Tė rejat e ditės

Tė rejat e ditės

Futbolli dhe loja me gërma
16/04/10 01:00
Banorët mblidhen në dhomën e ndenjjes për të biseduar. Ata eikujtojnë provën e kësaj dite, atë të lojës së futbollit me lopatat e polumbarëve. Ata fillojnë ta komentojnë atë duke folur për vështirësitë por edhe për argëtimin që fituan. Disa nga banorët shprehen se nuk dinë të luajnë futboll, madje aty mësuan disa gjëra rreth tij. Nga ana tjetër, ata diskutojnë edhe mënyrën se si flisnin gjatë lojës, e cila shpesh arrinte në ngritje zëri apo bërtitje.
Pasi komentojnë provën, banorët mendojnë që të luajnë dhe për këtë mbrëmje, është loja me gërmat e alfabetit ajo që u pëlqen. Kështu ata marrin disa nga gërmat dhe fillojnë të gjejnë me radhë sa më shumë fjalë korre

Seldi dhe Tatiana, ngacmime
16/04/10 01:27

Seldi dhe Tatiana vazhdojnë të konfliktohen për cdo gjë. ndërsa përgatisin dicka për të ngrënë, Tatiana merr në dorë pirunin dhe fillon t’i bjerë thekses së bukës, duke shkaktuar zhurmë. Në kuzhinë është edhe Seldi me Mirin që hanë dhe bisedojnë për lojën me gërmë. Tatiana herë pas here kthen kokën nga ata. Seldi fillon t’i flasë asaj për zhurmën që po shkakton duke i thënë se mund ta thyejë atë. Tatiana bën indiferente dhe i përgjigjet se nuk mund ta thyejë theksen e bukës. Seldi shkon pranë saj dhe i thotë se nuk duhet të bëjë gjëra të tilla që në shtëpinë e vetë nuk i bën, por Tatiana ia kthen se ai nuk ka qënë ndonjëherë në shtëpinë e saj e ta dijë se cfarë bën. Seldi, duke marrë shkas nga shikimet e Tatianës drejt tij dhe Mirit, dyshon se ajo cdo gjë e bën për ta acaruar atë, gjë që Tatiana e mohon duke thënë se thjesht po i shikonte e asgjë më shumë. Por, batuatat mes dy të rinjve nuk mbarojnë me kaq se ndërsa hanë, edhe pse biseda mund të mos e përfshijë njerin prej tyre, patjetër që do ndërhyjë duke i hedhur batuta tjetrit, thjesht për ta ngacmuar.

Për nominimet 
16/04/10 02:04

Klodi, Mandi dhe Tatiana shkojnë në dhomën e gjumit për të fjetur. Duke qëndruar shtrirë, ata fillojnë të diskutojnë. Klodi e kthen bisedën tek nominimi dhe shprehet se kjo javë është e fortë për ta sepse janë dy banorë të rinj përballë dy banorëve të vjetër. Për Mandin, cdo javë është e fortë dhe kujton atë të javës së kaluar. Të tre duken të menduar, kurse Klodi shprehet se duhet ta marrin lehtë këtë gjë. Dy të tjerët pohojnë, kurse Tatiana shprehet se fundja nuk po ikin në luftë që të mërziten. Sipas Klodit, tani qëndrimi dhe spektakli bëhet më emocionues sepse po pakësohen nga java në javë e po vjen fundi. “Gjithsesi një eksperiencë”- shprehet ai duke u menduar, ndërsa Tatiana e përsërit pas tij me të njëjtin intonacion, e menduar gjithashtu. Më pas, Klodi dhe Mandi fillojnë të flasin për mallin për familjen ku Mandi tregon se i mungon shumë vajza, ndërsa Klodi flet për nipat e tij.

Miri: “Nuk u interesuat fare për mua”
16/04/10 02:50

Banorët janë shtrirë të gjithë për të fjetur. Miri ankohet se ka dhimbje të kokës që pas goditjes me një shtyllë gjatë provës së ditës. Pak më parë, ai u ankua se asnjë prej banorëve nuk erdhi dhe ta pyeste se si ndjehej, por asnjë nuk i kthen përgjigje përvec Tatianës që i thotë se ishte e vetmja që u interesua për të. Pranë krevatit të tij vjen Hakiu dhe bashkë me Erioni, dëgjojnë Mirin që ankohet për dhimbjet dhe faktin se dëshiron ta vizitojë ndonjë mjek. Të tre hamendësojnë pasojat që mund t’i sjellë ajo goditje, ndërsa Hakiu e ngacmon duke i thënë se kur të bëjë grafi, mjekët do konstatojnë dëmtime të trurit por jo prej goditjes, por të mëparshme. Të tre qeshin, ndërsa Miri thotë se me këto fjalë të Hakiut, morali iu ul deri në fund. Erioni e ngacmon duke thënë se gjatë ditës, Miri ngacmonte Hakiun për ta cuar në spital, ndërsa tani u bë vetë. Miri shprehet se përpara shëndetit, nuk vë lojën, kurse Hakiu përpiqet ta qetësojë duke i thënë se dhimbjen e kokës mund ta ketë dhe nga stresi. Ai shton se nëse do ishte goditur aq fort sa e bën, nuk do ishte ngritur dot nga krevati, por Miri ia kthen se është kockë e fortë. Miri dhe Erioni ngacmojnë Hakiun duke thënë se ai nuk u interesua fare për të në momentet kur u vra, por e kishte mendjen tek loja dhe tek topi. Miri vazhdon ta ngacmojë duke i thënë se Hakiu ishte lutur që ai të ikte në spital e në këtë mënyrë të dilte nga loja. Manal vjen tek ai dhe fillon t’i masazhojë kokën.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek