Vatikani në një skandal të ri

Vatikani në një skandal të ri

Këshilltari personal i papës ka shkaktuar një tjetër skandal, duke krahasuar akuzat për abuzime seksuale te priftërinjve ndaj kishës katolike me antisemitizmin. Një gjë e tille ka acaruar hebrenjtë. Duke cituar pjese te një letre qe i ishte shkruar nga një mik hebre at Raniero Cantalamesa tha: "përdorimi i steriotipeve, shmangia e përgjegjësisë personale dhe faji kolektiv me kujtojnë aspektet me te turpshme te antisemitizmit." Por këto komente kane shkaktuar reagime te forta te grupeve hebreje dhe organizatave ne mbrojtje te te drejtave te njeriut. "Antisemitizmi nuk mund te krahasohet me krizën ne kishën katolike," është shprehur Abraham Foxman, drejtori i shoqatës kundër semitizmit ne SHBA. Një zëdhënës i Vatikanit u përpoq te përmirësonte situatën, duke u shprehur se thënia e këshilltarit te papës ishte një qëndrim personal i tij, qe nuk përfaqësonte atë te kishës katolike.


Vizion+
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek