Përfundojnë ndeshjet e para cerekfinale të "UEFA Champions League" me fitoret e Bayern M. dhe Lyon.
Manchester Utd. (ndeshje të cilën patët mundësi t'a shikoni LIVE në faqen shtypiditës.cmo) shënoi që në minutën e 2-të me anë të W. Rooney dhe e mbajti këtë rezultat deri në fund të pjesës së parë.
Në minutën e 77 franzezi Frank Ribery shënoi golin e barazimit për bavarezët dhe më pas ishte I. Olic që shënoi golin e fitores në minutën e 90-të.
Ndeshja ndërmjet Lyon dhe Bordeaux(Bordo) pati një dinamikë krejt tjetër, ishte ekipi i Lyon ai që shënoi i pari ndërmjet L. Lopez në minutën e 10 dhe vetëm pas 4 minutash Bordo barazoi me anë të M. Chamakh.
Presioni i vazhdueshëm i ekipit të Lyon u shpërblye në minutën e 32-të kur M. Bastos kaloi topin në rrjetë për ekipin e tij.
Në minutën e 77 ishte përsëri Lopez që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.
| Tiranë | 1 | °C | |
| Prishtinë | -9 | °C | |
| Ulqin | -1 | °C | |
| Shkup | -9 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 135.90 | 141.67 |
| USD | 103.50 | 107.90 |
| GPB | 163.69 | 170.64 |
| CHF | 112.68 | 117.47 |