Pittella garanton përkrahjen për heqjen e vizave

Pittella garanton  përkrahjen për heqjen e vizave

Pas takimeve të ditëve të fundit  me Presidentin e Komisionit për Ballkanin në PE, Kukan dhe raporterit për Shqipërinë, Chountis, sot axhenda e Kryetares së Kuvendit nisi me takimin me zëvendës Presidentin e Parlamentit Europian, Gianni Pittella.

Ashtu si në takimet me eurodeputetët dhe krerët e parlamenteve gjatë muajve të fundit, edhe takimi me zotin Pittella kishte si kryefjalë liberalizimin e vizave, prioritet kryesor i  Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Kryetarja e Kuvendit i kërkoi zv.Presidentit të PE-së Pittella mbështetje për heqjen e vizave në Parlamentit Europian, por edhe përmes influencës së tij në raportet më përfaqësues të lartë të politikës europiane.
 
Zoti Pittella i tha Kryetares së Kuvendit se garanton  përkrahjen dhe influencën e tij personale gjatë procesit të heqjes së vizave por dhe në përshpejtimin e proceseve integruese
Biseda u ndal edhe në situatën politike.
Kryearja Jozefina Topalli tha se:
Askush më shumë se unë si Kryetare e Kuvendit, nuk është i interesuar të shohë opozitën të jetë pjesë e veprimtarisë së plotë të parlamentit. Parlamenti është vendi i dialogut, i negociatave dhe kompromiseve. Unë shpresoj që deputetët e opozitës të bëhen pjesë, jo vetëm e e transparencës së zgjedhjeve më të mira e të ndershme të realizuara në Shqipëri, por mbi të gjitha të luajnë rolin e tyre të pazëvendësueshëm në debatet për ekonominë, shëndetin, arsimin, rrogat e pensionet.

Nga ana e tij zëvendës presidenti i PE-së Pittella tha se: “Parlamenti është shtëpia e të gjithëve dhe ne favorizojmë dialogun në parlament.”


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek