Gojvalin Paci, ekspozitë për Nënë Terezën ne ambjentet e Kuvendit

Gojvalin Paci, ekspozitë për Nënë Terezën ne ambjentet e Kuvendit

Figura e një prej personaliteteve më të shquara botërore, humanistes së madhe Nënë Tereza erdhi sot në ekspozitën e piktorit Gjovalin Paci, në mjediset e Kuvendit të Shqipërisë.
Ekspozita e titulluar “Nënë Tereza midis qiellores dhe tokësores” është në serinë e  veprimtarive, që Kuvendi po organizon në 100 vjetorin e lindjes së Nënë Terezës.
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli në hapje  të ekspozitës, tha se nuk njeh personalitet tjetër të shekullit XX, më të admiruar se Nënë Tereza.
Kryetarja e Kuvendit duke vlerësuar punimet ekspozitës, u shpreh se në portretet e Pacit, shihet shpirti i madh i humanistes Nënë Tereza, që simbolizon karakterin e fortë të genit shqiptar”. topalli 16
“Kjo ekspozitë përfshin katër periudha: periudha e fëmijërisë së Nënë Terezës, periudha e zgjimit të shpirtit humanitar, periudha e tretë është  aksioni i madh humanitar i saj dhe periudha e katërt është ajo që, Gjovalin Paci e quan midis qiellores dhe tokësores.
Ajo që është më e veçanta në këtë aktivitet është salla, në të cilën bëhet. Është salla ku u mor vendimi që Nënë Tereza të mos lejohej të vinte në Shqipëri dhe është salla, ku u mor vendimi që të mos përmendej emri i Nënë Terezës. “- u shpreh Kryetarja e Kuvendit.
Piktori Paci duke shprehur mirënjohje për mbështetjen e këtij aktiviteti, tha se “Nënë Tereza i dha shekullores vlera të reja universale me forcën e shpirtit të madh përtej çdo bukurie njerëzore. Njerëzimi krenohet me emrin e saj, ne lartësohemi si bijtë e tokës sonë amtare”
topalli 16Piktori i njohur Gojvalin Paci, me një mjeshtëri unike sjell figurën e Nënë Terezës në gjininë e portretit në 80 punime, në teknikat akrilikut, mix, akuarelë dhe kompozime në telajo.
Ekspozita u ndoq me interes të veçantë nga emra të njohur të botës së artit dhe kulturës, përfaqësues të Trupit Diplomatik, dhe intelektualë të tjerë.

 


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek