Sot nė Big Brother 01.04.2010

Sot nė Big Brother 01.04.2010

Erioni dhe Olta

Banorët kanë rënë të flenë, ndërsa Olta është shtrirë pranë Erionit dhe herë pas here shkëmbejnë puthje dhe përqafime. Në një moment Erioni i thotë Oltës se ndoshta në këto momente Bledi mund të jetë duke i parë dhe ndoshta do të mërzitej teksa shihte Oltën në krahët e Erionit. Olta e pyet nëse kjo kishte qënë arsyeja që ai i kishte qëndruar larg asaj, por Erioni i thotë se thjesht po mendonte për Blendin, por nuk ka lidhje me qëndrimin e tij ndaj Oltës. Olta i thotë se ai nuk e ka pyetur ndonjëherë për relatat që kishte ajo me Bledin dhe që të bëjë hamendësime të tilla, duhet të pyesë një herë atë për të kuptuar se ç’mardhënie pati ajo me Bledin. Erioni i thotë se nga banorët e tjerë në shtëpi është folur shpesh që midis Oltës dhe Bleit pati një lloj simpatie dhe tëheqje të fortë për njëri-tjetrin. Olta e mohon këtë duke thënë se ajo asnjëherë nuk ka thënë se ka ndjenja për Bledin dhe këtë gjë e ka thënë edhe gjatë klipeve. Erioni i thotë se duke u nisur nga klipet, ai mendoi se ndoshta ajo dhe Bledi kishin vendosur që t’i shikonin më mirë raportet mes tyre. Erioni e pyet Oltën se çfarë ka ndodhur mes saj dhe Bledit dhe Olta i tregon se ajo me Bledin thjesht kanë biseduar. Olta thotë se Bledi ka shkuar te krevati i saj vetëm për të biseduar dhe asnjëherë krevatët e tyre nuk kanë qënë të bashkuar, jo më të kenë fjetur bashkë. Më pas Erioni bën shaka me të duke e ngacmuar për Klodin i cili thotë gjithmone “unë me Oltën jemi kopja e vetme ne BB”

“Problemi cigaret”

Edi fillon të kërkojë cigare sepse të tijat i mbaruan. Menel i thotë se ai nuk duhet që të “lyp” cigare dhe Edi ofendohet nga kjo fjalë dhe i thotë se ai nuk po kërkon bukën e gajës, por vetëm një cigare. Edi del jashtë i irrituar dhe pas e ndjek edhe Tatiana. Të dy ndezin nga një cigare dhe fillojnë të bisedojnë. Tatiana i thotë se ata janë bërë shumë të varur ndaj cigares saqë po pinë shumë duke i mbaruar që tri ditët e para të javës. Edi fillon të shprehet i revoltuar se fjala “lyp” për të është ofenduese. Në këtë moment del edhe Menel e cila i thotë se ajo nuk e përdor me qëllim të keq këtë fjalë e cila në dialektin kosovar zëvendëson fjalën “kërkoj”. Edi i thotë se nuk ka asgjë të keqe që të kërkosh dhe të japësh cigare. Tatiana e pyet se si ka mundësi që cigaret t’u mbarojnë aq shpejt dhe Edi i përgjigjet se gjatë lojrave të rrëmujshme në shtëpi atij iu fshehën cigarët dhe kjo bën që ai të dyshojë se dikush mund të ketë marrë cigare nga të tijat, por nuk di të thotë me saktësi se sa. Më tej Edi thotë se një pjesë e cigareve shpenzohen duke ia dhënë njëri-tjetrit. Tatiana i thotë se kjo është e gabuar dhe ata nuk kanë pse ta kenë detyrim t’i japin njëri-tjetrit cigare në një kohë kur nuk u mjaftojnë për vete.

Seldi dhe Mandi për zarfin

Më në fund Domenika dhe Seldi dalin jashtë që të bashkohen me të tjerët. Në një moment Seldi hyn në kuzhinë dhe aty vjen edhe Mandi. Ky i fundit fillon t’a pyesë Seldin për përmbajtjen e zarfit që morën ai dhe Domi në dhomën e rrëfimit. Mandi e pyet se më cilin prej tyre ka të bëjë zarfi dhe Seldi i përgjigjet se ka të bëjë me diçka që i përfshin të dy. Seldi i kërkon Mandit që të mos mërzitet me të sepse është mërzitur aq shumë saqë nuk do të flasë, as të luajë. Mandi i thotë se shpreson që të mos jetë ndonjë gjë e madhe dhe më pas i thotë “edhe sikur ske pse mërzitesh” duke lënë të kuptohej se ai dyshonte se e gjithë kjo ishte një shtatzani e paparashikuar pasi e ilustron edhe me gjeste. Seldi e pyet nëse i ka thënë njeri ndonjë gjë që Mandi mendon se është ky problemi. Mandi i betohet për vajzën e tij se askush nuk i ka thënë gje, por se ai e mendoi vetëm ngaqë Seldi i tha se është një problem që i përfshin dhe u përket të dyve. Pas kësaj Seldi e pranon se problemi është një fëmijë mes tyre dhe fillon që t’i tregojë Mandit se ndjehet shumë keq pasi nuk e kishte menduar asnjëherë këtë gjë në këtë moment të jetës së tij. Mandi e sheh që Seldi është mërzitur dhe e këshillon që ta marrin më me qetësi dhe të kërkojnë që të konsultohen me një mjek. Seldi i thotë se ai nuk e di nëse do arrijë që ta përballojë këtë situatë dhe më pas ekzistencën e një fëmijë pasi ka një moshë të re dhe një të ardhme të pasigurtë. Seldi thotë se ai e do shumë Domenikën dhe to ta mbështesë gjithmonë, do të mbajë përgjegjësitë që i takojnë, por nuk arrin ta besojë një gjë e tillë tashmë ka ndodhur vërtetë. Mandi i thotë se nuk duhen të shqetësohen, por të mundohen që të vendosin me qetësi për gjithçka të mëtejshme në jetën e tyre.

Kika ngushëllon Domenikën

Pjesa me e madhe e banorëve kanë dalë jashtë në oborr dhe po luajnë me top duke shkëmbyer shaka e batuta me njëri-tjetrin. Domenika dhe Seldi nuk janë bashkuar me të tjerët, por vazhdojnë të mendojnë për problemin e tyre në dhomën e gjumit. Ata ia kanë treguar shqetësimin që kanë vetëm Oltës dhe Klodit, ndërsa pjesa tjetër e banorëve dinë vetëm se diçka ka ndodhur mes tyre që i ka mërzitur kaq shumë, por asgjë konkrete. Hakiu i cili në ditët e fundit ka pasur debate të gjata me Domenikën me qëllimin që të përmirësonte mardhënien me të, tashmë gjen një moment për t’i qëndruar pranë. Ai shkon ulet pranë saj dhe e ngushëllon duke i thënë se ai beson në forcën e saj për të përballuar çdo problem. “Nëse ke nevojë për diçka, mos nguro që t’ma kërkosh” i thotë Kika Domit duke i shtrenguar dorën. Vajza i buzëqesh dhe e falënderon për fjalët e ngrohta, përkrahjendhe gatdishmërinë që tregoi Kika për ta ndihmuar.
Me t’u larguar Kika, Seldi dhe Domi vazhdojnë bisedën e tyre. Këtë herë Seldi i kërkon Domenikës që të dalin jashtë dhe të bashkohen me pjesën tjetër të banorëve sepse kështu mund të humbasin pak mendjen nga problemi. Domenika i përgjigjet se nuk ka dëshirë që të dalë dhe Seldi i qëndron pranë duke i dhënë kurajo dhe mbëashtetjen e tij.


top channel
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek