Tatiana, e eleminuara e radhës
17/04/2010
22:55
Arbana fton
banorët që të jenë të vëmendshëm pasi tashmë ka ardhur momenti për të mësuar se
cili do të eleminohet. Katërt të nominuarit ndjehen më të emocionuar sesa më
parë dhe emocionet vijojnë të rriten në cdo moment. Arbana njofton se banorët
që shpëtojnë të parët janë Hakiu dhe Seldi. Dy banorët e fundit që mbeten në
garë janë Mandi dhe Tatiana dhe banorja që eleminohet është Tatiana. Ajo
menjëherë takohet me banorët për të shkuar në studion e Big Brother. Tatiana
edhe pse e mërzitur, përpiqet të mos e shfaqë. Banori që ndjehet më keq është
Hakiu i cili rri i heshtuar.
Opinionisti, Ariani shprehet se dalja e Tatianës ishte e
papritur për ta dhe kjo u reflektua edhe nga reagimet e publikut. Sipas tij,
dalja e Tatianës mund të ketë ardhur pikërisht nga origjina e saj, italiane dhe
mundësia për të patur më pak përkrahës sa pjesa tjetër e banorëve, ky mund të
quhej një disavantazh për të.
Portokallia në Big Brother
17/04/2010
23:15
Tre aktoret
e portokallisë të cilat imitojnë Bertinën, mama Valen dhe Gracielën ndodhen në
dhomën e kuqe, të transformuar pikërisht si personazhet e tyre. banorët i
shohin ato në monitor, por nuk e kuptojnë se cilat janë, përvec Mandit dhe
Jonës. Arbana i prezanton ato si personazhet e BB të cilat po rikthehen në
shtëpinë e tyre. banorja e parë, Graciela shprehet se ka disa gjëra për të
sqaruar me Mirin, ndaj Arbana e fton Mirin që ta marrë atë. Ata takohen dhe
Miri e con atë të njihet edhe me banorët e tjerë. Banorët qeshin me batutat e
saj, njësoj si Graciela e vërtetë. Arbana thërret edhe Erionin që të shkojë të
takojë Bertinën e cila ndodhet në dhomën e bardhë që ka të njëjtën pamje si ajo
gjatë takimit të tyre spektaklin e kaluar. Erioni hyn menjëherë në rol dhe
fillon të sillet sikur ajo është Bertina. Bertina sillet ftohtë me të, pasi ka
disa sjellje të tijat që nuk i pëlqejnë. Ai e merr brenda në shtëpi që të
njihet me të tjerët por edhe me shtëpinë. Kështu fillimisht ai e njeh me dhomën
e gjumit, krevatin e tyre ku shtrihen për të rikujtuar ato momente. Bertina
takohet edhe me banorët ku fillimisht me Mirin. Ndërkohë, Domenika shkon të
takohet me mama Valen. Ajo e puth dhe e përqafon dhe qesh me batutat e saja kur
imiton mama Valen e vërtetë. domenika shprehet se po cmallet njësoj sikur të
ishta mamaja e saj. Edhe mama Vale shkon të takohet me banorët. Por surpriza
nuk mbaron me kaq. Në studio vjen aktorja e portokallisë që imiton Arbanën.
Arbana qesh me të madhe duke mos e pritur këtë surprizë. Arbana aktore imiton
në cdo lëvizje Arbanën e vërtetë, duke shkaktuar shumë të qeshura mes publikut
dhe banorëve. Si përfundim, Arbana aktore, merr zarfin për të shpallur të
eleminuarit e shtëpisë që janë Bertina, Graciela dhe mama Vale të cilat pasi
takohen me banorët, lënë shtëpinë.
Tatiana në studion e BB
17/04/2010
23:35
Tatiana
mirëpritet me një duartrokitje të fortë nga publiku. Ajo duket e kënaqur nga
kjo pritje, por shprehet se u mërzit që doli, pasi si cdo konkurent, do donte
që të shkonte deri në fund të kësaj aventure. Gjithsesi ajo shprehet e kënaqur
që shqiptarët e duan. Për këtë eksperiencë, ajo shprehet se ndjehet e kënaqur
pasi ka provuar ndjenja dhe emocione që ndryshojnë nga jeta jashtë, por fakti
që qëndronin mbyllur pa patur mundësi të dilte, e mundonte pak. Sipas saj,
banori më i sinqertë është Hakiu ndërsa më pak i sinqert është Seldi dhe ky
mendim vjen nga disa biseda që ajo ka dëgjuar mes tij dhe Domit ku kjo e fundit
i thoshte se nëse do fillonte të fliste, do ishte në disfavor për të. Këto
fjalë e bënë të mendojë se Seldi nuk ishte i sinqert. Ajo shikon edhe klipin me
momentet më të bukura në shtëpi dhe thashethemet e banorëve për të. në fund të
klipit është Olta që mendon se ajo manipulohej nga Miri. Tatiana shprehet se
ajo kishte dhe bazohej vetëm në mendimet e saja për të tjerët. Ajo thotë se
këtë sjellje që pati në shtëpi, e ka edhe në jetën jashtë. Ariani, opinionisti
mendon se ajo ka qënë tepër spontane dhe origjinale, ndryshe nga banorët e
tjerë. Ai e pyet në lidhje me dashurinë që ka ajo si për nënën e vërtetë, ashtu
edhe për familjen e ish të dashurit a është ndopak e ekzagjeruar kjo sjellje.
Tatiana përgjigjet se familjen e ish të dashurit e do fort. Ai e pyet edhe nëse
fakti që do të vetvendos dhe nëna e saj nuk e ka lejuar, ndërsa familja tjetër
nuk ndërhyn, mund të jetë një arsye e kësaj dashurie dhe Tatiana pohon.
Të nominuarit e javës, prova e puthjeve
17/04/2010
23:55
Banorët
vijnë një nga një në dhomën e rrëfimit dhe japin kandidaturat e tyre me dy
arsye të forta. Nga këto kandidatura, në nominim për këtë javë do jenë vetëm
tre banorë: Jetmiri, Manali dhe Mandi.
Në përfundim të spektaklit, banorët duhet të kalojnë një
tjetër provë, atë të puthjeve e cila iu dha si detyrë të mësonin katër lloje
puthjesh. Fillimisht ata shohin një klip me momentet e një nate më parë kur në
shtëpinë e tyre erdhën dy ish banorë të “GF” të cilët u mësuan këto teknika
banorëve. Tashmë ka ardhur radha e tyre për t’i ekzekutuar këto puthje. Kështu,
për puthjen eskimeze ofrohet Jona dhe Klodin të cilët e realizojnë më së miri.
Puthjen kasket e realizojnë Hakiu dhe Manali, ndërsa puthjen e vjedhur,
Domenika dhe Mandi. Kur duhet të ekzekutojnë puthjen french, banorët hezitojnë
e pas shumë shikimeve të fokusuara tek Domi dhe Seldi e pas shumë vështrimeve
mes dy të rinjve, ata pranojnë duke e realizuar atë për hatër të provës. cmimi
i kësaj prove është një surprizë e cila do t’u jepet gjatë javës banorëve. Në
të njëjtën kohë, një tjetër surprizë i pret në kopsht. Një darkë e
mrekullueshme është shtruar për ta. Banorët të kënaqur ulen në tavolina dhe
fillojnë ta shijojnë atë.
| Tiranë | 2 | °C | |
| Prishtinë | -8 | °C | |
| Ulqin | -1 | °C | |
| Shkup | -8 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 135.90 | 141.67 |
| USD | 103.50 | 107.90 |
| GPB | 163.69 | 170.64 |
| CHF | 112.68 | 117.47 |