për punën e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Ekspertë austriakë, për gjyqet e banorëve të Jalit”.

Ndërsa çështja e krizës politike në vend mbërrin në numrin e sotëm të kësaj gazete përmes artikullit “Kriza politike, Parlamenti Evropian sjell raporterin për vëzhgim”.

“Shteti si pronari, braktisen në Libi 11 marinarë shqiptarë” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

 
E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor “Vizat, PE: Nuk ka asnjë pengesë teknike për vizat”, i cili i referohet deklaratës së një eurodeputeti mbi zhvillimet në vend.  

Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Topi: Jo zërave të çjerrë nacionalistë”.

Artikull tjetër i kësaj gazete në kuadrin e problematikës së legalizimeve është edhe ai me titullin “Berati dhe Shkodra, qytetet që do legalizojnë shtëpitë me bono privatizimi".

Ndërsa në rubrikën “sociale” do të lexoni “Kalon ligji, dhënia e tokave me qera, Gjana: Nuk preket aspak pronësia”.


Gazeta “Korrieri” hapet me titullin “Topi: Ok varrezave, por duhet edhe obelisk për çamët në Greqi”, i cili flet për reagimin e presidentit të Republikës lidhur me përplasjet me palën greke.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titull “Basha: Shqiptarët pa viza para Krishtlindjeve”.

“Çeku i  KLSH-së sulmon prokurorët: Janë pa nivel” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

“Papulias kundër thirrjeve raciste, Athina dënon djegien e flamurit grek”, i referohet reagimit të palës greke ndaj protestave në Shqipëri.

Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të gazetave të publikuara më datën 30 mars 2010 në Prishtinë:

Gazeta “Bota sot”

QËNDRIMIN E GJERMANISË NUK MUND TA NDRYSHOJË GJND-ja
Sejdiu e Thaçi takuan ministrin e Mbrojtjes të Gjermanisë

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Kryeministri ende pa vendim për ndryshime në Qeveri
Ministria e Shëndetësisë bllokon punën e rezonancës magnetike

Gazeta “Epoka e re”

RIFORMATIMI I QEVERISË, BRENDA 24 ORËSH
Procesi i riformatimit të Qeverisë hyn në fazën finale

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Qytetarët do të më mbajnë mend gjatë
Sot protestë në orën 12:00

Gazeta “Express”

SHTATË MINISTRA NDJEKIN AUTORËT
Shtatë ministra janë në ethe për të ardhmen e tyre, megjithëse asgjë nuk është komunikuar zyrtarisht. Hashim Thaçi dhe Fatmir Sejdiu po vazhdojnë konsultimet për emrat e rinj.

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Edhe pak mision
Për drejtësinë pak shpresë

Gazeta “Koha ditore”

KREDIBILËT SHKOJNË, KREDIBILËT VIJNË
Shtohen spekulimet për ndryshime në Qeveri, kryeministri nuk flet për emrat

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Hetohet vdekja e dyshimtë e një vajze të operuar në spital privat
Gjermania u bashkohet kërkesave për luftë kundër korrupsionit

Gazeta “Kosova Sot”

THAÇI: ENERGJI TË REJA NË QEVERI
Riformatmi, presidenti Sejdiu i painformuar

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
A është Gjykata Kushtetuese e Kosovës pronë private e Enver Hasanit?
Klinton letër Hysenit, rikonfirmon mbështetjen për Kosovën

Gazeta “Lajm”

MBETET XHUNGËL
Komuna e Prishtinës zvarrit procesin e legalizimit të objekteve pa leje në kryeqytet

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Në shesh për drejtësi
Shkyçja kolektive e papranueshme

Gazeta “Zëri”

AHMETI SHKON GJATË JAVËS
Kryeministri Thaçi tashmë e ka njoftuar drejtorin e Policisë së Kosovës, Sheremet Ahmeti, për largimin e tij

Vijojnë disa nga titujt Polici i harruar
Thaçi nuk i përmend emrat
Shkakrkohet drejtori i Valës


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek