Trupat gjermane vrasin gabimisht 6 ushtarė afganė

Trupat gjermane vrasin gabimisht 6 ushtarė afganė

Ushtria gjermane thotë se trupat e saj kanë vrarë gabimisht gjashtë ushtarë afganë në Afganistanin verior.

Zyrtarë gjermanë thanë sot se  incidenti ndodhi ndërsa trupat ishin nisur për në skenën e një përleshje vdekjeprurëse me kryengritësit Talebanë pranë qytetit Kunduz dje në mbrëmje.

Ushtria thotë se patrulla gjermane hapi zjarr ndaj dy automjeteve pa targë që  nuk pranuan të ndalonin, pasi u paralajmëruan nga trupat gjermane. Forcat gjermane zbuluan më vonë se me ato makina udhëtonin ushtarë afganë.

NATO-ja lëshoi sot një deklaratë duke ofruar ngushëllime për familjet e ushtarëve afganë. Një zëdhënës i NATO-s tha se aleanca po punon "jashtëzakonisht shumë për të koordinuar dhe të sinkronizuar" operacionet me forcat afgane, dhe incidente "të tilla si ky dëmtojnë këto përpjekje".


voa
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek