Dallimet midis Kishės Ortodokse dhe asaj Katoliko-Romake - Kremtimi i Pashkės.

Dallimet midis Kishės Ortodokse dhe asaj Katoliko-Romake - Kremtimi i Pashkės.

 

Përkthim nga përmbledhje të biblës dhe libra studimor të ndryshëm mbi Fenë e Krishterë.
Lirio Nushi. 04 Maj 2010.

Dallimet midis Kishës Ortodokse dhe asaj Katoliko-Romake - Kremtimi i Pashkës.


Deri në shekullin e 9-të besimi Kristjan ishte i njëjtë në Lindje dhe në Perëndim. Besimi Apostolik (ruajtja e tij), që sqaron dhe shpall për të gjithë Universin dhe për të gjitha epokat të ashtëquajtur "Shtatë Sesionet Universale", ishte i njëjtë pa asnjë ndryshim nga njëra palë apo nga pala tjetër. Domethënë Europa Perëndimore ishte Ortodokse deri nga fundi i shekullit të 8-të., pasi Epishkopata e Perëndimit dhe e Lindjes (të gjithë në të njëjtin nivel) kishin pranuar “Kushtet dhe Rregullat e Shtatë Sesioneve Universale" pa patur askush pej tyre kërkesa për të qenë "Madhor" apo për të përfituar “EPROR-itet”. Vetëm në fillimet e shekullit të 9-të u shfaqën në Perëndimin Kristjan, të parat "Novacione Dogamtike" dhe Kishtare.

PËRÇARJA, e cila përkatësohet si "Mëkati më i madh" i Kristjanizmit.

Pak më parë se të kryqëzohej, Krishti u lut me dhimbje në shpirt në Gërshehemë. Midis të tjerash, Ai ju lut Atit te tij për Bashkim ne Kishën e Tij: “kështu ata do të mund të jenë NJË, siç jemi NE” (Jn.17.11). Bashkimi i Kishës është Vullneti i Tij, ështe gëzimi i Tij. Nga ana tjetër, Perëndia Ynë i Kryqëzuar është i hidhëruar ndërsa Kisha e Tij është e ndarë. Dhe jo vetëm i hidhëruar, Ai zemërohet, madje, shumë. “Asgjë nuk e zemëron Zotin më shumë se PËRÇARJA në Kishë” (Shenjti Joan Krisostomu, PG 57,250).
As edhe vetë gjaku i martirizimit nuk mundet ta lajë këtë mëkat, shprehet Shenjti Joan Krisostomu-(GojëArti). Është e njohur që Kisha Katolike shkaktoi Përçarjen midis Lindjes dhe Perëndimit, (vetë Papa Johan Pavli II e pohoi këtë në një në një publikim ciklik, (Maj 1995) të quajtur “Orientale Lumen”), - A Kemi harritur të njohim rëndësinë e këtij mëkati?

Gjykata e Parësisë së Epishkopit të Romës - Papa

Arsyeja kryesore e Përçarjes (shkëputjes) ishte kërkesa e Papës Nikolla i parë (A’, 818-867) për të fituar “Gjykatën e Parësisë". Domethënë të emërohet përherë Epishkop i Romës, Gjykatës së të gjithë Epishkopëve të Lindjes dhe të Perëndimit, "Monark" i vërtetë i Kishës, gjë të cilën e pat qortuar atëherë Epishkopi i Poleos së Francës REIMS.O. HINMART me argumente të bazuara në të "Drejtën e Rregullt". (Vlas.Fidas, ‘Historia Kishtare’, Athinë 1973, faq.75).Kjo kërkesë e Epishkopit të Romës nga shekulli i 9-të dhe më pas, nuk bazohet në Traditën Aposolike. Dhe me të vërtetë qysh nga fillesat e jetës Kishtare, atëherë kur Apostujt duhej të vendosnin për ndonjë çështje të rëndësishme, mblidheshin të gjithë në Sesion, mbanin kreshme, luteshin dhe vendosnin të gjithë së bashku nën udhëzimin e Shpirtit të Shenjtë: “Atëherë vendosnin të gjithë Apostujt bashkarisht së bashku me Priftërinjtë (Akt. 15,22). dhe gjithë Bashkësinë Kristjane”. “Sepse vendosi Shpirti i Shenjtë dhe ne”. (Praks.15,28).Ky Sistem i Sesionit Universal mbeti i pacënuar deri më sot në Kishën Ortodokse. Asnjë Epishkop nuk është më i lartë nga të tjerët. (Patriarku Universal ka vetëm “parësi nderi”. Nuk ka të drejtë të vendos i vetëm dhe nuk e ka “të pagabueshmen”, e cila i përket vetëm Sesionit Universal, ku autoriteti i së cilës njihej nga të gjithë besimtarët në përputhje me tekstin e mësipërm të Akteve të Apostujve: (Atëherë vendosnin të gjithë Apostujt bashkarisht së bashku me Priftërinjtë dhe gjithë Bashkësinë Kristjane). Pra kështu del se më e rëndësishmja dhe më e vështira për tu kapërcyer ndër të gjitha dallimet midis Kishës Ortodokse dhe asaj KatolikoRomake ishte kërkesa e Epishkopit të Romës për të pasur «Parësinë Gjykuse» dhe të ashtëquajturën «Pagabueshmëri». Apostulli Pavllo ndërtoi Bashkësinë Kristjane të Filipëve në Maqedoni dhe në Korintho (49-50 pas Krishtit) para se të shkojë Apostulli Petro në Romë. Gjithsesi nga aktet e Kishës për tetë shekuj me rradhë nuk i është dhënë asnjëherë «Parësia Gjykuese» Epishkopit të Romës. Kishte vetëm një «parësi» nderi deri në Sesionin Universal D’ të Halkidhonës (451 pas.Krishtit), e cila me Rregullën e 28-të të saj i dha të njëjtën “Parësi Nderi” Epishkopit të Romës dhe Patriarkut të Stambollit. Kjo “Parësi Nderi” nuk i drejtohej personit të Patriarkut, por rëndësisë së madhe të Kishës (bashkësisë kristjane) që përfaqësonte, domethënë numrin e madh të besimtarëve dhe veprat e shumta të mirësisë. Kjo lloj Parësie quhet “I Pari ndër të barabartët” (PRIMUS INTER PARES).

Ky novacion i vonuar (Parësia Gjykuese e Epishkopit të Romës) do të ishte arsyeja e të gjitha tmerreve të Kishës në Perëndim, pasi ajo përvetësoi karakter monarkiak dhe Papa u bë një sundues (për të përballuar Perandorët e Perëndimit), duke u udhëdrejtuar kështu drejt luftërave fetare, në Kryqëzimet dhe në Inkuzicionet më të frikshme. Ngjarje të tilla nuk pati kurrë në Kishën Ortodokse e cila ruajti thellësisht spiritualizmin. Kisha Ortodokse ndoqi këshillën e Apostullit Pavllo i cili në letrën e tij shkruar Tito-s shkrun përkatësisht në lidhje me heretikët: « Njerëzit Heretik mbas këshillës së parë dhe të dytë kur kanë dredhuar rrugë, kanë mëkatuar, dhe bëjnë pjesë në këtë kategori, vetgjykojnë veten e tyre» (Τit.3,10).Pra nuk këshilloi që të vrasë edhe të djegë ashtu sikurse veproi Perëndimi Mesjetar duke deformuar spiritualizmin e Kishës.

«Pagabueshmëria»e Papës

Përsa i përket dogmës së «pagabueshmërisë» së Epishkopit të Romës të shpallur nga Katolikoromakët më 1870 ne Sesionin e Vatikanit sjell në sipërfaqe një shpërfytyrim të përsosur në sistemin e Sesionit gjat të cilit pagabueshmëria i përket përgjithësisht Kishës (besimtarëve dhe klerikëve). Të Shtatë Sesionet Universale u bënë të pranueshëm nga e gjithë trupa e Kishës (besimtarë dhe klerikë) në përputhje me shembullin e Sesionit Apostolok të Jeruzalemit. (Akt.12,22).

Apostujt, ndonëse të frymëzuar nga Shpirti i Shenjtë nuk binin dakord ndërmjet tyre. Mbi çështjet mbi pagëzimet, për shembull. (Gal.2, 11-14). Për këtë arësye Sesioni Apostolik u mblodh në Jerusalem dhe mori vendimin e duhur ndë Shpirtin e Shenjtë (Akti 15, 11). Një njeri nuk mund të vendosë mbi çështjet e Kishës, shumë njerëz munden. Që nga koha e mbajtjes së Sesionit Apostolik, një sërë problemesh janë ngritur mbi jetën e Kishës, sidomos herezitë. Pikërisht, ashtu siç thirrën Apostujt Sesionet e tyre (Universale) për të diskutuar çështjen e pagëzimit dhe për të dalë me një vendim ndë Shpirtin e Shenjtë, ashtu edhe trashëgimtarët e tyre nëpër breza kanë thirrur Sesione Unikë të ngjashëm. Ata diskutonin problemet e ngritura dhe formulonin dogma ndë Shpirtin e Shenjtë (Kanuni Shtatë i Sesionit të Tretë Universal). Dogmat e tyre janë karakterizuar si “frymëzime hyjnore”(Rregulla e nëntë e Kanunit për 12 Gusht-in dhe Vargje nga Vespers për 12 Maj-in). Në jetën e Kishës, Papa nuk është konsideruar i pagabueshëm. Rrjedhimisht, adoptimi i dogmës së Pagabueshmërisë është një novacion dhe në të njëjtën kohë një shtrembërim i Traditës.Përpara krijimit të dogmës së Pagabueshmërisë, autoritet suprem në Kishën Perëndimore ishte Sesioni Universal. Pikërisht Ky, ishte i Pagabueshëm.

Sesionet Universale

“Dhe Ai do t’ju japë një Ngushëllim tjetër për të qenë pranë jush përjetësisht, Shpirtin e së Vërtetës” (Joan 14, 16). Me thënien “me ju përjetësisht”, Perëndia nuk nënkupton që Shpirti i Shenjte do të qëndronte në tokë me vetë dishepujt e Tij; pikërisht, sepse ata nuk do të ishin të gjallë përjetësisht.Por donte të thosh me këtë, se Ai do të ishte me trashëgimtarët e tyre, dmth.hierarkët e Kishës. Shpirti i së Vërtetës do të qëndrojë tek ta brez pas brezi. Edhe diçka tjetër, Krishti nuk tha që Shpirti i së Vërtetës do të ishte me secilin prej tyre... .

Pagëzimi i Shenjtë

Fjala «pagëzim» (βάπτισμα = vaptisma) e ka origjinën e saj nga folja në greqisht «pagëzoj» (Βαπτίζω = vaptizo) që do të thotë zhytje ne ujë. Pra pagëzimi duhet të jetë një zhytje e plotë brenda në ujë ashtu sikurse ishin ceremonitë e Kishës qysh prej fillesave të saj. Kjo zhytje simbolizon lënien e vetes sonë në vdekjen e Jezu Krishtit sikurse pat thënë Shën Pavlli në letrën e tij drejtuar Romakëve: « E lëshuam veten tonë ndë Të nga pagëzimi gjer në vdekje që të ecim sikurse ekzaktësisht Krishti veproi dhe u Ringjall prej vdekjes me Lavdinë e Atit, ashtu edhe ne, me një mënyrë të re jete, pasi përderisa jemi të afërt me vdekjen, të behemi të afërt edhe me Ringjalljen» (Rom. 6,4). Për këtë arsye i gjithë trupi që pagëzohet të vijë në kontakt me ujin e pagëzimit që është objekt i prekshëm dhe i pashëm i Misterit, brenda të cilit ekziston e prekshmja dhe e pashmja Shën Dhuntia. Pagëzimet e Lashta që janë "shpërndarë" në Evropën Perëndimore faktojnë këtë të vërtetë, pra domethënë ekzekutojnë pagëzimin edhe atje me zhytjen dhe jo me spërkatje. Vetëm pas shekullit të 14-të filluan të përgjithësojnë spërkatjen, të cilën e jepnin në fillim me ekonomi tek të sëmurët. Në Kishën Ortodokse ai që ekzekuton Ceremoninë nuk është Prifti por Shpirti i Shenjtë që prifti thërret duke e lutur me lutje shumë të lashta. Prifti nuk thotë «të pagëzoj unë...» sikurse veprojnë Katolikoromakët por thonë : «pagëzohet shërbëtori i perëndisë». Ashtu sikurse Zoti u pagëzua i gjithi brenda në ujët e Jordanit me zhytje dhe dalje (sipas Mat.3, 16), ashtu edhe Pagëzimi i Shenjtë në Kishën Ortodokse ekzekutohet me zhytje tre herë në emër të Shën Trinis, që simbolizon lënien pas (varrosjen) e “njeriut të vjetër” dhe me daljen tre herë, që simbolizon ringjalljen e “njeriut të ri ndë Krisht”.

Mirosia (lyerja me Miro)

Një tjetër Ceremoni shumë e rëndësishme e Kishës Ortodokse është Mirosia e cila përcjell tek ne dhuratat e Shpirtit të Shenjtë. Qysh nga fillesat e Kishës e deri më sot kjo ceremoni ekzekutohet menjëherë mbas pagëzimit në përputhje me dëshmitë e Etërve të Shenjtë të Kishës. Ndërsa në Perëndim mbas Mirosisë (Krizmës) e ndanë Pagëzimin nga Mirosia të cilën e japin tek fëmijët e pagëzuar në moshën 7 ose 12 vjeç. Në këtë mënyrë jua ndalojnë fëmijëve dhuratat e Shpirtit të Shenjtë gjat moshës së tyre foshnjore dhe kjo sjell për pasojë edhe ndalimin e Shën Kungimit, dhe kështu para Mirosisë fëmija nuk mundet të marrë pjesë në Ceremoninë e Shën Kënaqësisë. Në rastin kur një fëmijë qëllon të vdesë para Mirosisë, ikën nga kjo jetë pa mundur të jetë kunguar. Në Kishën e lashtë besimtarët kungoheshin menjëherë mbas Pagëzimit dhe Mirosisë, për këtë Kisha Ortodokse jep Shën Kungimin tek fëmijët e pagëzuar duke ndjekur fjalët e Krishtit «I lini fëmijët të vinë tek unë». (Sipas Luk. 18,16). KatolikoRomakët vazhdojnë akoma edhe sot atë praktikë të gabuar pavarësisht se ka dëshmitarë nga Perëndimi qysh nga epoka kur ata ishin akoma Ortodoks. Një nga këto dëshmi është letra e Papës Melhiadhi drejtuar Epishkopëve Spanjoll ku përmendet se Pagëzimi dhe Mirosia janë të bashkangjitura dhe të dyja së bashku përbëjnë një akt. (SCHWANE DOGMENGESCH. 2 11,758).Këto deformime të Ceremonive u krijuan për shkak të "shpirtit pozitiv" të Perëndimit (mbas Përçarjes) që kërkon të shpjegojë gjithçka me llogjikën e ftohtë, dhe kështu duke menduar se fëmija duhet të mbërrijë në moshën që të kuptojë për të pranuar Mirosinë dhe dhe Shën Kungimin nuk jua jep atyre fare. Duke harruar kështu që në moshën foshnjore iu jep atyre pagëzimin. Sipas të së njëjtës llogjikë të tyre nuk duhet tju japë as pagëzimin. Në të kundërt Ortodoksia duke ndjekur Traditën Apostolike të cilën e kanë sqaruar Sesionet Universale dhe Etërit e Shenjtë të Kishës beson në Zbulimin e Zotit dhe në Shën Dhuntinë që jepen «Dhuratë» tek fëmijët. Gjë që detyrohet gjat kohës kur fëmija rritet, ai duhet të shkelë në kishë dhe në kohën e duhur që të mund të bëhet një Ortodoks i mirë dhe të mos mbetet Ortodoks vetëm në emër. Ky shpirt arthologjistik shkaktoi shumë të këqia në Perëndim, pasi ata deshën të sqarojnë Ceremonitë (Misteret) e Zotit me llogjikën Aristoteliane, gjë e cila është e pamundur.

Shën Kungimi

Mbas Përçarjes, KatolikoRomakët deformuan edhe Misterin e Ceremonisë së Kungimit të Shenjtë. Në vend që t’ju japin besimtarëve «Trupin» dhe «Gjakun» e Zotit me trajtën e bukës dhe të verës ashtu sikurse e kishte dorëzuar vetë Zoti Krisht në "Ngrënien e Fshehtë" (ashtu sikurse na e dorëzuan edhe neve apostujt) jua heqin të drejtën e dhënies së «gjakut» dhe japin vetëm «trupin» dhe konkretisht jo në trajtën e bukës së brumosur sikurse ishin gjithmonë aktet e Kishës, por të pa brumosur në trajtën e naforës. Tekstet e Ungjillit na informojnë se me ç’mënyrë jepej Shën Kinonia-Kungimi qysh nga epoka Aposolike. «Kur Krishti i gjeti duke ngrënë bukë mbasi i falenderoi e coptoi dhe e ndau tek nxënësit e tij dhe tha: merrni dhe hani, ky është trupi im dhe mbasi mori gotën dhe falenderoi e shpërndau ndër ta dhe tha: pini të gjithë nga kjo, ky është gjaku im që vjen nga Dhiata e Re e që derdhet për shumë vetë që të falen mëkatet e tyre». (Sipas Mat. 26,26-28). «Dhe tha Krishti tek ata : amin, amin them tek ju, nëse nuk hani trupin e birit të Zotit dhe nuk pini gjakun tim nuk do të keni brenda jush jetë. Ai që ha nga trupi im dhe pi nga gjaku im ka jetë të përjetshme dhe unë do ta ringjall në ditën e Gjykimit të Madh. Sepse trupi im është ushqimi i vërtetë dhe gjaku im pija e vërtetë. Ai që ha trupin tim dhe pi gjakun tim mbetet brenda meje dhe une tek ai. Ashtu sikurse Ati im më dërgoi mua i cili jeton përjetësisht dhe është i pafund e i pakrye dhe unë jetoj për të, ashtu edhe ai që ha trupin tim do të jetoj për mua. ». (Sipas Joan. 6, 53-57). Në Kishën Ortodokse buka dhe vera jepet nga populli në pritje të Meshës së Shenjtë. E vërteta se Zoti ynë na jep me Misterin e Ceremonisë së Shën Kënaqësisë «jetën» që është Ai vetë, ndërsa buka që përdoret në Misterin e Ceremonisë duhet të ketë brenda saj, jetë (brumi) dhe jo të jetë pa jetë (nafor e pabrumosur). Kisha Ortodokse ka mbetur 2000 vjetë besimtare në traditën apostolike, dhe jep ndë popull «trupin» dhe «gjakun» e Krishtit që nuk kanë ngelur besimtarë të traditave apostolike. Pamartesa e detyrueshme e shumicës së Klerikëve Katolikoromakë nuk është traditë apostolike. Kjo duket tepër qartë në letrën e Apostullit Pavllo drejtuar Tito-s: «Prandaj të lashë në Kretë, që të korigjosh mangësitë dhe të vendosësh në qytet priftërinjë sikundër të urdhërova, të gjesh një burrë të mbarë të një gruaje që ka fëmijë besnik që nuk akuzohen për të këqija ose me fëmijë edhe të pabindur».(Tit. 1,5-6). Në Kishën Ortodokse ekzistojnë tre shkallë të Jerarkisë:- Dhjaku, Prifti, dhe Epishkopi në përputhje me Biblën e Akteve të Apostujve. Grada e Kardinalit tek Katolikoromakët është e lindur më pas. Nuk përmendet në Ungjill. Katolikoromakët mbas përçarjes ndryshuan edhe mënyrën se si bëjnë kryqin. Ortodoksët bashkojnë tre gishtrinjtë e parë që simbolizojnë Shën Trininë dhe dy gishtrinjtë e palosur simbolizojnë dynatyrshmërinë e Krishtit (Perëndisë-Hyjnore dhe Njerëzore). Kur e bëjmë kështu kryqin nuk kryejmë një akt të thjeshtë simbolik, por kemi një forcë ndaj botës së demonëve mbi të cilët Krishti fitoi mbi Kryq. Ndërsa Katolikoromakët bëjnë kryqin me gjithë pëllëmbën e dorës gjë që nuk simbolizon asgjë.

Ikonat

Perëndimi mbas Përçarjes brenda Kishave të tyre kanë statuja. Statuja të çonë pranë ideolatrisë ndërsa ikonat bizantine kanë forcë të jashtëzakonshme. Kisha Ortodokse ka Ikona. Traditat e Ikonave (fetare) tek Ortodoksët vjen qysh nga vitet Apostolike. Njohim nga bibla se Shën Lluka Ëngjëllori është i pari që pikturoi Shën Mërinë kur Ajo jetonte akoma në tokë. Tre nga këto Ikona i bekoi Ajo vetë. Një nga të cilat gjendet në Mega Spileo (Kalavrita), tjetra në Monastirin Kiku në Qipro dhe e treta në Vilina të Krimeas e dërguar nga një Perandor Bizantin. Kisha Ortodokse bazohet në dy Burime: në Ungjill (i Vjetri dhe i Riu) dhe në Traditën e Shenjtë, domethënë në Mësimet Apostolike dhe në aktet (në të shkruar dhe në të folur) në përputhje me urdhrin e Apostullit Pavllo «Si përfundim vëllezërit e mi qëndroni dhe zbatoni traditat që ju mësuan me fjalë edhe me letra ». (B.Thes. 2,15). Kjo traditë Apostolike e shkruar dhe e dëgjuar ka mbetur e paprekur deri më sot vetëm në Kishën Ortodokse, në një Kishë të Shenjtë dhe të vetme për të gjithë», pra Kisha Ortodokse ka kështu të vërtetën e përgjithëshme (të gjithë të vërtetën) e Traditës Apostolike.

Mesha e Shenjtë

Kisha Ortodokse ka tekstin më të Lashtë Meshor e cila bazohet në Meshën e Parë që është shkruajtur, Meshën e Shën Jakovit të VëllaZotit, Epishkopit të parë të Jeruzalemit. Shën Jakovi VëllaZoti ra fli në Jeruzalem në mbrojtje të ndjekjeve që kryenin Hebrejt ndaj Kishës. Teksti Meshor i Shën Jakovit u thjeshtësua nga Mega Vasilio gjat shekullit të 4-ërt mbas K., dhe thjeshtëzimi përfundimtar u bë nga Shën Joani Krisostomu (GojëArti) (shek. I 4-5-të). Këtë Meshë të Shën Joanit Krisostomu-GojëArti, ekzekuton Kisha Ortodokse çdo të Diel, si edhe ndër festa. Teksti i Meshës së Shën Vasilit ekzekutohet dhjetë herë në vitë, ndërsa Mesha e Shën Jakovit ekzekutohet vetëm një herë , në ditën e përkujtimores së tij (23 Tetor). Gjat ekzekutimit të Ceremonisë së Meshës së Shenjtë paraqitet gjithë pastrimi i veprës së Jezu Krishtit, por momenti më i shenjtë është ai i sakrificës, gajt së cilës «forca» e Shpirtit të Shenjtë shndërron bukën dhe verën në «trup dhe gjak Krishti», për të kinonisur besimtarët dhe të shenjtërohen në trup dhe në shpirt. Mesha e Katolikoromakëve e ka humbur Zotësinë e Shenjtë e cila transmetohet vetëm me Trashëgiminë Apostolike. E kanë shkuruar shumë Meshën e Shenjtë. Testamenti Apostolik nuk ekziston më tek Katolikoromakët mbas Përçarjes

Zoti ishte i Krishterë

Është Krishti i ndashëm? (Cor.I , 1. 13). E vërteta nuk është materie, që të mund ta presësh në pjesë dhe ta ndash e që më pas, në qoftë se i mbledh pjesët, do të mund t’i bashkosh dhe ta bësh materialin njësh sërish. Krishti, e Vërteta, nuk mund të ndahet. Nuk mund të ndodhet një pjesë e Krishtit mes Katolikëve, një pjesë mes Protestantëve dhe një pjesë tek Ortodoksët. Krishti është Një dhe i Pandashëm. Dhe Ai premtoi të jetë me ne, “Unë jam gjithmonë me ju” (Math.28, 20) dhe Ai e ka mbajtur premtimin. Ai shlodhet në Kishën e Tij të Pandashme,Ortodokse. “Një Zot, një Besim”) (Efes. 4, 5).

1) Uji i Bekuar i Kishës Ortodokse nuk pëson asnjë ndryshim mbas bekimit të Priftit Ortodoks (me një meshë të drejtë). Ai Ujë i Bekuar duhet të ruhet me jetë të tëra pa u ndryshuar, sikurse ndodh me ujin e zakonshëm.
2) Buka e Shenjtë nuk mykoset, sikurse buka e zakonshme. Të gjithë Ortodoksët e njohin këtë fakt sepse e shohin me sytë e tyre mbas çdo Meshe të Shenjtë.
3) Borziloku që bekohet në festën e Lartësimit të Kryqit të Ndershëm (14 Shtator) mund të përdoret si maja në brumosjen e bukës.
4) Kungohemi të gjithë nga e njëjta kupë nga e njëjta Gotë e Shenjtë, dhe nuk na transmetohen sëmundje (prifti përdor gjithë pjesën që mbetet dhe është në gjendje shumë të mirë shëndetësore).

Përsa kohë që dikush nuk heq dore nga herezia, ai gjendet në mëkat. Nuk ka rëndësi sa do të mbajnë kreshmë, do të rrinë zgjuar, do të falen apo do të kryejnë vepra të mira heretikët, ata nuk mund të lartësohen shpirtërisht dhe nuk do të fitojnë lutjen e shenjtëruar. Pa besimin e vërtetë, veprat e tyre janë të vdekura. Shenjti Joan ka thënë se dikush që kryen vepra të mira, por nuk ka besimin e vërtetë, është si ai që nxjerr ujë nga pusi dhe e hedh në një shtambë me vrimë. (Ligjërata 26,C 43) Shenjti Joan Krisostomu thotë të njëjtën gjë.(P.G.vol.51,287).

Kremtimi i Pashkës

Sesioni i Parë Unik e bëri një kusht të përhershëm dhe të padhunuar kremtimin e Pashkës Kristiane mbas Pashkës Hebree të Judës. Kisha Perëndimore nuk e përfill këtë vendim. Dhe kështu, shkelja sjell shkeljen. Qëllon ndonjëherë që ata të kremtojnë Pashkën Kristiane në të njëjtën ditë që kremtohet Pashka hebree e Judës. Kjo ndalohet shprehimisht ne Kanunin e Shtatë të Apostujve të Shenjtë. Ndërsa, Kisha Ortodokse, i qëndron besnike traditës.

Mbajtja e Kreshmeve

Perëndia tha: Kur te jetë nisur dhëndëri, atëherë do të mbajnë kreshme ata (Dishepujt e Mi).(Math. 9-15). Nisja e Perëndisë qe dita e Ngritjes sëTij, kështu, që nga ai moment do të kishin agjëruar dishepujt, në përputhje me dëshirat e Tij. Kristianët e parë mbajtën kreshme, natyrisht.(Aktet 14, 23). Kështu bëri Apostoli Pavllo (Cor II 11, 27). Rrjedhimisht, ata njerëz që nuk agjërojnë nuk jetojnë në përshtatje me dëshirat e Perëndisë, as edhe me shpirtin e Ungjillit të Shenjtë. Ortodoksët kreshmojnë të Premteve, të Mërkurave, gjatë 40 ditëve të Pashkës, Javës së Zezë, kreshmës së Krishtlindjeve, kreshmës së Apostujve, kreshmës së “Fjetjes së Shën Mëris” e të tjera. Simbolin e Besimit e formuluan Etërit e Shenjtë në Sesionin e Parë Universal në Niqea të Vithinias më 325-ën pas Krishtits si edhe në Sesionin e dytë në Stamboll më 381-in pas Krishtit. Ndërsa Sesioni Universal i Shtatë (më 787 pas Krishtit) përpiloi Sesionin e Lavdishëm të Ortodoksisë e cila plotëson në një farë mënyre Simbolin e Besimit përsa i përket temave të adhurimit.

«FILIOQUE» (Filioque: «...dhe në emër të birit...»)

Romakokatoliçizmi jo vetëm që përjashtoi shumë nga Rregullat e Kishës por deformoi Simbolin e Nikeas (të quajturën “Besoj”) që përmban nenet bazë të Besimit Kristjan dhe kjo nën mbretërinë e Karolit të Madh (Karlomagnu).

Më 809 Karlomagno thirri në Sesion Zonal (Topikal) në kryeqytetin e tij (AIX-LA-CHAPELLE ose ndryshe AAHEN), që përbëhej vetëm nga Epishkop me origjinë Gjermane. Këta Epishkop shndërruan nenet e Simbolit të Besimit dhe përkatësisht me Shpirtin e Shenjtë, përkatësisht nëse në Ungjill (Sipas Joanit 15, 26) shkruhet se Shpirti i Shenjtë «buron në emër të Atit», ata shtuan edhe shprehjen “dhe në emër të birit (FILIOQUE në latinisht). Kjo shtesë në Simbolin e Besimit është një heretizëm përderisa deformon tekstin e Ungjillit të Shenjtë i cili thotë: «Shpirti i së Vërtetës buron në emër të Atit» (Sipas Joanit 15, 26). Në përputhje me këtë tekst të Ungjillit Etërit e Shenjtë të Sesionit Universal B’ të Stambollit (381 pas Krishtit) shkruan atë nen të betimit mbi Besimin «Besoj» : «…Dhe në emër të Shpirtit të Shenjtë, Zotave, Krijuesve të jetës dhe në emër të Atit buron», e cila mbeti e pa ndryshuar deri më sot. Kjo shtesë e FILIOQUE (dhe të birit) në Simbolin e Besimit është e gabuar.Papa Leoni i Tretë e kishte përjashtuar atëherë duke vendosur dy pllaka argjendi me Simbolin e Drejtë të Besimit pa shtesën “FILIOQUES”, në Mbretërinë e Shën Petros me sqarimin përkatës: “Unë Leoni vendosa këto pllaka në emër të dashurisë dhe mbrojtjes së Besimit Ortodoks”, (duke shkruar konkretisht, shkruhet në latinisht: HAEC LEO POSUI AMORE ET CAUTELA OP OPTHODOXAE FIDEI). Ky informacion i rëndësishëm gjendet në librin “VITA LEONIS LIBER PONTIFICALIS”, (ED.DUCHENSNE,T,II,faq 26), sikurse përmend edhe Profesori Vasilios Stefanidhis në : “Historia Kishtare”, (Athinë, 1970). Ashtu sikurse duket kjo shpallje e FILIOQUE-ve nga Papa Leoni i Tretë nuk mjaftoi. Pak më vonë gjithë Perëndimi pranoi këtë teori të deformuar, pra sipas tyre “Shpirti i Shenjtë buron dhe në emër të birit” . Kjo teori është e gabuar pasi deformon tekstin nga Ungjilli i Shenjtë dhe deformon njëkohësisht Simbolin e Besimit të cilin e përcaktuan dy Sesione Universale (ai A’ i Niqeas më 325 pas Krishtit dhe ai B’ i Stambollit më 381 pas Krishtit), nën udhërrëfimin e Shpirtit të Shenjtë. Është gjithashtu i gabuar pasi shpërfytyron funksionalitetin e të Treve, të Shën Trinis duke krijuar dy burime të Shpirtit të Shenjtë (Atin dhe Birin) gjë e cila të çon në abstraksion. Këto dy Novacione të Perëndimit, Gjykata e Parësisë e Epishkopit të Romës dhe shtesa e FILIOQUE në Simbolin e Niqeas çuan në Përçarjen (ndarjen) përfundimtare e cila ndodhi në shekillin e 11-të (1054). (Matteus.18,17).

Perëndia tha : “Dhe nëse ai do të refuzojë edhe ta dëgjojë mbledhjen, konsideroheni pagan dhe taksidar.” Në rastin konkret, taksidarë dhe Paganë janë ata që kanë refuzuar të dëgjojnë vendimet e Sesioneve lokalë ose Universal të Kishës. Këta janë:

a. Monofisitët, të cilët nuk pranuan vendimet e Sesionit të Katërt Universal në Kalçedonë.
b. Katolikët, të cilët rrebeluan vendimin e Sesionit të Dytë Universal që kishte të bëjë me Simbolin e Besimit.
c. Protestantët, të cilët “iu larguan gjurmëve” të Kishës.
d. Dëshmitarët e Jahovit, Mormonët dhe të tjerë, të cilët vepruan njëlloj me Protestantët.

Një Mrekulli e Madhe që Zoti ju ka dhënë vetëm Ortodoksëve

Një Mrekulli e Madhe e Ortodoksisë që vërteton se ajo është Kisha e vërtetë me Trashëgiminë e vërtetë Apostolike, është Drita e Shenjtë që buron në çdo Pashkë Ortodokse (në mesditën e së Shtunës së Madhe) në të Shenjtin Varr. Sa herë që u munduan epishkopë të ndryshëm heretik ta marrin, dështuan.
As Latin, as Armen (Monofisitis), dhe askush tjetër nuk mundi që ta marri përveç Patriarkut Ortodoks të Jeruzalemit. Drita e Shenjtë paraqitet çdo të Shtunë të Madhe në të Shenjtin Varr, në çdo Pashkë Ortodokse, gjithmonë në të njëjtën orë (1-1:30 mbas dreke).

Patriarku Ortodoks, apo cilido tjeter Kryepeshkop Ortodoks, hyn në Varrin e Shenjtë, thotë lutje te veçanta dhe qëndron në pritje. Ndonjëherë pritja zgjat, ndonjëherë jo. Turma në kishën e errët përsërit vazdueshëm me zë të lartë: “Zot, ki mëshirë”.(Kirie eleison). Në një moment të caktuar Drita e Shenjtë vezullon nga thellësia e Varrit të Shenjtë në mënyrë të mbinatyrshme, mrekullueshëm dhe ndriçon llampën e vogël me vaj ulliri të vendosur në anë të tij. Patriarku (ose Kryepeshkopi), pasi ka lexuar disa lutje, ndez të dy tufat me 33 qirinjtë që ai mban dhe fillon të shpërndajë Dritën e Shenjtë për turmat e pasuesve, të cilët e pranojnë atë me emocion të madh, shoqëruar nga tingëllim kambanash dhe entuziazëm i papërmbajtur. Dritën e Shenjtë nuk e shpërndan vetëm Krypeshkopi, Ajo vetëpërhapet, gjithashtu. Dhe duket nga Varri i Shenjtë një ndriçim i prerë, krejt e ndryshme nga drita natyrale. Ajo shndrin,vezullon si vetëtimë,ngrihet lart si pëllumb paqeje në faltoren e Varrit të Shenjtë duke ndriçuar të gjitha llampat e pandezura me vaj ulliri që qëndrojnë aty, të varura.Lëviz me shpejtësi sa në një anë të Kishës në tjetrën. Hyn nëpër Kishëzat brenda Kishës, siç është Kishëza e Kalveri-së(në një nivel më të lartë se Varri i Shenjtë) dhe ndriçon llampat e vogla, ashtu si dhe qirinjtë e ndonjë udhëtari. Në të vërtetë, ekzistojnë mjaft udhëtarë besimtarë, të cilët duke ndjekur ceremoninë, vërejtën se qirinjtë u ndezën në përputhje me dëshirën e tyre. Kjo dritë hyjnore ka veçorinë e saj: shfaqet me një rreze të kaltëreme dhe nuk djeg. Gjithë,sa kanë pranuar vërtet, me zemër të vijnë në Kishën e Vetme, Zoti ju është afruar dhe u ka dhëne forcë.

Ndihma e Zotit

Ju nuk jeni të vetëm në këtë përpjekje për dëshirën e Perëndisë. I Gjithëfuqishmi Jezu Krisht është me ju. Ai dëshiron shumë t’ju çojë ju “tek njohja e së vërtetës” (1 Tim.2, 4). Derisa të hidhni hapin e parë. Ai pret që ju të bëni lëvizjen e parë. Ai ju pret! “Kërkoni dhe do të gjeni” (Luka 11, 19).

Përkthim nga përmbledhjet e biblës: Lirio Nushi, 04 Maj 2010.
P.S.: Nuk është mendim personal, mu duk e arsyeshme ta publikoja, për të pasur një ide mbi ritualet fetare dhe dallimet midis të Krishterëve Katolik dhe Ortodoks.


GAZETA TRIBUNA NE GREQI
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek