17.04.2010

17.04.2010

Manal dhe Jona debatojnë
17/04/10 00:34

Domi është duke gatuar dhe pranë ka Jonën. Ato bisedojnë për dy konkurentët e Grande Fratello-s, të cilët kanë patur mundësinë t’i takojnë pak më parë. Duke qënë se Jona ka qënë jashtë deri para një jave, ajo është më e informuar se Domi në lidhje me ecurinë e këtij programi dhe i tregon asaj se si ka shkuar rrjedha e ngjarjeve. Domi shprehet se dhe ajo e ka ndjekur këtë program dhe citon fjalët e George: “më mirë një ditë si luan, se sa njëqind si dele”. Domi shton se këtë frazë, ai e ka thënë në momentet para se të largohej nga shtëpia dhe ishte i irrituar. Më pas pranë dy vajzave, afrohet dhe Manal dhe ajo fillon të debatojë me Jonën. Jona shprehet se gjatë provës së javës Manal ka qënë shumë energjike dhe i është fërkuar me një nga vajzat e BB1. Jona i ka thënë vajzës se Manal sillet me të gjithë kështu në lojë, dhe Manal përgjigjet se kjo do të thotë se e ka bërë dhe me të. Jona thotë se ajo nuk e ka thënë me të keq këtë frazë, madje ia ka thënë veç vajzës, dhe nëse do të kishte patur ndonjë problem me Manalin do t’ia kishte thënë përballë më parë. Domi ndërhyn dhe i thotë Manalit se ajo nuk ka pse t’a zgjasë kaq shumë këtë bisedë dhe të kërkojë argumente pa fund. Manal përgjigjet se ajo nuk e ka kuptuar arsyen se pse Jona e ka thënë këtë gjë dhe Jona thotë se ajo e ka lidhur argumentin e saj me lojën e djemshme, pasi Manal ka bërë të njëjtën gjë dhe dje. Manal shprehet se ndoshta vajza nuk e ka kuptuar se në çfarë aspekti e ka thënë Jona dhe kjo e fundit përgjigjet se nuk i intereson fare se si është kuptuar fraza e saj, por gjithsesi ajo nuk e ka thënë me të keq dhe Manali nuk do të kuptojë. Manal insiston se vajza mund të ketë kuptuar se Manal sillet keq me të gjithë dhe Jona përsëri mundohet t’i shpjegohet me arsyetimin e saj, por Manal shton se ajo me Jonën nuk arrijnë të kuptohen.

Domi nuk i pëlqen ndarjet në grupe 
17/04/10 01:05

Domi, Kika, Tatiana dhe Erioni qëndrojnë në kuzhinë dhe ndërmjet të tjerave Kika përmend se ai do të kalojë nga “lagjia tjetër” për të bërë provën e javës, duke nënkuptuar grupin e Domit. Kjo e fundit shpërthen menjëherë dhe thotë se nuk e pëlqen aspak këtë term, dhe e ka thekuar dhe herë tjetër kur e ka thënë Manali. Ajo përgjigjet se nuk e ka thënë dhe Domi përgjigjet se sa ajo e ka dëgjuar vetë kur ajo e ka pohuar këtë gjë. Tatiana shprehet se ata nuk e kanë me kuptim të keq kur përmendin termin “lagje” dhe Domi thotë se ata janë të gjithë në një dhomë dhe kjo nuk shkon, përmë tepër shton se shtëpia ka qënë e ndarë në dy grupe më parë dhe kjo gjë nuk i ka përlqyer. Tatiana përgjigjet se ajo nuk e ka ditur këtë gjë dhe nuk do t’a përmendë më. Më pas Erioni thotë se Manali i ka treguar se Jona ka ndryshuar vend pasi nuk e duronte Erionin kur bënte zhurmë. Jona shprehet se ajo e ka menduar këtë gjë që para se të bëhej debati i mbrëmshëm për zhurmat gjatë natës dhe Domi e mbështet. Kjo e fundit i drejtohet Manalit dhe i thotë: “qënke spiune e paparë”. Manal përgjigjet se ajo ia ka thënë Erionin këtë gjë në sy të vajzave dhe Domi përgjigjet se dhe sikur t’a kishte dëgjuar me të vërtetë, disa gjëra nuk thuhen sepse mund të shkaktosh debate tek personat që implikon.

Manal përballë banorëve
17/04/10 01:49

Fillimisht, Domi dhe Jetmiri qëndrojnë në kopësht duke pirë cigare. Ata komentojë miqtë që iu erdhën pak më parë dhe e ka në fjalën për ish-konkurentët e Grande Fratello-s, Veronica dhe George. Jetmiri shprehet me shaka se ata të dy mund të jenë habitur nga banorët e shtëpisë, pasi nuk i kishin dhënë rëndësi veshjes dhe paraqitjes së jashtme, dhe nuk dukeshin shumë mirë. Ndërsa për ata të dy thonë se ishin të veshur shumë mirë, por nëse dhe banorët e BB3, do të qenë veshur më shik, nuk do të kishte patur diferencë mes tyre. Domi thotë se ajo nuk i kishte dhënë aspak rëndësi veshjes, e po ashtu dhe Jona. Ajo shton se Miri ka qënë i veshur mirë, por ai nuk është dakort me këtë mendim. Më pas ata komentojnë pamjen e dy italianëve dhe Domi shprehet se i kanë pëlqyer të dy, por Jetmiri shpreh disa defekte që ka parë tek Veronica. Domi thotë se asaj i pëlqen fakti që ajo ishte pa komplekse dhe shumë e lirshme, dhe djemtë e mbështesin. Më pas ata futen brenda dhe gjejnë Klodin me Manal që po bisedojnë për të njëjtën temë. Manal tregon se nuk i ka pëlqyer Veronica, ndërsa Domi, Klodi dhe Jona pohojnë të kundërtën. Manal thotë se Veronica i është dukur artificiale, dhe Domi i vë në dukje se dhe Manal mund të duket e tillë kur vë lente me ngjyrë në sy. Jona shprehet se ka arritur të kuptojë se Manalit i mbetet qejfi shume shpejt dhe këtej e tutje do të jetë më e kujdesshme me të. Ndërsa Erioni thotë se Manal dukej shumë e vogël para Veronicës dhe ajo e pyet se ku e parë këtë gjë Erioni. Seldi nuk duron dhe i thotë Manalit të mos tregohet e trashë nga mendja, pasi Erioni ka qënë prezent gjatë kohës që të gjithë kanë qënë në sallon, duke përfshirë dhe italianët.c

Kika:”Domi e llastuar”
17/04/10 02:16

Pjesa më e madhe e banorëve, janë shtrirë për të fjetur dhe Kika i thotë Domit se ajo po qëndron si “llasticë” në krevat, dhe Jetmiri shton se ai nuk u lë gjë pa thënë e më pas del me duar të pastra duke u sjellë sikur nuk ka thënë asgjë. Kika përgjigjet se ai ua ka përplasur të gjitha mendimet që ka për to në fytyrë. Ai shton se për Domin thotë se është e llastuar, dhe duket dhe nga mënyra se si flet dhe i thotë: “Domenika llastica”. Jetmiri i kërkon Kikës të largohet e t’i lërë të flenë, pasi dhe fëmijët e tij do të Jetmiri i kërkon Kikës të largohet e t’i lërë të flenë, pasi dhe fëmijët e tij do të çuditen kur t’a shikojnë kështu. Ndërkohë Manal është duke fërkuar Jetmirin, pasi atij i dhemb këmba.


Top channel
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek