Komisioni parlamentar për Edukimin dhe mjetet e informimit publik
diskutoi dhe miratoi sot Projektrezolutën për Raportin e Këshillit
Kombëtar të Radio Televizioneve për vitin 2009.
Në këtë projektrezolutë thuhet se Kuvendi vëren së KKRT ka arritje
të dukshme në zbatimin e kërkesave të Kuvendit, të shprehura në
Rezolutën e vlerësimit të punës të vitit 2008.
Kuvendi vlerëson se KKRT gjatë vitit 2009 ka bërë përpjekje
maksimale për të rritur eficencën e punës së saj, duke kontribuar në
ngritjen e cilësisë së shërbimit të radios dhe televizionit dhe në
mbrojtjen e interesave të operatorëve dhe konsumatorëve.
Ndër të tjera në Projektrezolutë vlerësohet KKRT në hartimin e
projektstrategjisë së kalimit nga sistemi analog në atë numerik.
Kuvendi ndër të tjera kërkon nga KKRT, implementimin sa më të shpejtë të
transmetimeve dixhitale, rritjen e efikasitetit të luftës kundër
piraterisë televizive, zbatimin e etikës në transmetimet televizive etj.
Më tej mbledhja e Komisionit parlamentar për Edukimin dhe mjetet e
informimit publik vijoi me vazhdimin e diskutimit për projektligjin “Për
transmetimet me zë dhe figurë në Republikën e Shqipërisë“.
Kuvendi