Presidenti Barak Obama nënshkroi sot projektligjin që finalizon
reformën e tij historike të shërbimit shëndetësor dhe ndryshon
rrënjësisht programin e dhënies së huave për pagesën e shkollës nga
studentët.
Zoti Obama e nëshkroi ligjin në një universitet
shtetëror të Virxhinas, në periferi të Washingtonit. Ligji i ri
përfshin një sërë korrigjimesh në reformën e kujdesit shëndetësor që
zoti Obama e nësnshkroi javën e kaluar.
Një numër ligjvënësish
demokratë në Dhomën e Përfaqësuesve kërkuan disa ndryshime të ligjit,
në shkëmbim të mbështetjes për reformën në shëndetësi.
Përveç
ligjit për kujdesin shëndetësor, ligji që nënshkroi sot Presidenti
ndryshon edhe funksionimin e huave për studentët, duke e bërë qeverinë
federale huadhënëse të drejtpërdrejtë për studentët që duan të paguajnë
shkollën.
voa