Pasqyra e shtypit ditor

Pasqyra e shtypit ditor

Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor të ditës së sotme letrën që kryesocialisti Rama i ka dërguar komisionerit evropian për Zgjerimin, Stefan Fule, duke iu ankuar për kutitë që PD nuk i hap. Ato paraqesin edhe deklaratat e kreut të grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, mbi zgjidhjen e krizës politike, dhënë gjatë një interviste televizive. Ndërkaq, një argument tjetër i të përditshmeve sot është edhe ai i një vrasje të ndodhur në “Vasil Shanto” dje në mbrëmje. Sikundër, paraqitet e pasqyruar edhe trafikut të drogës duke paraqitur deklaratën e ministrit Ksera: “Lazarati, Kolumbia e Shqipërisë”.

 
E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Ndryshimet në statut, ja projekti i PS-së”, i cili citon faktin e ndryshimeve që pritet të deklarojë Partia Socialiste për organizimin e brendshëm të saj sipas projektit të ri të statutit.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Gay dhe lesbike, festë private në Tiranë në lokalin pranë ambasadave, vendi ky ata janë vetvetja”.

“Preç Zogaj: Dreka e fundit e mbështetësve të Topit president, si u largua nga partia Besnik Mustafaj”, është një artikull që flet për krizat brenda selisë blu.

Ndërsa çështja e zgjedhjeve mbërrin në numrin e sotëm të kësaj gazete përmes artikullit “Ristani, akuza prokurorisë për Ruzhdien”.

 
Gazeta “Panorama” publikon si artikullin e saj kryesor ditën e sotme atë me titullin “Tek Vasil Shanto/ Atentat ish-të dënuarit për pengmarrje”, i cili tregon për vrasjen e djeshme në Tiranë.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Ruçi: Në Kongres, jo gjueti shtrigash, por delegatët janë të lirë të marrin vendime”.

Ndërkaq, lidhur me arsimin, në këtë të përditshme do të gjeni artikullin me titullin “Udhëzimi i MASH: Gjimnazistët pa lëndët me zgjedhje, rrezikojnë maturën”.

Artikull tjetër i kësaj gazete në kuadrin e krizës ekonomike është edhe ai me titullin “Shrefedin Shehu kundër në komisionin e Ekonomisë, çahet mazhoranca”.

 
“Gazeta Shqiptare” ka si titull kryesor të saj “Ministri i Berishës: Kontrabanda e hashashit po pengon vizat”, i cili tregon deklaratën e ministrit Ksera: “Lazarati, Kolumbia e Shqipërisë”.

 “Ekzekutohet në Tiranë biznesmeni i ndërtimit, mister akuzat“, është një artikull tjetër i kësaj të përditshmeje i cili i referohet vrasjes dje te “Vasil Shanto”.

Ndërsa në një artikull të veçantë në këtë të përditshme do të lexoni atë me titull “Rama letër Fules: Mazhoranca po mban peng kutitë”.

“Skandali me pronat, varrezat e Gjirokastrës i kthehen pronarit” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

 
Gazeta “Shqip” hapet me titullin kryesor “BE: Zgjidhni krizën, Rama letër Fules”, i cili tregon letrën që kryesocialisti Rama i ka dërguar komisionerit evropian për Zgjerimin, Stefan Fule, duke iu ankuar për kutitë.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Spiro Ksera: Kriminaliteti ka arritur kulmin, Lazarati, Kolumbia e Shqipërisë”.

Ndërsa çështja e biznesit në vend mbërrin në numrin e sotëm të kësaj gazete përmes artikullit “Drejtori i Doganave grindet me biznesin, degjeneron me akuza takimi në Dhomën Amerikane të tregtisë”.

“Marinarët e ngujuar në Libi akuzohen nga pronari, për shkatërrim prone”, është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

 
E përditshmja “Koha Jonë” ka si një ndër titujt kryesorë “Edi Rama letër Fule: Kriza, peng i integrimit”, ku tregohet letra që kryesocialisti Rama i ka dërguar komisionerit evropian për Zgjerimin, Stefan Fule.

Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Prifti në Stamboll: Shqipëria, oaz investimesh".

Ndërsa në rubrikën e listimeve do të gjeni legalizimet e fundit të publikuara nga ALUIZNI.

 
Gazeta “Korrieri” hapet me titullin “Ruçi: Gati për negociata të tjera me PD në tryezën e Topit”, i cili flet për deklaratat e kreut të grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, mbi zgjidhjen e krizës politike, dhënë gjatë një interviste televizive.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titull “Fule: S’ka BE pa zgjidhur krizën”, referuar deklaratave të komisionerit të Zgjerimit.

“Ristani: Ruzhdia, peng i zgjedhjeve” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

“Sherr në lokal, 4 plumba të riut në lokal”, i referohet ngjarjes së ndodhur dje në Tiranë.


noa
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek