Topi- Ivanov,bisedojnė pėr incidentin me Greqinė

Topi- Ivanov,bisedojnė pėr incidentin me Greqinė

Me kërkesë të Presidentit Gjorgje Ivanov, Presidenti Bamir Topi zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij, Presidentin e Republikës së Maqedonisë.

Gjatë bisedës, Presidenti Ivanov shprehu shqetësimin për situatën e krijuar nga sjellja e disa ushtarëve grekë ditët e fundit ndaj vendeve fqinje. Presidenti Topi i bëri të ditur Presidentit Ivanov se e konsideron si një ngjarje të izoluar, e cila nuk prek kurrësesi marrëdhëniet e mira që ekzistojnë midis Shqipërisë dhe Greqisë dhe e konsideron atë si një çështje të tejkaluar, i bindur se marrëdheniet mes vendeve tona po zhvillohen gjithnjë e më mirë në funksion të interesave të përbashkëta. Presidenti Topi vlerësoi ndjesën e autoriteteve greke për ngjarjen duke ndarë sjelljen e disa individëve nga sjellja institucionale. Presidenti Topi vlerëson se marrëdhëniet në rajonin ballkanik nuk duhet të influencohen nga ngjarje të izoluara.


Presidenca
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek